Studentet.info
Lajme : Leter e Hapur nga Bashkim Selmani per Opinionin
Kyqur 24-10-2006 15:43:30 (3978 Lexime)


KY ĖSHTĖ FILLIMI I NJĖ MBARIMIT TĖ SHUMĖPRITUR PĖR “KUTINĖ E PANDORĖS” NĖ USHT

Vėllezėr dhe motra pėr hirė tė sė drejtės, dinjitetit, shejntėrisė universitare dhe punės sime profesionale e juridike. Me respekt tė vecantė pėr mediat dhe arsimdashėsit, denoncoj me dhimbje tė thellė dhe tronditėse pėr institucionin qė kam administruar pa respektuar ditėt e pushimit dhe festat, akuzėn e montuar qė kam dėgjuar nga mediat dhe pa u marrė nė pyetje pėr argumentimin e cilės do ēėshjte juridike nga qarqe tė errėta qė nuk ia duan tė mirėn dhe tė arriturat kėtij institucioni ku rahin titktaket e krenarisė kombėtare nė Maqedoni.

Janė politike, nuk them pėr mbrojtje nga ish-udhėheqėsia, me tė cilėn brenda kėsaj periudhe kam qenė gjithmonė nė mbrojtje dhe zbatueshmėrinė e dispozitave kushtetuese, ligjore dhe statutare. Pėrdhosja dhe nėpėrkėmbja e kėtij instuticioni nuk mund tė identifikohet me pastėrtinė time arsimdashėse pėr arėsye se “nuk ka krim pa gjurmė “ thotė njė sentencė latine. Reagimet e mia dhe denoncimet publike pėr rastet kur shkilej dinjiteti universitar, haste nė vesh tė shurdhėr.


Tė nderuar arsimdashės jam biri i njė profesorit tė ndjerė, njė familje arsimdashėsi i rritur dhe edukuar nė frymė morale dhe kombėtare.
Do tė isha njeriu mė i lumtur nė kėtė kohė tė pakohė po tė ishin kėto “falsifikime” pronė e dinjiteit tim personal me ēka do ta sakrifikoja veten me gjithēka mes qytetit universitar nė mbrojtje tė kėtij institucioni tė shejntė dhe madhor pėr shqiptarėt nė Maqedoni edhe pse bėhet fjalė pėr tė pa verteta.

Unė, kėtė detyrė kombėtare e pranova pas njė pune tetėvjeēare nė Gjykatėn Themelore tė Tetovės me duar tė pastra si njė pikė uji i kristaltė ku njollat e atyre jam munduar t’i pastroj pėr hirė tė dinjitetit institucional, dėshmisė dhe sprovės se, shqiptarėt dijnė tė administrojnė. Kėtė Institucion (USHT) e takova nė njė gjendje dhe me njė qėllim legalizimin, por personat profitabėl qė dėshmuan se nuk hoqėn dorė nga ilegalizimi dhe mosrespektimi i ligjeve merren me shpifje dhe procese tė montuara tė kėsaj natyre qė sot heshtin dhe e lanė pa Zot kėtė institucion dhe merren me sajimin e problemeve pėr mua.
Andaj, ua them botėrisht se, Bashkim Selmani gjendet nė prag tė Doktoraturės, ushtron detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė kėtij institucioni (USHT), person i cili, ka dhėnė mbi 120 provime nė jurisprodencė me not mesatare 9,45, nė mungesė tė Universitetit (nė gjuhėn amtare) kam studiuar nė Prishtinė e Sarajevė, ndėrsa diplomuar nė Tiranė e ridiplomuar nė Shkup nė Fakultetin e Drejtėsisė, me provim tė dhėnė tė gjyqėsorit, botuar mbi njėzetė punime shkencore, 6 vepra tė botuara dhe, e kam pėrjetuar mungesėn e Universitetit nė qelizat e mia shpirtėrore, me njė pėrkushtim tė denjė shkencor dhe njollat e kėtilla nuk mund tė fyejnė ndėrgjegjen time shpirtėrore qė e kam mė tė madhe se deti.

Pyes Organet policore dhe Prokurorinė kur unė denoncova raste tė kėtilla dhe bėra ftesė publike “Toleranca pėr raste tė kėtilla do tė jetė nė nivelin zero” si pėrgjigje u sulmua bashkėshortja ime me fėmiun tim tė vetėm dhe atė rrugės pėr nė Spital tė Tetovės, me tre makina tė panjohura dhe policia as qė doli nė kqyrjen nė vendin e ngjarjes. Por , kėto akte mė trimėruan pėr punė tė palodhshme dhe, mė dhanė sinjale se gjendem nė gėrshėrė armiqėsorė unė dhe institucioni qė administrojė. Prandaj, edhe pėr ēdo gabim eventual, jam i gatshėm tė pėrgjigjem para organeve tė drejtėsisė.

Universitetit i uroj punė tė mbarė, jetėgjatėsi dhe suksese nė hetimin dhe zbardhjen e ēdo keqpėrdorimi tė argumentuar dhe, kushdo qė tė jenė autorėt tė mbrohet ky institucion qė ėshtė fituar me gjak dhe ėshtė projekt madhor shqiptar.
Ky ėshtė fillimi i njė mbarimit tė shumėpritur pėr “kutinė e pandorės” nė USHT.

Sekretari i pėrgjithshėm i USHT-sė
Mr.Bashkim SELMANI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio