Studentet.info
Lajme : Pjesėtarėt e sigurimit profesional zėvendėsojnė rojtarėt e fakulteteve
Kyqur 17-11-2006 6:55:39 (1309 Lexime)


Kur edhe dekanėve u ndalohet hyrja

PRISHTINĖ, 17 NĖNTOR – Ēėshtja e sigurisė sė objekteve nė tė gjitha njėsitė akademike tė Universitetit tė Prishtinės ėshtė ngritur nė atė masė sa ka ndėrruar krejtėsisht mėnyrėn e pėrkujdesjes ndaj tyre. Shumė mė vėshtirė duket ta kenė tani hajdutėt, ndėr ta edhe mėsimdhėnės e studentė, qė jo rrallėherėnuk pėrtonin tė zhvatnin ēka mundnin nga UP-ja.

Shumė shpeshndodhte qė tė bėheshin demolime nėpėr fakultete, ndėrsa punonjėsit kujdestarė tregoheshin tė paaftė pėr tė vėnė kontroll nė tėrė objektin, qė kishin pėrgjegjėsi ta siguronin. Kjo ka ndikuar qė thuaja nė tė gjitha fakultetet tė bėhen vjedhje nga mė tė ndryshmet.


Shqetėsues ka qenė fakti kur nga laboratorė tė caktuar janė vjedhur pajisje, ndėrsa dyert e tyre janė hapur e mbyllur pa u demoluar fare, meqė vetė hajdutėt kanė pasur nė pronėsi ēelėsin e dyerve tė kėtyre kabineteve. Pėrmenden edhe raste kur kompjuterėt janė nxjerrė pa pikė problemi nga zyrat e fakulteteve dhe kjo ėshtė bėrė nė sytė e punonjėsve qė kujdeseshin pėr sigurinė e objekteve.

Tė gjitha kėto e patėn shtyrė strukturėn e re tė universitetit qė nė fillim
tė muajit gusht tė shpallte tenderin, pas tė cilit kompani profesionale, qė garantojnė siguri, ta marrin pėrsipėr edhe kėtė ēėshtje nė tėrė Universitetin e Prishtinės. Procedura e tenderimit ka pėrfunduar, ndėrsa ka njė kompani fituese, qė nuk i dihet emri. Tė paktėn kėtė nuk e tregojnė zyrtarėt e universitetit, ndėrkohė qė pjesėtarėt e kėsaj
kompanie jo rrallėherė, nė kėto dy javė, kanė shkėmbyer fjalė tė nxehta me mėsimdhėnėsit dhe studentėt, tė cilėve ua kanė pamundėsuar hyrjen nė fakultet pas orės 20:00. Nga kjo pengesė, nė disa raste, nuk janė kursyer as dekanėt.
“Unė isha pas orės tetė tė mbrėmjes nė fakultet dhe rojet mė thanė se kishin urdhėr qė pas kėsaj ore tė mos i hapnim dyert e fakultetit”, tha dekani i Fakultetit tė Shkencave Matematike Natyrore, Isa Elezaj, derisa u shpreh se ishte lejuar tė hynte nė zyrėn e tij vetėm pasi u kishte treguar rojtarėve tė rinj se kush ishte.

Dekani Elezaj pėrmendi disa faktorė qė thonė se nuk duhet vėnė kufizime as profesorėve, por as studentėve pėr tė hyrė nė fakultet. Ai pohon se ka disa fakultete a departamente tė cilat i kanė specifikat e veta, dheshumė nga mėsimdhėnėsit apo edhe studentėt bėjnė punė eksperimentale dhe qėndrojnė nė laboratorė deri nė mesnatė apo edhe mė vonė.Selman Selmanaj ėshtė mėsimdhėnės veteran nė Fakultetin Ekonomik. Ai pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalon nė laboratorin qė ka nė fakultet. Deri tashti, atij nuk i kishte ndodhur qė dikush t’ia ndalonte hyrjen, pa marrė parasysh kohėn se kur ishte paraqitur, dhe tashti i duket ēmenduri qė dikush t’ia ndalojė kėtė.

“Unė e kam kabinetin nė fakultet.
Ėshtė punė e imja kur shkoj e kur tė mos shkoj nė tė, prandaj edhe nuk ėshtė e drejtė e askujt qė tė ma ndalojė hyrjen”, tha me pezėm profesor Selmanaj. Ndėrkaq, gazeta “Iliria Post” ka kohė qė ka tentuar tė marrė njė informacion nga zyrtarėt e Rektoratit pėr kėtė
ēėshtje. Saktėsisht mė 1 nėntor dėrguam disa pyetje nė adresėn elektronike tė zyrtares pėr informim nė Rektorat, dhe deri tashti nuk kemi njė pėrgjigje. Procedurat e vėna nga Rektorati janė tė atilla qė fillimisht duhet t’i dėrgosh pyetjet me e-mail e pastaj tė caktohet termini apo tė kthehen pėrgjigjet.

Pyetja e parė kishte pėr qėllim tė njoftoheshim se cila kompani ishte
fituese e tenderit, sa kompani kishin qenė nė garė dhe sa pjesėtarė ka angazhuar kompania pėr tė bėrė sigurimin e tė shtatėmbėdhjetė njėsive akademike dhe vetė Rektoratit.

Pos kėsaj, interesoheshim tė denim pėr fatin e nėpunėsve tė deritashėm tė UP-sė, tė cilėt e kanė kryer punėn qė tani bėjnė pjesėtarėt e sigurimit. Na interesonte tė sjellim informacionin se
a do t’u ndėrpritet kontrata kėtyre nėpunėsve apo do tė inkuadroheshin edhe ata nė kompaninė fituese tė tenderit.
Gjithsesi, kėrkonim tė dinim se cili ėshtė detyrimi i vet universitetit
ndaj kėtyre punėtorėve, pjesa mė e madhe e tė cilėve tashmė janė nė
moshė tė shtyrė. Dhe tė gjitha kėto mbetėn pa pėrgjigje,edhe pse pyetjet u ridėrguan pas dy ditėsh.

Derisa nuk dihet fati i punonjėsve tė angazhuar nga universiteti pėr kėtė qėllim, tė cilėt kishin kontrata tė rregullta pune, ekziston njė version jozyrtar ku thuhet se kėta punonjės mund tė jenė prapė nė kėto vende, por vetėm do tė lidhin kontrata pune me kompaninė
fituese tė tenderit, ndėrsa lipset nga ta punė profesionale.
I njėjti fat duket se do t’i pėrcjellė edhe punonjėsit qė kujdesen pėr pastėrtinė nė fakultetet e UP-sė.

Pa mundur ta durojė erėn kundėrmuese nėpėr tėrė lokalitetin e fakulteteve, rektori Hasani ka vendosur t’I zėvendėsojė pastruesit qė kanė kontrata pune me UP-nė me punonjės tė kompanive tė specializuara pėr kėtė qėllim. Burime tė gazetės kanė bėrė
tė ditur se edhe procedura pėr kėtė ēėshtje ėshtė nė fillim e sipėr dhe
pritet qė tė pėrzgjidhet kompania, e cila do tė pėrkujdeset pėr mbajtjen e pastėrtisė nė gjithė hapėsirėn universitare.
Hasani nė njė moment nuk ka hezituar tė pohojė se institucioni publik, ku pastėrtia ėshtė nė nivelin mė tė ultė, ėshtė vetė Universiteti i Prishtinės.

Nga: Besnik Krasniqi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio