Studentet.info
Opinione : Opinon
Kyqur 13-11-2006 6:25:25 (2736 Lexime)


Mbyllja e Universitetit tė Tetovės

Nga: Ermira MEHMETI

Sulejman Rushitin shqiptarėt do ta mbajnė mend shumė mirė! Ata asnjėherė nuk do ta harrojnė shqiptarin i cili bėri tė pamundurėn pėr t’ua mbyllur universitetin. Ata asnjėherė nuk do ta harrojnė shqiptarin i cili mobilizoi ēdo institucion maqedonas pėr ta diskredituar simbolin e gjakut dhe sakrificės, simbolin e solidarizimit mė tė madh tė shqiptarėve pėr tė themeluar vatrėn e tyre universitare. Mbase, Sulejman Rushiti do tė mbahet mend si regjisor i shkėlqyeshėm pėr dramėn “Mbyllja e Universitetit tė Tetovės.”

Raporti i Inspektoratit Arsimor, sipas tė cilit, “Universiteti Shtetėror i Tetovės nuk i plotėson kushtet pėr tė qenė universitet”, ėshtė vėrtetimi mė i mirė se Partia Demokratike Shqiptare ka vendosur qė me ēdo kusht ta mbyllė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Mjafton qė ta lexoni gazetėn “Veēer” apo t’i shikoni lajmet nė televizionin “Sitel”, dy organe partiake tė aleancės VMRO-DPMNE-PDSH, dhe do tė bindeni nė kėtė, nė rast se akoma keni ndonjė dilemė.


Do tė pyeteni pėrse? Shumė thjesht: pėr shkak se marrėveshja pėr bashkėqeverisje mes VMRO-DPMNE-sė dhe PDSH-sė pėrmban vetėm njė kusht tė vetėm: qė PDSH, pėr interesa tė DPMNE-sė, tė shkatėrrojė ēdo projekt nacional shqiptar, tė realizuar gjatė katėr vjetėve tė shkuara! Me shumė kujdes po e ndjek Sulejman Rushitin nė cilėsinė e ministrit- kuadėr i VMRO-DPMNE-sė, sa me krenari nė gjuhėn maqedonishte na shpjegon se paska pasur tė drejtė qė paska ndėrmarrė iniciativė pėr mbylljen e Universitetit tė Tetovės: ai, i cili qė nga ulja (uzurpimi) pa legjitimitet tė shqiptarėve nė kolltukun e ministrit, nė formėn mė tė vrazhdė qė kemi mundur ta paramendojmė ndonjėherė, shqiptarėve, tė cilėt thotė se i pėrfaqėson, po u kumton se si po ndėrmerr ēdo veprim tė mundshėm kundėr institucionit tė arsimit tė lartė tė themeluar nga shteti.

Ėshtė pikėrisht ky ai Sulejman Rushiti qė nė kolumnat e tij para ca muajsh shprehte solidarizimin e tij me ushtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare dhe na mbante “ders patriotik” pėr dėshtimet e BDI-sė nė ruajtjen e interesit kombėtar shqiptar. Po pyetem: vallė si ndjehet kur, sa herė qė jepen inserte nga USHT-ja, patjetėr paraqitet edhe pllaka pėrkujtimore e ish-ushtarėve- dėshmorė dhe studentė tė po kėtij universiteti? Mbase, nuk i bėhet fort vonė.

Nuk i bėhet vonė sepse ėshtė pikėrisht Sulejman Rushiti, pėrfaqėsues i subjektit politik i cili shpalli dhe me krenari predikonte se lufta e vitit 2001 kishte qenė tradhti kombėtare. Dhe natyrisht, pėr kėtė deklaratė tash ky subjekt politik po shpėrblehet nga struktura nacionaliste VMRO-DPMNE. Universiteti Shtetėror i Tetovės, ky institucion qė pėr dhjetė vjet ishte simbol i konfliktit shqiptaro-maqedonas, u zyrtarizua gjatė qeverisjes sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Besoj se tė gjithė i kanė akoma tė freskėta kujtimet pėr obstruksionet dhe kundėrshtimet qė asokohe i bėri nė parlament VMRO-DPMNE-ja.

Por, pėr hir tė sė vėrtetės, dua tė pėrkujtoj njė fakt relevant: PDSH-ja votoi kundėr zyrtarizimit. Nuk ka dilemė se kjo parti politike gjithmonė ka qenė kundėr krijimit tė kornizės shtetėrore pėr funksionimin e arsimimit sipėror tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Kjo u dėshmua edhe kur vendosi tė themelonte njė universitet tė ri privat, duke e lėnė kėshtu tė pazgjidhur ēėshtjen e UT-sė. Tash PDSH-ja duhet t’u pėrgjigjet shqiptarėve: me ēfarė tė drejte pėrzihet nė Universitetin e Tetovės kur nuk ia zgjidhi problemin nė kohė, kur votoi kundėr themelimit tė tij dhe kur vazhdimisht punoi kundėr funksionimit tė tij nė korniza institucionale? Mbase, kėtė pėrgjigje ua kanė borxh profesorėve dhe studentėve qė pėr shumė vite ishin dhe janė pjesė e kėsaj vatre arsimore.

Ėshtė i pafalshėm ofendimi dhe diskreditimi qė sulmi kundėr Universitetit tė Tetovės ua bėn atyre profesorėve qė sakrifikuan vite tė tėra pėr ta ēuar nė kėmbė kėtė universitet. Ėshtė i pafalshėm ofendimi qė ua bėn studentėve shqiptarė tė cilėt pėr dekada tė tėra ishin tė pėrzėnė apo tė diskriminuar nė Universitetin e Shkupit. Ėshtė i pafalshėm ofendimi kolektiv tė cilin Sulejman Rushiti ia bėn njė plejade tė tėrė profesorėsh e akademikėsh tė cilėt kanė shumė mė shumė pėrvojė, njohuri dhe ekspertizė se sa vetė Sulejmani. Ėshtė i pafalshėm privimi i tė drejtave tė Senatit pėr tė kryer punėt e veta. Ėshtė mėkat i rėndė uzurpimi i autonomisė sė Universitetit dhe vendosja e masave tė dhunshme mbi tė, mu ashtu siē kishte vendosur Millosheviqi masat e dhunshme ndaj Universitetit tė Prishtinės nė fund tė viteve tė tetėdhjeta.

Por, tė gjitha kėto nuk kanė fare rėndėsi pėr Sulejman Rushitin, sepse ai ka vendosur ta mbyllė Universitetin dhe duket se nuk ka forcė qė mund ta ndalė nė realizimin e kėsaj detyre. Pėr tė qenė njė aleat i denjė dhe i dėshmuar i VMRO-DPMNE-sė, subjekti i Sulejman Rushitit do t’i luftojė shqiptarėt shumė mė suksesshėm se qė do t’i luftonin ata vetė maqedonasit. Fatkeqėsisht, akti i kėtillė nuk hasi nė asnjė reaksion nga ana e shqiptarėve. Ata, tė frikėsuar pėr fatin e tyre, u tėrhoqėn dhe po lejojnė qė Sulejman Rushiti, si njė diktator par ekselans, tė vendosė diktaturėn e frikės, shantazhit, kėrcėnimit dhe rrezikimit mbi shqiptarėt. Por, shqiptarėt nuk do ta harrojnė asnjėherė Sulejman Rushitin!

Mu ashtu siē e mbajnė mend Ljubomir Fėrēkovskin, i cili ēoi forcat policore ta mbyllnin universitetin, po ashtu do ta mbajnė mend Sulejman Rushitin, sepse pas Fėrēkovskit, pikėrisht Rushiti u bė burrė e mori guximin qė tė aktivizojė mekanizmat shtetėrorė qė ta mbyllin simbolin e gjakut e sakrificės pėr gjenerata tė tėra tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Pėr ironinė mė tė madhe, kėto ditė edhe vetė Fėrēkovski doli nė mbrojtje tė Universitetit. Tash Suljemani mbeti vet si kampioni i cili arriti qė shqiptarėve t’ua rrėnojė ėndrrėn pėr universitet shtetėror nė gjuhėn shqipe, ndėrsa nacionalistėve maqedonas t’ua mbushė zemrat me gėzim pėr veprėn madhėshtore.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio