Studentet.info
Lajme : Heqja e tarifave shkakton probleme tė mėdha pėr tė ardhurat universitare
Kyqur 14-11-2006 9:20:09 (2620 Lexime)


Universitetet nė kolaps, nuk realizojnė dot tė ardhurat

TIRANĖ, 14 NĖNTOR- Ende pa nisur mirė viti akademik, universitetet nė vend janė nė ngėrē financiar. Aq sa, nėse nuk ndėrhyhet, nuk dihet se si do t’ia dalin nė krye. Vendimet e fundit, njėri i Ministrisė sė Arsimit pėr sistemin part-time dhe tjetri i qeverisė pėr heqjen e tarifave dytėsore pėr studentėt e viteve tė dyta e nė vijim, i ka futur nė njė rrugė pa krye.

“Qė nė kėtė moment, ne nuk mund tė realizojmė dot tė ardhurat e planifikuara pėr kėtė vit akademik dhe shifra e planifikuar nė projekt-buxhet ėshtė fiktive”,- tha dje rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj.


Sipas tij, qeveria duhet tė marrė masa pėr tė plotėsuar mangėsitė qė krijohen, qoftė nga cungimi i madh qė iu bė sistemit tė korrespondencės, qoftė nga heqja e tarifės pėr kuotat dytėsore. “Vetėm nga mosmiratimi i asaj qė ne kėrkuam pėr sistemin part-time, Universiteti i Tiranės humbet 600 milionė lekė, qė janė tė llogaritura qė mė parė dhe tė planifikuara”,- thotė ai, duke theksuar se vendimi tjetėr sjell tė tjera telashe pėr shkollėn e lartė. Sipas llogarive paraprake, UT-ja kishte planifikuar tė realizonte 950 milionė lekė nga tė ardhurat. Por, pėr tė qenė nė shifra tashmė reale, pas masave tė fundit, sipas Rrokajt, kanė nisur tė bėhet llogaritė dhe vetėm pas kėsaj, titullarėt do tė dalin me kėrkesat e tyre. “Nė fakt, nuk ka tjetėr rrugė pėrveē kompensimit, por, gjithsesi kėtė do ta themi pasi Kancelari tė ketė bėrė gjithė llogaritjet e nevojshme”,- thotė Rrokaj. Tė njėjtin problem kanė ngritur edhe rektorė tė tjerė nė vend. Njėsoj ėshtė shprehur edhe rektori i Vlorės, Bilal Shkurtaj, i cili ka deklaruar se vendimet e marra janė tė shtrėnguara, ndėrkohė qė ato mund tė vinin nė mėnyrė tė natyrshme.
***
Mė shumė se nga kufizimi i kuotave pėr sistemin e korrespondencės, pėr dekanin e Fakultetit Ekonomik nė Tiranė, Dhori Kule, vėshtirėsia mė e madhe me tė cilėn do tė pėrballen fakultetet, ėshtė heqja e tarifės pėr studentėt e kuotave dytėsore. “Llogaria ėshtė shumė e thjeshtė. Kuotat dytėsore kanė qenė 10% e atyre kryesore dhe tė ardhurat e fakulteteve mbi kėtė bazė ishin tė konsiderueshme”,- thotė Kule, duke theksuar se kur janė bėrė planet vjetore, ėshtė marrė pėr bazė edhe kjo llogaritje. Ndėrkohė qė pa kėtė, bilancet dalin shumė negativisht. “Tė ardhurat e planifikuara (2 miliardė nga tė ardhurat e universiteteve) me tarifėn e shkollimit tė unifikuar, nuk realizohen dot, sikur tė numėroheshin edhe 170 mijė studentė nė vend”,- thotė Kule, duke saktėsuar se pėr kėtė duhet tė thotė fjalėn e saj ministria. Sipas tij, duhet bėrė diēka urgjentisht, ndryshe, ajo qė ėshtė planifikuar nuk realizohet dot dhe universitetet mbeten nė kolaps. Nė njė situatė tė tilla, drejtuesit e universiteteve nuk nguten tė japin zgjidhje, por kėrkojnė qė tė gjendet njė e tillė. “Duhet ta thotė tjetėrkush, por unė mendoj se dy janė rrugėt: Ose tė plotėsohet pjesa qė do tė mbetet e parealizuar, ose qeveria duhet tė anulojė vendimin e marrė pėr tarifat dytėsore”,- thotė Kule.
***
Efektet financiare qė rrjedhin nga ndryshimi i tarifės sė shkollimit, sipas vendimit tė qeverisė, do tė pėrballohen nga buxheti vjetor i miratuar pėr Ministrinė e Arsimit. Por, deri tani nuk ėshtė thėnė asnjė fjalė pėr kėtė gjė, ndaj universitet kanė ngritur shqetėsimin sa janė ende nė kohė. Sipas vendimit tė fundit tė qeverisė, studentėt qė ndjekin studimet sipas fakulteteve dhe degėve pėrkatėse, me kuota dytėsore, tė pėrjashtohen nė tė gjitha vitet e shkollimit, nga tarifa e veēantė e shkollimit. “Tarifa e shkollimit, e pėrcaktuar pėr kuotėn e pranimit, pėr studentėt tė cilėt janė regjistruar me kuotė dytėsore, nė fakultete dhe degė tė ndryshme tė shkollave tė larta pėrpara vitit akademik 2006-2007, tė reduktohet nė masėn e kuotės kryesore”,- thuhet nė vendim, pa u pėrcaktuar ndonjė shifėr konkretet e studentėve qė pėrfitojnė nga kjo masė. Njėsoj veprohet edhe me studentėt pėrsėritės, tė cilėt do tė paguajnė po njėsoj. Nuk pėrjashtohen nga vendimi edhe studentėt, qė kėrkojnė tė transferojnė studimet nga arsimi i lartė jopublik nė arsimin e lartė publik, brenda sistemit tonė tė arsimit tė lartė (vite tė ndėrmjetme), si dhe ata nga jashtė Republikės sė Shqipėrisė, qė i nėnshtrohen tarifės sė shkollimit tė barabartė me tarifėn e kuotave kryesore, duke filluar nga viti akademik 2006-2007.


2
miliardė lekė janė parashikuar nė projekt-buxhetin e Arsimit tė Lartė, tė realizohen nga tė ardhurat e vetė universiteteve

3437
janė kuotat pėr sistemin e korrespondencės tė shpėrndara nė tė gjitha universitetet e vendit, shumė mė pak se kėrkesat

600
milionė lekė humbet Universiteti i Tiranės, vetėm nga cungimi qė i ėshtė bėrė kėrkesave pėr sistemin e korrespondencės

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio