Studentet.info
Lajme : Rrokaj i pergjigjet MASH-it
Kyqur 12-11-2006 14:01:00 (1883 Lexime)


Rrokaj: Nuk ka universitet tė keq dhe ministri tė mirė

TIRANĖ, 12 NĖNTOR- E padrejtė dhe mjerane ėshtė deklarata e Ministrisė sė Arsimit pėr Rektorin e UT-sė, Shezai Rrokaj. Duke i qėndruar mendimit tė tij, pėr cėnim tė autonomisė dhe mos-pyetje tė grupeve tė interesit nė reduktimin apo heqjen fare tė kuotave, Rrokaj nuk pranon argumentimin e dhėnė nga MASH, pėr cilėsi tė ulėt tė diplomave. “Nuk mund tė ketė universitet tė keq dhe ministri tė mirė. Kjo ėshtė alogjike.

Ministria nuk mund ta lėrė veten jashtė nga pėrgjegjėsia pėr cilėsinė e diplomave qė lėshojnė universitetet”,- thotė ai, duke shtuar se ky lloj morali nuk i shkon pėr shtat ministrisė, nė deklaratat qė bėn. Sipas tij, nėse ėshtė kjo cilėsi nė universitete, atėherė pėr ēfarė ekziston institucioni arsimor nė vend.

Duke e quajtur tė papėrgjegjshme deklaratėn, ai ka kėrkuar qė ministria tė rregullojė gjuhėn me universitetet, pasi ato nuk i ka institucione tė varėsisė. Pėr kėtė, sipas Rrokajt, ministria tė respektojė Ligjin pėr Arsimin e Lartė, liberalizmin e universiteteve dhe nė rast tė kundėrt, tė bėjė kompensimin e humbjes qė universiteteve u shkaktohen nga heqja e kėtyre tė ardhurave.


Shkurti
“Sistemi part-time, jam i bindur qė ka shumė probleme, por reduktimi duhet tė vinte nė mėnyrė tė natyrshme dhe jo me kėto masa shtrėnguese”

Kule
“Nuk ėshtė e logjikshme, qė shkollave tė larta tė sapo-licencuara t’u lejohet sistemi part-time, ndėrkohė qė universiteteve me traditė t’u kufizohet e drejta apo t’u hiqet fare, kur kėtė e lejon ligji”

MASH
“Studentėt me part-time, paguajnė afro 2.000 euro tarifė shkollimi. Ne mendojmė qė universitetet janė pėr tė mbushur kokat e studentėve dhe jo pėr tė zbrazur xhepat e tyre”



2565
kuota ka pėrcaktuar Ministria e Arsimit, pėr studentėt qė hyjnė pėr herė tė parė nė universitet me korrespondencė

872
kuota janė vendosur pėr sistemin e korrespondencės nė vend, pėr ata qė e kanė mbaruar njė fakultet

13
nėntor fillojnė regjistrimet e gjithė tė interesuarve, nė degėt qė kanė kėtė vit sistemin part-time

150
mijė lekė, ėshtė tarifa mė e lartė qė njė student paguan pėr korrespondencėn. Kjo pėr degėn e Drejtėsisė, qė u hoq.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio