Studentet.info
Lajme : Rektori Hasani themelon komisionin pėr vlerėsimin e gjendjes tė F. tė Mjjeksisė
Kyqur 16-11-2006 7:24:32 (1378 Lexime)


Do tė largohen 160 Profesor tė Fakultetit tė Mjekėsisė

PRISHTINĖ, 15 NĖNTOR – Kėtė muaj pritet situatė kaotike dhe zhvillime tė nxehta nė fakultetin, i cili numėron njė tė tretėn e gjithė mėsimdhėnėsve tė angazhuar nga Universiteti i Prishtinės. Tė paktėn, 160 ligjėruesve tė Fakultetit tė Mjekėsisė janė duke iu numėruar ditėt, sepse atyre do t’u hiqet statusi prej mėsimdhėnėsi tė rregullt.

Burime tė gazetės “Iliria Post” e kanė bėrė tė ditur kėtė numėr mėsimdhėnėsish, tė cilėt nuk posedojnė thirrje akademike adekuate qė t’u mbajnė leksione studentėve ose edhe tė organizojnė mėsimin praktik.

Disa prej tyre janė bėrė ligjėrues duke mos pėrfillur dispozitat statusore. “Deri tashti e dimė se si kanė shkuar punėt dhe e dimė gjithashtu se si janė lidhur kontratat pėr mėsimdhėnės tė rregullt me kėtė fakultet.


Shumica nga ta kanė kryer fakultetin me dallavere, kanė ‘specializuar’ me dallavere, kanė lidhur kontratė pune me dallavere, dhe tani nuk mund tė presim qė brezat e rinj t’i edukojnė si duhet”, tha njė burim brenda Fakultetit tė Mjekėsisė, i cili deshi tė mos i pėrmendej emri. Ai konsideron se ėshtė ky momenti i fundit qė tė bėhet “riformatizimi” nė kėtė fakultet.

Sipas tij, nuk mund tė pritet qė gjithė ky numėr mėsimdhėnėsish edhe
aq lehtė tė largohen, dhe vlerėsoi se kėtė e bėjnė, jo pse janė tė lidhur pėr studentėt, por pse ata dėshirojnė vetėm ta afirmojnė vetveten. Ndėrkaq, gjatė ditės sė sotme rektori i UP-sė, Enver Hasani, ka marrė njė vendim pėr themelimin e njė komisioni pėr vlerėsimin e gjendjes profesionale tė stafit akademik aktual tė kėtij fakulteti.

Kėtė thotė ta ketė bėrė me qėllim tė “ekspertizės sa mė reale tė gjendjes profesionale e shkencore tė stafit akademik tė Fakultetit tė Mjekėsisė; hapjes sė perspektivės pėr marrjen nė UP tė kuadrove tė reja me cilėsi tė larta profesionale e shkencore, si njė kusht i domosdoshėm pėr reformimin e kėtij fakulteti dhe UP-sė nė pėrgjithėsi; emėrimit tė stafit akademik nė pėrputhje me Statutin e UP-sė dhe praktikave mesatare ekzistuese nėpėr fakultetet e mjekėsisė nė vendet pėrreth Kosovės; lehtėsimit tė procesit tė vendimmarrjes sė rektorit dhe organeve tė tjera tė UP-sė nė ēėshtjet e angazhimit tė stafit akademik nė procesin mėsimor dhe largimit tė kritereve joakademike dhe joproefsionale nė gjykimin e ēėshtjeve kontestuese.” Nė krye tė kėtij komisioni rektori Hasani ka emėruar Suzana Manxhukėn, prorektore nė fakultet dhe gjashtė anėtarė tė tjerė, tė cilėt pritet tė pėrballen me njė sfidė tepėr tė madhe.

Ndėr tė tjera, ky komision do tė bėjė vlerėsimin e gjendjes aktuale profesionale e shkencore tė stafit akademik, nė veēanti pėrputhshmėrinė e kėsaj gjendjeje faktike me angazhimin aktual
tė kėtij stafi. Komisioni, gjithashtu, do tė japė edhe mendimin professional dhe shkencor mbi pėrputhshmėrinė e gjendjes sė tillė me dispozitat e Statutit tė UP-sė, dhe praktikat mesatare tė fakulteteve relevante pėrtej kufirit. Pos kėsaj, do tė bėjė pėrpilimin e rekomandimeve, tė cilat do tė ndihmojnė organet e universitetit qė tė
ndėrmarrin hapa konkretė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen. Komisioni nė fjalė do ta pėrpilojė raportin pėr punėn e tij,nė njė afat prej njė muaji, ndėrsa pėr gjithė punėn e bėrė do tė pėrgjigjet para tė parit tė universitetit.

Vendimi i hyrė nė fuqi tė mėrkurėn obligon menaxhmentin e fakultetit, dekanin dhe katedrat, qė tė ofrojė tėrė informacionin e nevojshėm pėr punė efektive tė komisionit, kurse administrate e fakultetit t’i vėrė nė dispozicion tėkomisionit tė gjitha tė dhėnat e nevojshme pėr njė punė efektive.

Ndryshe, dorėheqja e Selvete Krasniqit, nga pozita prej prorektores,
duket tė ketė lidhje drejtpėrdrejt me problemin e kėtyre mėsimdhėnėsve. Burimi i lartcekur tha se versioni i dekanit Dedushaj dhe i ish-prorektores Krasniqi pėr ta tejkaluar situatėn, ėshtė sfiduar nga ai qė ka dhėnė rektori Hasani, prandaj qė tė mos gjendet nė situatė konflikti me kolegėt nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-prorektorja Krasniqi ishte dashur tė paraqiste dorėheqje tė parevokueshme.

Ndėrsa mėsohet pėr problemin me personelin akademik, punėt nuk qėndrojnė si duhet as me vlefshmėrinė e diplomave qė marrin studentėt nė kėtė fakultet. Koordinatorja e ECTS kredive, pas njė studimi tė bėrė rreth shpėrndarjes sė ECTS kredive nė vite, ditė mė parė ka vėrejtur se shpėrndarja e kredive ishte shumė e ērregullt. “Sipas Bolonjės, pėr edukim mjekėsor studenti duhet tė ketė 360 kredi, pasi ai t’i pėrfundojė studimet nė bachelor. Prandaj, momentalisht, diploma e cila tani merret nė Fakultetin e Mjekėsisė nuk ėshtė e vlefshme”, ka thėnė ajo.

Drejtuesit e fakultetit kanė edhe njė obligim pėr tė kryer deri nė mbledhjen e ardhshme tė Senatit, e cila pritet tė mbahet tė premten. Pikėrisht kėtė ditė bėhen dy javė, e qė ėshtė edhe afati i fundit, kur rektori Hasani e ka urdhėruar fakultetin qė tė pėrmirėsojė programin e tij, e mė kėtė edhe tė rregullojė ēėshtjet e ECTS-kredive, nė mėnyrė qė pas pėrfundimit tė studimeve bachelor tė diplomuarit tė kenė tė drejtė pėr tė ndjekur edhe studimet nė master, por qė diploma e tyre tė plotėsojė standardet qė kėrkon Bolonja.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio