Studentet.info
Lajme : Pesimist per tu kthyer ne vendelindje!
Kyqur 22-10-2006 11:18:30 (1523 Lexime)



Studentėt shqiptarė jashtė, tė pavendosur pėr t’u kthyer


TIRANĖ, 22 TETOR- Mė shumė se gjysma e studentėve shqiptarė jashtė atdheut, nuk kanė vendosur akoma nėse do tė kthehen apo jo nė vendlindje, pas pėrfundimit tė studimeve. Vetėm 10.53% janė tė vendosur pėr tė mos u kthyer nė vendlindje. Ndėrkohė, rreth 25.68% e studentėve qė studiojnė jashtė mendojnė tė kthehen, kurse 12.21% mendojnė tė jetojnė mes vendlindjes dhe njė vendi tjetėr.


Ky ėshtė rezultati i njė sondazhi tė bėrė me mbėshtetjen e rrjetit tė studentėve shqiptarė nė botė, “Albstudent” qė pėrfshin disa nga shoqatat mė tė mėdha dhe mė aktive studentore shqiptare jashtė atdheut. Pėrqindja e madhe e tė pavendosurve, pėrbėn njė tė dhėnė tė rėndėsishme. Duhet pasur parasysh, se kjo tendencė mund tė ndryshojė me kalimin e kohės nė njėrin kah a nė tjetrin.


Sipas Endri Deliut, njė prej autorėve tė studimit tė “Albstudent”, “krijimi i kushteve tė favorshme pėr ri-integrimin nė vendlindje tė studentėve qė studiojnė jashtė, mund tė ndryshojė balancėn nė favor tė rikthimit tė tyre dhe vendosjes sė njė ekuilibri”. Ky rezultat tregon, qė nė Shqipėri ende nuk perceptohet njė ndryshim thelbėsor qė tė mund tė tėrheqė studentėt shqiptarė qė studiojnė jashtė, pėr t’u kthyer nė vend. “Qeveria duhet qė tė orientojė politikat e saj nė drejtim tė tėrheqjes tė kėtij grupi studentėsh, tė cilėt do tė mund tė sjellin nė vend njohuri praktike e teorike, qė do tė ndikojnė pėr pėrmirėsimin e shoqėrisė, politikės e ekonomisė sė vendit. Gjithashtu, nė planin afatgjatė, shteti duhet tė mbėshtesė aktivisht komunitetet studentore shqiptare nė vende tė ndryshme, tė cilat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e lidhjeve tė studentėve me Shqipėrinė e me njėri-tjetrin. Mbėshtetja direkte e kėtyre lloj rrjeteve/komuniteteve, e bėn pėr studentėt mė tė mundshėm kthimin pas studimit”,- tha Deliu.
***
Me anė tė kėtij pyetėsori, synohet qė tė hidhet dritė mbi tendencėn aktuale tė studentėve jashtė, pėr t’u kthyer ose jo nė vendlindjen e tyre pas studimit. Kjo tendencė merr rėndėsi edhe nė kuadrin e pėrpjekjeve aktuale tė shoqėrisė shqiptare, pėr t’iu kundėrvėnė tė ashtuquajturės “ikje e trurit” (brain drain) nėpėrmjet “kthimit tė trurit” (brain gain). Qėllim i pyetėsorit, ishte edhe nxjerrja e disa tė dhėnave bazė mbi studentėt shqiptarė qė studiojnė nė universitete tė huaja, duke pėrfshirė kėtu nė mėnyrė tė veēantė, tė dhėna mbi degėt qė studiojnė, moshėn, gjininė e tė tjerė.
Pyetėsori, u zhvillua nė periudhėn nėntorit 2005 - qershor 2006. Nė tė morėn pjesė studentė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, etj., tė cilėt vazhdojnė studimet universitare jashtė vendlindjes sė tyre. Ky pyetėsor u plotėsua nga 704 studentė gjithsej.



Studentėt shqiptarė qė studiojnė jashtė

Sipas statistikave tė ndryshme, numri i pėrgjithshėm i studentėve shqiptarė qė studiojnė jashtė vendit, ėshtė 5 deri nė 10 mijė vetė. Numri mė i madh i tyre studion nė Itali, SHBA, etj. Sipas tė dhėnave nga pyetėsori i “Albstudent”, Ekonomiku ėshtė dega mė e preferuar e studimit pėr studentėt jashtė Shqipėrisė. 27.58% e tyre kanė zgjedhur kėtė degė. Shkencat Shoqėrore, ku futen Shkencat Sociale e Politike, Gjuhėsi, Filozofi, Psikologji etj., janė nė vendin e dytė, me 26.32% tė studentėve. Juridiku ėshtė zgjedhur nga 11.79% e studentėve. Mjekėsi, Stomatologji, Farmaci dhe Infermieri, studiohen prej 10.32% tė studentėve. Sė fundmi, vihet re se vetėm njė pjesė e vogėl e studentėve studiojnė degė me drejtim shkencor e teknik, si Shkenca Natyrore, Informatikė, Inxhinieri, etj. Pėr tė gjitha kėto degė sė bashku, numri i studentėve pėrbėn vetėm rreth 18% tė totalit. Shumica e studentėve, rreth 63%, kanė lindur mes viteve 1982 dhe 1986. Studentėt vijnė kryesisht nga gjimnazet e Tiranės, (39.45%) e mė pas me distancė relativisht tė madhe nga Shkodra (8.65%), Durrėsi (8.44%), Vlora (4.43%), Elbasani (4.43%), Fieri (3.59%) e Korēa (2.74%).

Nga: Ermal Nazifi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio