Studentet.info
Lajme : Rektori i UT-sė, Rrokaj:Na nevojiten 100 pedagogė dhe 41 vetė staf ndihmės
Kyqur 17-10-2006 5:24:56 (1474 Lexime)


Universitetet: S’kemi pedagogė, situata ėshtė kritike

TIRANĖ, 17 TETOR- Nėse brenda njė afati tė shkurtėr nuk merren masa pėr shtimin e stafeve pedagogjike nė universitete, procesi mėsimor rrezikohet seriozisht. Pa dashur qė situatėn ta bėjnė alarmante, dekanėt e fakulteteve me degė tė liberalizuara janė gjendur ngushtė nė kėtė fillimviti. Ndėrsa pėr rektorin e Universitetit tė Tiranės, tani ėshtė koha qė gjithė fjalėt tė konkretizohen dhe tė jepet zgjidhje. “Mė problematike gjendja paraqitet nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Tiranė, ku vetėm nė degėn e italishtes do tė studiojnė nė vit tė parė mė shumė se 640 studentė, ndėrkohė qė numri i pedagogėve ėshtė i kufizuar”, - tha dje Shezai Rrokaj, pa ngurruar ta cilėsojė gjithė kėtė nė pragun e vet kritik.

Sipas tij, dekani i kėtij fakulteti, Nonda Varfi, i ėshtė drejtuar me njė shkresė tė dytė rektoratit, i cili ia ka pėrcjellė shqetėsimin sėrish Ministrisė sė Arsimit. “Dekani kėrkon shtim tė pedagogėve dhe tė sigurim tė ambienteve pėr studentėt, pasi nė kushtet aktuale ecuria normale e procesit mėsimor ėshtė e pamundur”, - thotė Rrokaj, duke shtuar se ėshtė nė pritje tė pėrgjigjes zyrtare nga ana e ministrisė, lidhur me nevojat qė ka universiteti.


Rrokaj: Situata, kritike
Nėse pėr mungesė ambientesh mėsimi po zgjatet me turne, puna e pedagogėve ėshtė shumė mė e vėshtirė se kaq. Nė njė studim tė detajuar qė Universiteti i Tiranės i ka dėrguar ministrisė, i bėn tė qarta nevojat emergjente qė duhen plotėsuar. Gjithēka duhet filluar me 100 pedagogė shtesė dhe 41 persona pėr stafin ndihmės. “Nė fizibilitetin e bėrė, kemi argumentuar kėrkesat pėr numrin e pedagogėve qė na duhen, tė stafit joakademik, ngarkesėn dhe orėt shtesė tė pedagogėve, tė hapėsirės, nisur nga sipėrfaqja pėr metėr katrorė pėr njė student e deri nė pajisjet e laboratorėve”, - thotė rektori i UT-sė, Rrokaj. Pranon se sinjalet janė shumė pozitive, madje edhe pėrkushtimi pėr t’i bėrė gjėrat, veēse duhet shpejtuar se shkolla tashmė ka nisur dhe koha kalon. “I dėrgova njė tjetėr shkresė ministrit pėr situatėn shumė kritike tė krijuar nė fakultetet ku ka numėr tė madh pranimesh dhe tashmė presim zgjidhjen”,- thotė ai, duke shtuar se ajo duhet tė jetė shumė e shpejtė.

Nevojat pėr pedagogė
Universiteti qė ka mė shumė nevojė pėr pedagogė tė rinj ėshtė ai i Ekonomisė nė Tiranė. Sipas rektorit Rrokaj, vetėm kėtu ka nevojė pėr 25 pedagogė tė rinj. Pas tij vjen Fakulteti i Histori-Filologjisė me 22 pedagogė. “Fakulteti qė nuk ka shumė kėrkesa pėr shtim tė numrit tė pedagogėve ėshtė ai i Shkencave tė Natyrės”, - thotė Rrokaj, duke pranuar se nė kėtė rast, ka tė tjera kėrkesa pėr plotėsim tė laboratorėve. Ndėrkaq, nė studimin e bėrė sipas kėrkesave tė dekanėve, Fakulteti i Mjekėsisė ka nevojė pėr 6 pedagogė tė rinj, ndėrsa ai i Gjuhėve tė Huaja pėr 15 tė tillė. Veēse kėta tė fundit me shumė emergjencė. Pėr shtesė pedagogėsh ka nevojė edhe Fakulteti i Shkencave Sociale dhe ai i Drejtėsisė, por, sipas Rrokajt, po aq emergjente kėto dy fakultete e kanė pėr godina tė reja.

Italishtja, asnjė leksion
Shkojnė e vijnė nė auditore, por pranojnė se nuk kanė zhvilluar ende mėsim. Studentėt mė tė rinj tė degės sė italishtes nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, pranojnė se nuk kanė bėrė asnjė orė leksion qė nga dita e parė kur ka nisur viti akademik. “Nėse brenda javės nuk plotėsohet stafi me pedagogė tė rinj, studentėt mund tė humbasin edhe kėtė javė mėsimi, pasi nuk ka pedagogė”, - ėshtė shprehur kancelari i fakultetit, Hysen Xhaja. Sipas tij, ėshtė punuar me pedagogėt aktualė, por ata kanė shumė mbingarkesė dhe nuk mund tė realizojnė tė gjitha orėt. Madje, nė orarin pasdites kur kursi i ri i italishtes duhet tė zhvillojė mėsimin, shumė orė nuk janė mundur tė plotėsohen me pedagogė. “Nuk po ankohemi mė pėr orarin, por nuk ka pedagogė dhe nuk po bėjmė mėsim. Po vėrtitemi kot”, - thotė Eralda, njė nga studentėt e reja.

25
ėshtė numri i pedagogėve tė rinj qė nevojiten nė Fakultetin Ekonomik nė Tiranė

22
ėshtė numri i pedagogėve tė rinj qė nevojiten nė Fakultetin e Histori-Filologjisė nė Tiranė

15
ėshtė numri i pedagogėve tė rinj qė nevojiten nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Tiranė

6
ėshtė numri i pedagogėve tė rinj qė nevojiten nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė

2
godina tė reja nevojiten pėr Universitetin e Tiranės, nė mėnyrė qė procesi mėsimor tė kryhet normalisht .

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio