Studentet.info
Lajme : A ka Hasani doktoratė tė vlefshme?
Kyqur 10-11-2006 7:43:17 (1521 Lexime)

A ka Hasani doktoratė tė vlefshme?

PRISHTINĖ, 9 NĖNTOR – Enver Hasani, rektor i Universitetit tė Prishtinės (UP), nuk dihet nėse i ka ose jo nė rregull titujt akademikė, tė marrė nė Bilkent University tė Turqisė. Kjo, pasi ai nuk e ka parė tė rrugės qė tė shkojė nė Ministrinė e Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė (MASHT) pėr tė bėrė nostrifikimin e magjistraturės dhe tė doktoratės, tituj kėta tė mbrojtur nė kėtė universitet.

Mimoza Hasani, zėdhėnėse nė MASHT, i ka thėnė gazetės “Iliria Post” se rektori Hasani asnjėherė nuk ka paraqitur nė ministri dokumentacionin e nevojshėm, nė mėnyrė qė tė qartėsohej se ai i ka marrė kėta tituj nė mėnyrė tė rregullt.

“Ne bazė tė dokumentacionit qė posedojmė, MASHT-i nuk ka pranuar asnjėherė kėrkesė pėr nostrifikim tė diplomės nė emėr tė zotėri Enver Hasanit”, tha zėdhėnėsja Hasani.

Sipas saj, ēdo i diplomuar, qė paraqet diplomėn pėr procedurė tė nostrifikimit, verifikohet, ndėrsa rastet e dyshimta shkojnė nė procedurė tė sėrishme verifikimi, ndėrkaq ka konfirmuar se deri mė tani MASHT-i ka bėrė nostrifikimin e 500 diplomave nga lėmenj tė ndryshėm.



Pėr nostrifikimin e diplomave kemi kėrkesa nga tė diplomuarit nė vendet e rajonit, si dhe nga Amerika, Kanadaja dhe Evropa”, ėshtė shprehur zėdhėnėsja e MASHT-it, ndėrsa ka rikonfirmuar, me siguri tė plotė, se deri tashti rektori Hasani asnjėherė nuk ka bėrė kėrkesė pėr nostrifikim tė titujve akademikė.

Komisioni mendonte se Hasani

e kishte bėrė nostrifikimin

e titujve akademikė!

Por, ēudia mė e madhe ėshtė se gjatė procedurės sė konkurrimit pėr rektor tė UP-sė, Komisioni, i cili ka pėrgatitur raportin e kandidatėve nė garė, fare nuk ka kėrkuar nga Hasani tė argumentojė se ka bėrė nostrifikimin e kėtyre titujve tė marrė jashtė vendit.

Njė qėndrim i tillė i anėtarėve tė kėtij komisioni ka ardhur pasi ata kanė konsideruar se Hasanit i ėshtė dashur t’i kėrkohej nostrifikimi kur ėshtė angazhuar nė procesin mėsimor nė UP, ndėrkaq kanė menduar se konkurrenti pėr rektor tashmė do t’i kishte pastruar punėt.

“Ne nė Senat veprojmė kėshtu: tė gjithė atyre, qė kanė magjistruar ose doktoruar jashtė vendit, natyrisht u kėrkohet qė diplomat t’u nostrifikohen.

Kandidati dėrgon dokumentacionin nė MASHT, ky i procedon nė Rektorat dhe Rektorati nė njėsinė akademike pėrkatėse”, tha prof. dr. Nuhi Rexhepi, dekan nė Fakultetin e Filologjisė dhe anėtar i Komisionit, i cili ka bėrė pėrgatitjen e raportit tė kandidatėve, tė cilėt kanė konkurruar pėr postin e rektorit tė UP-sė.

Sipas Rexhepit, Komisioni atėbotė ka vlerėsuar se secili profesor, qė zgjidhet me thirrje tė asistentit ose profesor asistentit, nė qoftė se ka doktoruar jashtė, konsiderohet se ai ka bėrė nostrifikimin e diplomės, pasi qė pėr tė qenė i angazhuar nė njė njėsi akademike ai ėshtė dashur t’u nėnshtrohej procedurave tė lartcekura.

Pėrkitazi me tė njėjtėn ēėshtje gazeta ka bėrė pėrpjekje pėr ta kontaktuar edhe kryetarin e tė njėjtit komision, prof. dr. Isa Elezaj, i cili ėshtė dekan nė Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, por edhe pėrkundėr pritjeve tė gjata para portės sė Dekanatit, ai nuk deshi tė prononcohej.

Sipas Komisionit pėr pėrgatitjen e raportit tė kandidatėve pėr rektor, Enver Hasani ka magjistruar nė shtator tė vitit 1998 nė Bilkent University, ndėrsa ka doktoruar nė tė njėjtin universitet nė vitin 2001.

Aty ėshtė pėrmendur se Hasani ka publikuar 23 punime shkencore dhe profesionale nė revista me recension ndėrkombėtar.

Nė bazė tė tė dhėnave tė paraqitura nga Hasani, Komisioni ka konstatuar se ai ėshtė i kualifikuar dhe i plotėson kushtet formale-juridike tė parapara me konkurs dhe me Statutin e UP-sė.

Hasani s’ka nevojė

pėr nostrifikim titujsh!

I kontaktuar nėpėrmjet telefonit, rektori Hasani nuk ka dashur tė prononcohej fare, me arsyetimin se ishte jashtė vendit. Por, prorektori pėr ēėshtje mėsimore, Luan Ahma, i cili ka qenė edhe anėtar i Komisionit pėr pėrgatitjen e raportit tė kandidatėve, tė cilėt kanė konkurruar pėr postin e rektorit, dha njė version tjetėr sa i takon ēėshtjes sė njohjes sė diplomave nė kohėn kur Hasani ėshtė angazhuar si mėsimdhėnės nė UP. “Nė atė kohė nuk ka ekzistuar Ministria e Arsimit, prandaj nuk ka qenė fare e nevojshme qė tė nostrifikoheshin titujt akademikė. Pasi ėshtė themeluar kjo ministri ėshtė vendosur qė secili, qė mbron njė titull jashtė vendit, duhet tė bėjė nostrifikimin e tij”, tha Ahma, pėr tė shtuar se kjo ka qenė arsyeja pse nuk ėshtė kėrkuar nga Hasani qė tė bėjė nostrifikimin. Ndėrkaq, njė profesor shqiptar, qė ligjėron nė njė universitet nė Stamboll, i ka thėnė gazetės “Iliria Post” se ai kishte kėrkuar pėr njė javė rresht nė Ministrinė e Arsimit tė Turqisė dokumentacionin e nevojshėm, qė argumenton mbrojtjen e doktoratės nga Hasani, por nuk kishte arritur ta gjente. Pa hyrė nė atė se janė ose jo tė diskutueshėm titujt akademikė tė rektorit Hasani, duhet shtruar vetėm kėtė ēėshtje: Pse atij nuk iu kėrkua tė bėjė nostrifikimin e titujve kur nė fund tė muajit prill tė kėtij viti ėshtė propozuar si mėsimdhėnės pėr lėndėn E Drejta Ndėrkombėtare Publike? Sipas ueb faqes zyrtare tė UP-sė, nė bazė tė analizės tė punės shkencore dhe profesionale, si dhe vlerėsimit tė punės akademike e mėsimore tė Hasanit, nė Kosovė dhe jashtė saj, Komisioni Profesional, i caktuar nga Fakulteti Juridik, ka shprehur mendimin se Hasani i ka tė gjitha cilėsitė qė garantojnė punė shkencore-mėsimore tė mirėfilltė dhe zhvillim tė tij tė suksesshėm si pedagog i Fakultetit Juridik. Vlerėsimi i Komisionit pėr Enver Hasanin ka qenė i lartė, ndėrsa i ka propozuar Kėshillit Shkencor-Mėsimor zgjedhjen e Hasanit profesor nė Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Filozofik, Departamenti i Shkencave Politike dhe i Administratės Publike, si profesor i rregullt pėr lėndėn E Drejta Ndėrkombėtare Publike. Ky vlerėsim ėshtė bėrė mė 30 prill tė kėtij viti, ndėrkaq as kėsaj here nuk i ėshtė lipsur qė paraprakisht tė bėnte nostrifikimin e titujve akademikė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio