Studentet.info
Lajme : Pollo vendos: Korrespondenca duhet tė ndryshojė
Kyqur 10-11-2006 7:44:46 (1304 Lexime)

Korrespondenca, mė pak kuota se propozimet e universiteteve

TIRANĖ,10 NĖNTOR- Korrespondenca kėtė vit do tė ketė numėr tė kufizuar kuotash pranimi. Shumė mė pak se viti i shkuar, e natyrisht mė pak se propozimet qė kishin bėrė vetė universitetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencės, ka deklaruar dje se sistemi me kohė tė pjesshme (part-time) duhet t’i nėnshtrohet njė reforme tė thellė, pasi nė kushtet aktuale, lė shumė pėr tė dėshiruar. Sipas zėdhėnėses sė MASH-it, Ermelinda Muho, ende nuk ėshtė pėrfunduar udhėzimi qė do tė bėjė saktėsimet pėr kuotat, tarifat apo edhe mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė kandidatėve. Por deri tani, njė gjė ėshtė e sigurt.

Pas shumė diskutimesh nė ministri e kohės sė tejzgjatur tė marrjes sė njė vendimi pėr part-time-in, kėtė vit, do tė kenė fatin tė ndjekin korrespondencėn mė pak studentė. Ndėrsa pėr vazhdimin, dyshimi ėshtė i qartė. Korrespondenca duket se do tė orientohet drejt modeleve evropiane.


Pėr t’u zėvendėsuar me programin “Life Long Learning” apo "Tė Mėsuarit Gjatė Gjithė Jetės".

KE: Diplomat e korrespondencės, nė pikėpyetje

Kritikat e tė huajve pėr cilėsinė e diplomave dhe pamundėsia pėr ambiente e pedagogė. Nuk dihet se cila syresh ka qenė mė e fortė pėr vendimin e Ministrisė sė Arsimit, pėr ndryshimin e sistemit tė korrespondencės nė universitete. Ndryshim qė kėtė vit do tė nisė me reduktimin e numrit tė pranimeve. “Diploma e part-time nė disa fakultete ėshtė kritikuar si e mangėt, ose qė nganjėherė nuk lėshohet kundrejt meritės. Nga Kėshilli i Europės ka pasur gjithmonė njė pikėpyetje, nėse kjo ėshtė e barazvlefshme me diplomėn e ditės( full-time)”,- sqaron Muho, duke theksuar se kjo ėshtė njė arsye e fortė pėr tė cilėn ministria ėshtė e vendosur tė bėjė ndryshime.

Sipas saj, synohet pėrmirėsimi i cilėsisė nė kėtė sistem dhe jo thjesht lėshimi i diplomave. Pėr tė njėjtin fenomen, jo pak herė ėshtė shprehur Myqerem Tafaj, kėshilltari i kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėr lėshimin e kartonave pa vlerė nga fakultetet. Gjė, qė sipas tij, duhet tė eliminohet, ndėrkohė qė kėto tė fundit (diplomat) duhet t’i shkojnė pėr shtat tregut tė punės. Nisur nga kjo, sipas deklaratės zyrtare, Ministria e Arsimit, nė kuadrin e reformės nė universitete dhe ngritjen e standardeve akademike, po sheh mundėsitė qė programi i studimit tė diplomave me kohė tė pjesshme tė rishikohet dhe tė thellohet.

“Ai duhet tė orientohet drejt modelit evropian “ Life Long Learning” apo "Tė Mėsuarit Gjatė Gjithė Jetės", dhe jo tė jetė njė rezervė pėr tė plotėsuar kėrkesat e atyre qė nuk u pranuan dot gjatė ditės”,- theksohet nė tė. Nė pėrputhje me procesin e Bolonjės, nė projekt-ligjin pėr Arsimin e Lartė parashihet edhe shtojca, ose suplementi i diplomės.

Kjo, sipas ministrisė, do tė thotė se tė gjithė studentėt qė do pajisen me kėtė shtojcė, do tė kenė edhe njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė kualifikimit qė kanė kryer, tė rezultateve, tė veēorive tė programit tė studimit, nė mėnyrė qė edhe punėdhėnėsit tė kenė tė qartė vlefshmėritė e diplomave tė cilat nuk janė tė tė njėjtės cilėsi a kategori.
Mungesa e ambienteve
Dyfishimi i studentėve tė rinj kėtė vit nė universitete, krahasuar me njė vit mė parė, e ka vėnė nė vėshtirėsi serioze procesin mėsimor. Fakt ky, jo vetėm i deklaruar me forcė nga vetė drejtuesit e shkollave tė larta, por edhe i mbėshtetur nga ministria. Sipas saj, liberalizimi uli pėr herė tė parė nė auditore rreth 20 mijė studentė. “Nė kėtė moment, ky fluks ka sjellė disa vėshtirėsi, pasi universitetet nuk kanė gjithmonė kapacitetet e duhura, sidomos numrin e mjaftueshėm tė personelit universitar. Nė kėto rrethana, do tė ishte njė mbingarkesė vėshtirėsisht e pėrballueshme, po tė vendosej nga MASH njė kuotė e lartė studentėsh part-time”,- sqarojnė burimet zyrtare tė MASH. Pėr kėtė, vetė rektorėt kanė ngritur zėrin, madje kanė bėrė edhe kėrkesa zyrtare pėr godina tė reja dhe staf pedagogjik. Por deri tani, gjithēka ka mbetur nė kuadrin e premtimeve. Vetėm nė Universitetin e Tiranės, ėshtė emergjent shtimi i ambienteve, projektuar sė fundi nė idenė e njė mini-kampusi me tri fakultete, qė do tė sistemojė 10 mijė studentė tė Gjuhėve tė Huaja, Shkencave Sociale dhe Drejtėsisė, si dhe njė bibliotekė e madhe universitare.

Nga: Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio