Studentet.info
Lajme :  KOAPS-i do ta padisė OSBE-nė, ndoshta edhe UP-nė pėr projektet
Kyqur 30-10-2006 13:57:59 (2417 Lexime)



A ua vodhi OSBE-ja projektin studentėve?


PRISHTINĖ, 30 TETOR – Universiteti i Prishtinės (UP), i mbėshtetur nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian (OSBE), pėr tri ditė radhazi ka shpallur konkurs pėr shtatė vende tė punės, pėr t’u inkuadruar nė projektin “Kėshillimi Akademik & Qendrat e Zhvillimit nė Karrierė”, qė ka shkaktuar reaksion te Asociacioni Kosovar i Studentėve tė Psikologjisė (KOAPS).


Kjo, pasi kėta tė fundit konsiderojnė se ky projekt ėshtė iniciuar dhe pėrpiluar nga ta, por edhe pėr faktin se OSBE-ja u kishte premtuar se zbatues tė kėtij projekti do tė jenė ideatorėt dhe pėrpiluesit e projektit, pra KOAPS-i.


MST: Idenė, hulumtimin dhe projektin i bėri KOAPS-i

Nė fakt, ideja pėr realizimin e njė projekti tė tillė ėshtė paraqitur dhe miratuar nga Bordi Drejtues i KOAPS-it mė 19 janar tė vitit tė kaluar dhe e gjithė kjo ėshtė bėrė pas shumė konsultimeve qė studentėt Jusuf Thaēi dhe Luljeta Berisha kanė pasur me tė gjithė profesorėt e Departamentit tė Psikologjisė, tė cilėt e kanė pėrkrahur dhe mbėshtetur idenė si tė tillė dhe nė tė njėjtėn kohė i kanė inkurajuar dhe kanė shprehur gatishmėrinė e tyre pėr t’u ndihmuar nė realizimin e tij. Kjo organizatė e studentėve, nė bashkėpunim me profesor Moshe Landsman dhe Lulzim Murtezani, kanė caktuar grupin punues pėr kėtė projekt dhe qė atėherė ky grup ka punuar pandėrprerė dhe, siē vlerėsojnė studentėt, ka bėrė njė punė tė mrekullueshme deri mė tani. Si argument pėr kėtė ėshtė edhe hulumtimi i bėrė, i cili dėshmon pėr nevojėn e ekzistimit tė shėrbimeve tė orientimit nė karrierė nė Kosovė.

“Ky grup studentėsh, pėr njė muaj radhazi, ka bėrė hulumtim nė mbarė territorin e Kosovės, nė tė cilin kanė qenė tė pėrfshirė mėsimdhėnės dhe nxėnės tė shkollave tė mesme, prindėr dhe studentė. Hulumtimi ėshtė bėrė me 1152 pyetėsorė dhe e tėrė puna ėshtė kryer nė baza vullnetare dhe shpenzime vetjake nga grupi punues i KOAPS-it, i pėrbėrė nga dhjetė studentė”, tha koordinatori i projektit, Jusuf Thaēi.

“Pas pėrpunimit tė rezultateve tė hulumtimit ka dalė se janė jashtėzakonisht tė nevojshme shėrbimet e orientimit nė karrierė nė Kosovė dhe menjėherė grupi punues ka pėrpiluar njė projektpropozim konkret pėr krijimin e kėtyre shėrbimeve, madje kėtė ide e kemi paraqitur edhe publikisht nė RTK mė datė 24 qershor tė vitit 2005”, thekson Thaēi, derisa shfleton dokumentin voluminoz pėr t’i argumentuar pyetėsorėt, pėrfundimet e nxjerra dhe projektpropozimin e bėrė nga studentėt.

MST: Si u vardis OSBE-ja pas projektit?

Menjėherė pas shfaqjes sė emisionit nė televizionin publik, zyrtarė tė OSBE-sė kanė ngarendur pėr tė kontaktuar me drejtuesit e projektit, tė cilėt i kanė ftuar pėr bashkėpunim, ngaqė, sipas kėtyre zyrtarėve, OSBE-ja ka buxhet dhe ka nė plan pėr tė bėrė diēka tė tillė, por nuk ka ide tė specifikuar pėr kėtė dhe se nuk i dinin njerėzit, me tė cilėt mund tė bashkėpunonin dhe ta realizonin kėtė punė.

“Fillimisht kontaktuam me zyrtarin Tzako Pantaleev, i cili shprehu gatishmėrinė pėr njė projekt tė pėrbashkėt, takim nė tė cilin, pos nesh, kanė qenė prezentė edhe profesorėt Morshe Landsman dhe Lulzim Murtezani. Mė pas, kontaktet tona kanė qenė me Christophe Pradier, zyrtar i lartė nė OSBE, dhe me asistentin e tij, Korab Zuka, ku gjatė gjithė kohės qė kemi bashkėpunuar projekti ka evoluuar dhe ka marrė formėn, tė cilėn e ka nė konkursin, qė ka shpallur UP-ja, dhe tė cilin ia ka dhėnė OSBE-ja”, u shpreh Jusuf Thaēi, i cili ka qenė i pranishėm nė tė gjitha takimet, meqė ishte caktuar si drejtues i punėve pėr realizimin e projektit nė fjalė.

Grupit punues tė studentėve, nė njė takim mes Jusuf Thaēit, Lulzim Murtezanit, Korab Zukės dhe Christophe Pradier, u ėshtė thėnė nga ky i fundit se projekti ėshtė miratuar nė parim nga OSBE-ja dhe vetėm pritet bartja e fondeve dhe fillimi i zbatimit nga KOAPS-i, organizatė kjo qė do tė ishte partner zbatues. Madje, pėrveē kėsaj, grupi punues prej dhjetė studentėsh ka pasur njė takim nė Fakultetin Filozofik edhe me Korab Zukėn, ku ėshtė specifikuar gjithēka qė ka tė bėjė me projektin, duke filluar nga ideja, qėllimi, aktivitetet e deri te linjat buxhetore, qė ėshtė paraparė buxheti total rreth 130.000 euro pėr njė vit. Nga ky zyrtar i OSBE-sė, Thaēi thotė tė jetė kėrkuar qė organizata, tė cilėn nė atė kohė e drejtonte, KOAPS, tė hapte njė llogari rrjedhėse nė emėr tė asociacionit dhe tė pritej nėnshkrimi i memorandumit mes saj dhe OSBE-sė dhe menjėherė tė bėhej bartja e fondeve pėr fillimin e zbatimit tė projektit, i cili ishte paraparė tė fillonte nė tetor tė vitit tė kaluar.

MST: OSBE-ja ndryshoi qėndrimin

“Ajo ēka ka kėrkuar OSBE-ja ėshtė se duhet marrė pėlqimin nga universiteti pėr hapjen e zyrave pėr shėrbim nė karrierė brenda hapėsirės universitare, nė ndėrkohė kemi realizuar takime me pėrfaqėsuesin e lartė nė Rektorat, Demė Hoti, nga i cili jemi siguruar se do tė sigurohet hapėsirė e mjaftueshme”, u shpreh Thaēi.

Por, deri kėtu gjithēka ka qenė nė rregull. Sherri fillon me vėnien e kontakteve mes pėrfaqėsuesve tė OSBE-sė dhe Rektoratit, ku kėta tė fundit kanė kėrkuar qė vetė tė jenė tė pėrfshirė nė projekt.

Mė vonė, nė lojė ka hyrė zyrtari tjetėr i OSBE-sė, Victor Lopez, i cili iu ka thėnė studentėve se OSBE-ja nuk planifikon tė financojė projekte tė OJQ-ve, nė kėtė rast KOAPS-it, por i mbėshtet vetėm institucionet, nė kėtė rast UP-nė, qė studentėt thonė se bije ndesh me atė qė u ėshtė thėnė mė herėt nga zyrtarėt tjerė tė OSBE-sė, se kjo organizatė studentore do tė jetė zbatuese e projektit.

“Ne ia kemi shfaqur pakėnaqėsinė tonė dhe qėndrimi ynė ka qenė se KOAPS-i, si iniciues dhe pėrpilues i kėtij projekti, nuk mund dhe nuk guxon tė lihet anash. Kjo punė i bie qė OSBE-ja e ka marrė projektin tonė tė gatshėm dhe ia ka ofruar universitetit qė ta implementojė, pėrkundėr faktit qė universiteti nuk ka bėrė asgjė nė kėtė drejtim, ndėrsa ata qė kanė bėrė punėn mė tė madhe janė lėnė anash”, tha Jusuf Thaēi, nė emėr tė grupit punues tė kėtij projekti.

Ai u shpreh tė jenė shokuar kur nė gazetėn “Koha Ditore”, mė datė 25, 26 dhe 27 tetor, kanė parė konkursin, qė ka shpallur universiteti, me mbėshtetjen e OSBE-sė, konkurs ky vetėm nė gjuhėn angleze, pa i kontaktuar fare studentėt, edhe pėrkundėr faktit qė takimin e fundit me zyrtarėt ndėrkombėtarė, Anton Gojani dhe Victor Lopez, ku u ėshtė thėnė se “pėr gjithēka do tė lajmėroheni paraprakisht”.

MST: Do ta padisim OSBE-nė, ndoshta edhe UP-nė

Thaēi tha se urgjentisht studentėt kanė realizuar njė takim me rektorin Hasani, pėr tė cilin theksoi se fare nuk dinte pėr problemin, por ėshtė lėnė edhe njė takim pėr tė hėnėn. Ai bėri tė ditur se studentėt takuan edhe Viktor Lopezin dhe kėrkuam sqarime nga ai, por Lopez u kishte thėnė atyre se projekti ėshtė bėrė nga vetė ai dhe pas kėsaj studentėt kishin kėrkuar qė nė takim tė ishin tė pranishėm edhe Christophe Pradier dhe Korab Zuka, meqė ata kishin qenė nė rrjedha mė herėt. Nė kėtė takim ishte kėrkuar qė tė pezullohej konkursi, derisa nuk qartėsohet roli i KOAPS-it nė kėtė projekt.

“Takimi me kėta tė dy nuk na u mundėsua, ndėrsa ishin pikėrisht ata qė dikur kėrkonin takime me ne pėr projektin. Ja serioziteti i tyre. Dikur na kėrkonin, derisa e morėn projektin, ndėrsa tani nuk gjejnė kohė pėr ta dėgjuar qėndrimin tonė”, shpreh mllefin e tij Thaēi, dhe shton se ata do tė presė ēka do tė pasojė edhe nga takimi tjetėr me rektorin dhe dy pėrfaqėsuesit e lartcekur tė OSBE-sė, dhe shpreson qė do ta kenė parasysh rolin e KOAPS-it nė kėtė projekt, nė mėnyrė qė pėrpiluesit e tij tė jenė partnerė zbatues, ashtu siē u ishte premtuar nė fillim.

“Nė rast se kėto takime rezultojnė tė pasuksesshme, atėherė ne, pėrkundėr gjendjes sė vėshtirė financiare si OJQ, do tė ngremė padi kundėr OSBE-sė, por nėse ėshtė nevoja edhe kundėr UP-sė, pėr pėrvetėsim tė idesė dhe projektit konkret”, u shpreh Jusuf Thaēi, koordinator i projektit.

Ndryshe, me projektin dhe punėn e kėtyre studentėve ishin tė informuar edhe shumė institucione tė tjera relevante, pėrfshirė kėtu Organizatėn e Unionit Evropian pėr Rindėrtim, mė konkretisht programin KOSVET, dhe Organizatėn Ndėrkombėtare tė Punės (ILO). Ndėrkaq, KOAPS-i kishte marrė edhe pėlqimin e Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė (MASHT) pėr fillimin e punės sė njė projekti tė tillė, si dhe referenca nga Kosova Education Centre (KEC), nga Departamenti i Psikologjisė, etj. | Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio