Studentet.info
Lajme : Detaje rreth incidentit tė rrahjes sė Myftar ZIberit nė USHT
Kyqur 14-11-2006 14:11:50 (2308 Lexime)


Lista e re e profesorėve,shkak pėr rrahjen

TETOVĖ, 14 NĖNTOR -Incidenti ende i pandriēuar nga organet e policisė, qė ndodhi nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), kur nė zyrėn e Programit studimor tė Kulturės Fizike (PSKF) u rrah profesor Miftar Zyberi, vazhdon tė komentohet mbi variacionet e hipotezave dhe qėndrimeve tė kundėrta mes protagonistėve.

Profesorėt, pėr tė cilėt ėshtė ngritur aktpadi, insistojnė se "profesor Zyberi ka pasur problem me studentėt", kurse ky i fundit thotė se "incidenti ka qenė I pėrgatitur prej kolegėve, tė cilėt nuk e kanė parė veten nė listėn e profesorėve, qė planifikohej tė punojnė nė PSKF", pas ndryshimeve tė ndodhura nė USHT.

Nė listėn pėrfundimtare tė profesorėve, e cila siē thotė Zyberi "ėshtė hartuar bashkėrisht me rektorin Sadi Bexheti",mungojnė dy prej tė akuzuarve: Sali Emini dhe Ibrahim Dehari. Ndėrkaq, I akuzuari i tretė,Vullnet Ahmeti, qė ėshtė nė listė, nuk do tė kryente mė funksionin e zėvendėsit tė shefit tė fizkulturės.


"Nuk vuaj pėr poste", thotė Ahmeti, i cili pranon se ėshtė zėvendėsi i shefit aktual, Ajri Zibės. "Askund nė botė shefat e katedrave nuk kanė zėvendės, siē ėshtė vetėshpallur Ahmeti", thaZyberi. Ndėrkaq, pėr mungesėn e Eminit dheDeharit nė listė, thotė se nukkanė thirrjet e nevojshme shkencore. Zyberi, tė cilin rektori Bexheti e emėroi ushtrues tė detyrės sė shefit tė PSKF-sė, me vendimin edatės 25 tetor 2006, pra njė ditė para incidentit, thotė se qėllimi i tij dhe i rektorit Bexheti ka qenė qė tė angazhojnė profesorė tė dėshmuar dhe tė cilėt I plotėsojnė kriteret e kėrkuara me ligj.

Njė gjė tėtillė ai ua ka bėrė me dije disa profesorėve, qė kanė dodhur nė zyrėn e PSKF-sė, njė ditė para incidentit. Ahmeti pranon se ėshtė takuar me Zyberin ditėn kur ai ka marrė vendimin pėr tė kryer detyrėn e shefit. Shefi aktual Ajri Ziba thotė se nuk ka qenė i informuar pėr asgjė. "Kam qenė nė pushim mjekėsor ato ditė.

Madje, vendimin pėr shkarkimin tim s'ma kanė dhėnė as sot e kėsaj dite". Ziba thotė se pa u shkarkuar ai, rektori nuk ka mbėshtetje ligjore tė emėrojė dikė tjetėr shef tė fizkulturės. Nė listėn e profesorėve,qė mendohej tė angazhoheshin nė PSKF, megjithatė figurojnė emra kandidatėsh tė cilėt nuk kanė thirrjet e nevojshme dhe qė kryesisht do tė mbulonin lėndė mjekėsore.

"Kėta profesorė do tė mbuloheshin me nėnshkrimin e rektorit Bexheti", tha Zyberi. Sipas tij, ėshtė shumė indikative qė "kurthin" ia kanė pėrgatitur kolegėt e tij, tė cilėt i ka pasur bashkėpunėtorė nė organizmin e protestave dhe grevės sė 2004-ės, pėr legalizimin e fizkulturės nė USHT. "Fakti qė asnjėri prej tyre nuk u ēua t'i thotė studentit se e ka gabim kur mė akuzoi se kam dashur ta sjell izkulturėn nė Shkup, mė jep tė kuptoj se e aksidenti ishte i organizuar paraprakisht". "U bė njė rrėmujė, ku se merrte vesh i pari tė dytin", iu pėrgjigjet kėtyre supozimeve prof. Ahmeti.


Sipas variantit tė tij, kur profesor Zyberi e ka qėlluar studentin qė e ka akuzuar pėr "tradhtar", nė zyrėn e PSKF-sė kanė vėrshuar edhe 15 studentė tė tjerė, krahas pesė studentėve, tetė profesorėve dhe Zyberit, qė janė ndodhur aty.

Ndėrkaq, sipas kallėzimit tė Zyberit, zėnka ka filluar me studentin e pranishėm nė zyrėn e profesorėve, mirėpo kjo ka qenė vetėm verbale. "I pari mė qėlloi Sali Emini, kurse pasi mė godit prej mbas Vullnet Ahmeti, dhe rashė pėr tokė".

Midis tij dhe studentėve, sipas Zyberit, janė future profesorėt Besnik Veseli dhe Alit Dehari. Ndėrkaq, Sali Emini, i ka kėrkuar tė ulet njėherė nė zyrėn e PSKF-sė, pėr "t'i sqaruar disa punė"para se tė shkojnė nė zyrėn e Rektoratit, ku ishte caktuar tė mbahet takimi, me rastin e emėrimit tė Zyberit shef I Programit studimor tė kulturės fizike. Shpjegimet e tė dyja palėve puthen nė njė pikė: para se tė nisė konfrontimi me studentėt, profesori ka qenė i ulur nė karrige.

"U ula, sepse Sali Emini mė kėrkoi "t'i pastrojmė disa punė", shpjegon Myftari. Ai pranon se tė mėrkurėn nuk I ėshtė pėrgjigjur njė telefonate tė Eminit. "Isha I zėnė, nė njė takim me palė nė Drejtorinė pėr menaxhimin me sallat sportive nė Shkup", tha Zyberi, duke shtuar se tė shtunėn e asaj jave, ka pasur ndėr mėnd tė mbajė takim pėr zgjedhjen e asistentėve

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio