Studentet.info
Lajme : Kapitalizohet dija qė prodhon UP-ja
Kyqur 14-11-2006 5:43:11 (1273 Lexime)


Kapitalizohet dija qė prodhon UP-ja

PRISHTINĖ, 14 NĖNTOR - Ministri I Transportit dhe i Postė-elekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, ministri I Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė, Agim Veliu, rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, dhe dekani i Fakultetit tė Inxhinierisė Mekanike, Ismail Gojani, nėnshkruan Marrėveshjen e Mirėkuptimit pėr atestimin e automjeteve nė kėtė fakultet.

Ky ėshtė akti i parė kur njė fakultet autorizohet pėr tė kryer njė veprimtari tė caktuar, e me kėtė rast, nė saje tė kėsaj pune, t’i rrisė tė ardhurat vetanake. Ministri Qemajl Ahmeti, qė ishte nikoqir i aktit tė nėnshkrimit tė kėtij memorandumi, tha se kjo marrėveshje ėshtė vetėm e para, e cila do ta ndihmonte bashkėpunimin mes ministrisė qė drejton dhe universitetit.


“Kur them marrėveshje e parė mendoj qė shumė shpejt do tė kemi edhe dy marrėveshje tė tjera me dy fakultete tė UPsė, atė tė Ndėrtimtarisė dhe tė Elektroteknikės. Qėllimi ėshtė qė tė bėjmė njė bashkėpunim me interes tė pėrbashkėt edhe pėr Ministrinė e Transportit, por nė kėtė rast edhe pėr Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike”, theksoi Ahmeti, i cili shpreson se e gjithė rrjedha e punės sė mėtejshme do tė ecė mirė.

Ndėrkaq, ministri Agim Veliu tha se me nėnshkrimin e kėtij memorandumi i jepen autorizime kėtij fakulteti, i cili duhet t’i ushtrojė disa veprimtari qė deri tash nuk i ka ushtruar, dhe se me marrėveshje janė paraparė se si tė administrohen mjetet e grumbulluara. “Ky nuk ėshtė rasti I parė kur fakultetet krijojnė tė hyra vetanake.
Kjo ėshtė e rregulluar me njė udhėzim administrativ, qė ėshtė nėnshkruar mes MASHT-it dhe Ministrisė sė Financave, ku ėshtė precizuar nė detaje se cila ėshtė shuma qė ngelet nė universitet dhe cila derdhet nė buxhetin e Kosovės”, theksoi Veliu.

Ndėrkaq, rektori Enver Hasani tregoi se ka disa javė qė Rektorati ėshtė munduar tė gjejė modalitete pėr ta funksionalizuar dijen, tė cilėn e prodhon Universiteti i Prishtinės. “Pėr ta pėrmirėsuar gjendjen e UP-sė ne kemi hasur nė mirėkuptim nga ministritė respektive. Kėtė praktikė do ta zhvillojmė edhe me ministritė e tjera, edhe nė krijimin e infrastrukturės ligjore, e jo vetėm tė anės teknike. Do tė shikojmė qė secili fakultet nė fushėn qė e mbulon tė ketė njė tretman tė njėjtė qė edhe tė krijojė tė ardhura dhe ta pėrmirėsojė jetėn dhe punėn nė universitet”,u shpreh Hasani. Ai theksoi se kjo ėshtė njė praktikė e re dhe u shpreh tė jetė mirėnjohės pėr mirėkuptimin qė ėshtė gjetur nga
strukturat e Qeverisė pėr t’i lehtėsuar ato pengesat ligjore, tė cilat objektivisht ekzistojnė nė drejtim tė kapitalizimit tė dijes sė UP-sė. Dekani Ismajl Gojani theksoi se fakulteti qė drejton ka dekada qė ka pėrgatitur kuadro pėr nevojat e industrisė sė Kosovės, prandaj edhe shprehu besimin se puna qė i ėshtė besuar do tė kryhet me sukses.

“Ky ėshtė njė akt shumė i rėndėsishėm.
Jo vetėm Fakulteti i Inxhinierisė Mekanike do tė jetė pėrkrahė zhvillimit tė ekonomisė kosovare. Ky nėnshkrim ka ardhur nė njė moment tė duhur”, u shpreh ai. Ndjekja e njė praktike tė tillė ėshtė me interes tė madh pėr gjithė universitetin publik.

Me kėtė vihen nė sprovė tė gjithė studentėt,por edhe profesorati, tė cilėt njohuritė e marra duhet t’i dėshmojnė me punė konkrete. Pos kėsaj, edhe mjetet financiare qė grumbullohen nga puna e bėrė janė njė infuzion I mirė pėr buxhetin aq tė limituar tė njėsive akademike.


Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio