Studentet.info
Opinione : Reagim
Kyqur 15-11-2006 6:53:56 (1786 Lexime)

Ministri i Arsimit shpėtoi USHT-nė

Nga: Rametulla KUĒI

Ditėve tė fundit nė opinion temė aktuale ėshtė bėrė Universiteti Shtetėror i Tetovės temė e cila i prek tė gjithė shqiptarėt. Nė Maqedoni jemi mėsuar qė nė politikė tė futen njerėzit rastėsisht dhe kjo nuk mė habit sepse ne ende jemi nė transicion, por tė shkruash gjėra tė pavėrteta, tė bėsh shpifje nuk mund tė pajtohem. Kjo ndodh me Ermira Mehmetin.

Ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt ministrin e Arsimit dhe Shkencės z. Sulejman Rushitin do ta mbajnė mend shumė mirė nga shkaku se e shpėtoi USHT-nė nga malverzimet dhe keqpėrdorimet e mėdha qė janė bėrė nė kėtė institucion gjatė viteve tė kaluara. Hapin qė e ndėrmori ministri i Arsimit dhe Shkencės z.Rushiti ishte i domosdoshėm dhe shpėtimtar sepse dita-ditės po degradohej ky institucion dhe po fundosej si Titanik.

Kėtė hap tė ministrit e pėrshėndetėn studentėt, profesorėt sepse u liruan nga zgjedha e quajtur BDI, ku nė peticionin nė mbėshtetje tė ministrit sė Arsimit u nėnshkrua edhe rektori i parė i UT-sė Fadil Sulejmani si dhe dekanėt e kėtij universiteti si: Petrit Pollozhani, Mersim Maksuti, Reshat Qahili, Zeqirja Idrizi etj. Shtrohet pyetja pse nėnshkruan vallė edhe kėta profesorė?


Por, mos tė harrojmė edhe njė tė vėrtetė tjetėr ku shqiptarėt shumė mirė e mbajnė mend edhe ish-ministrin e Arsimit z.Pollozhanin dhe partinė e tij se ata nuk bėn legalizim tė UT-sė, por bėn themelim tė njė universiteti tė ri me emrin USHT. Pse nuk e legalizuan si universitet i tėrė ashtu siē ishte, por me katėr fakultete dhe shkolla politeknike? Pse e dėmtuan imazhin e USHT-sė, pse e shndėrruan si pronė tė veten, kur dihet se si u ndėrtua ky tempull i diturisė duke bėrė keqpėrdorime, falsifikime dhe vjedhje?!

Ata nė kėtė universitet larguan nga puna profesorė eminentė vetėm e vetėm pse nuk i plotėsuan apetitet e tyre politike, edhe pse sillen sikur “patriotė tė mėdhenj” dhe qė ėshtė mė e keqja nė vend tė tyre sollėn profesor si Serafim Tomovski, i pensionuar nė Universitetin e Shkupit pėr arsye se mendja e tij ėshtė e ndryshkur dhe ēuditėrisht ai nė USHT emėrohet prorektor. Me emėrimin e tij nė faqen zyrtare tė USHT-sė nė fillim konkurset pėr pranim tė studentėve ishin nė gjuhėn maqedonase ku pas reagimit tė studentėve u nxor edhe nė gjuhėn shqipe. Nga ana tjetėr ata nė kėtė universitet punėsuan njerėz tė cilėt nuk kishin kapacitete dhe kualifikime pėr tė ligjėruar nė universitet, por si bazė i merrnin bindjet politike dhe librezėn e kaltėr partiake, ata bėn nepotizėm tė paparė ku nė universitet vepronin tre klane Ahmeti, Pollozhani dhe Beadini, rreth tridhjetė funksionarė tė BDI-sė ku disa kanė qenė edhe deputetė kanė marrė rroga nga USHT-ja edhe pse asnjėherė nuk janė paraqitur nė kėtė institucion, ata bėn falsifikim tė diplomave ku mė sė miri kėtė e dėshmon edhe deklarata e rektorit tė Universitetit tė Tiranės z.Rrokaj, i cili tha se nga 30 kėrkesat pėr transferime, 5 kanė qenė me dokumente false.

Mehmeti e ka gabim kur thotė: “Pėr hir tė sė vėrtetės, dua tė pėrkujtoj njė fakt relevant PDSH-ja votoi kundėr zyrtarizimit”, ajo me ketė e gėnjen vetveten kur dihet mirė, por edhe njė herė t'ia pėrkujtoj asaj dhe tė tjerėve se e vėrteta ėshtė kjo: PDSH-ja edhe pėrpos vėrejtjeve qė i kishte gjatė debatit nė parlament, votoi pro ku me gjithsej 68 vota duke llogaritur edhe votat PDSH-sė u soll ky ligj.

PDSH-ja kur bisedohet pėr interesa kombėtare asnjėherė gjatė funksionimit tė saj nuk ka votuar kundėr interesave shqiptare dhe as qė do tė votoj ndonjė herė dhe kėtė ėndėrr nuk ka pėr ta parė kurrė ajo dhe bashkėmendimtarėt e saj. Ministri i Arsimit dhe Shkencės z.Rushiti asnjė herė nuk ka deklaruar se do ta mbyll USHT-nė, kėto janė shpifje tė pa baza, por ai ka treguar realitetin se si ėshtė gjendja momentale nė USHT. Ai ka deklaruar se Universiteti i Tetovės nuk do tė mbyllet dhe se ministria po i ndėrmerr tė gjitha masat pėr shmangien e mangėsive.

Universitetin nė kėtė gjendje tė mjerueshme e solli Aziz Pollozhani dhe partia qė i takoni ju vogėlushja Mehmeti. PDSH-ja kurrė nuk ka punuar kundėr USHT-sė dhe as qė do tė punojė ndonjėherė, PDSH-ja ēdo herė ka dashur qė tė zgjidhet arsimi sipėror i shqiptarėve nė Maqedoni kėtė mė sė miri e dėshmon themelimi i Universitetit tė Evropės Juglindore ku edhe Ermira Mehmeti i ka kryer studimet, universitet qė ka vlera evropiane dhe botėrore pa ngjyrime politike sepse nė kėtė universitet ka vend pėr secilin qė i plotėson kėrkesat akademike.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio