Studentet.info
Lajme : Flet Behije Hoxha, e cila u pėrjashtua nga shkolla pėr shkak tė veshjes
Kyqur 19-10-2006 8:01:05 (3895 Lexime)


"U riktheva nė shkollė, por nuk do tė heq dorė nga shamia"

DURRĖS, 19 TETOR- Behije Hoxha, studentja 21-vjeēare ėshtė shfaqur dje sėrish nė dyert e Universitetit tė Durrėsit, pasi prej disa ditėsh nuk ishte lejuar tė futej nė auditor pėr shkak tė veshjes sė saj islame. Pas bisedės me rektorin Agim Kukeli, ajo ka shkuar nė Ministrinė e Arsimit dhe nė Kryeministri ku i kanė thėnė tė rikthehet nė fakultet, pasi janė marrė vesh me rektorin dhe gjithēka ėshtė zgjidhur.

Babai dhe vėllai e kanė shoqėruar nė universitet mėngjesin e djeshėm, tė shqetėsuar pėr kėtė ngjarje aspak tė zakontė, po qė po dėmton vajzėn dhe motrėn e tyre. Pas shkrimit nė "Shqip", reagimet kanė qenė tė shpejta dhe nga Myftinia e Durrėsit, shkolla e mesme e pėrgjithshme jopublike "Mustafa Varoshi" (Medreseja) ku vajza ka studiuar, si dhe nga vajza tė tjera tė mbuluara nga Durrėsi qė studiojnė nė universitete tė tjera nė vend.

Ndėrkaq, babai i Behijes, Mustafai, shpreh dhe shqetėsimin e tij prindėror pėr shėndetin emocional tė vajzės qė ėshtė rėnduar shumė gjatė kėtyre ditėve.

Shkelja e tė drejtės themelore tė njeriut tė mbrojtur dhe nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me arsimimin dhe besimin fetar, duket se nuk e shqetėson rektorin dhe zėvendėsin e tij. Qėndrimi i tyre ėshtė i prerė: "Nė universitet nuk do tė ketė veladon e ferexhe!" Kėtė e mbėshtesin te tė drejtat qė rrjedhin nga autonomia e universiteteve.


Adela Ēela, studente e vitit tė dytė nė Fakultetin e Infermierisė sė Lartė nė Tiranė, e mbuluar me shami, e quan njė vendim arbitrar atė tė Universitetit tė Durrėsit. "Ėshtė njė vendim arbitrar. Fakultetet nuk kanė njė uniformė tė caktuar qė duhet respektuar. E keqja nuk vjen nga veshja, po nga mosveshja. Ka shumė vajza me shami qė studiojnė nė fakultetet e ndryshme tė UV tė Tiranės dhe rretheve tė tjera. Pse Durrėsi duhet tė bėjė pėrjashtim?!" Pjesė e reagimit ėshtė dhe myftiu i Durrėsit, Ilir Vokshi, i cili falėnderon gazetėn pėr bėrjen publike tė rastit tė Behijes dhe trajtimin e problemit tė krijuar artificialisht. Ai i drejtohet rektorit tė UV "Aleksandėr Moisiu" me kėrkesėn pėr tė tėrhequr vendimin e marrė nė dėm tė studentes dhe tė drejtės sė saj pėr t‘u arsimuar dhe njėkohėsisht pėr tė ushtruar besimin

fetar tė cilit i pėrket. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip", Behija tregon se nuk ka ndėrmend tė heqė dorė nga veshja e saj.

Behije, ē‘do tė bėsh pas kėrkesės sė rektorit pėr tė hequr shaminė dhe veshjen islame?

Asgjė, do tė pres qė tė ndryshojnė qėndrim. Unė nuk do e heq shaminė. Veshja ime ka lidhje me diēka shumė tė lartė dhe sublime. Nuk ėshtė aq e thjeshtė. Ta heqėsh dhe ta veshėsh. Kėtu nuk bėhet fjalė aspak pėr tė hequr dorė nga veshja qė me bindje kam zgjedhur.

Nė rast se Rektorati i Universitetit nuk tėrhiqet, do t‘i lini studimet e larta?

Jo. Nuk arrij ta kuptoj kėtė logjikė. Fitova tė drejtėn pėr tė studiuar nė kėtė universitet nė bazė tė plotėsimit tė tė gjitha kritereve tė publikuara dhe tė konkurrimit dinjitoz. Nuk heq dorė nga e drejta ime pėr arsimim dhe pėr tė ushtruar besimin fetar tė cilit i pėrkas. Ėshtė njė zgjedhje e imja dhe nuk ka lidhje me laicitetin e universitetit. Unė nuk e dėmtoj atė.

Cilat qenė hapat qė ndėrmorėt, pasi ju thanė se nuk duhej tė paraqiteshit me kėtė veshje nė universitet?

Kėrkova tė drejtėn time nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, si dhe nė Kryeministri. Nė Kryeministri, zonja qė kontaktova mė tha tė kthehem nė universitet, pasi kontaktoi nė telefon me rektorin Kukeli. Kur erdha kėtu mėsova se asgjė nuk kishte ndryshuar. Vetėm fakti se mund tė vazhdoj shkollėn pėr dy javė, derisa tė bindem pėr tė ndryshuar veshje. Kjo s‘do tė ndodhė.

Do tė hysh nė leksion tani?

Po, patjetėr. Kam konkurruar qė tė studioj, jo qė tė rri jashtė dyerve tė fakultetit. Nuk do tė tėrhiqem nga e drejta pėr tė ushtruar tė drejtat e mia tė mbrojtura dhe me Kushtetutė. Nė fund, dua t‘ju falėnderoj qė nuk e latė nė heshtje rastin tim.

Nga: Vali Qyrfyēi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio