Studentet.info
Lajme : Vazhdojnė Protestat e studentėve nė USHT
Kyqur 18-11-2006 15:12:34 (2120 Lexime)


Alfa”-t shkuan tė pėrzėnė protestuesit, ikėn nga kamerat

TETOVĖ, 18 NĖNTOR - Nė ditėn e tretė tė protestave tė studentėve tė Programit Studimor tė Kulturės Fizike (PSKF) nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), pjesėtarė tė njėsisė speciale policore "Alfa" janė pėrpjekur tė shpėrndajnė me dhunė protestuesit,qė ishin tubuar nė hapėsirat e rektoratit, ku ndodhet PSKF-ja.

Incidenti ka pėrfunduar vetėm me konfrontim verbal, pasi "Alfa"-t janė
larguar kur kanė vėrejtur se studentėt incizojnė me kamera. Ngjarjen e ka konfirmuar Xhevxhet Jusufi, koordinatori i protestave. "Sot, nė ditėn e tretė tė protestave, ndodhi njė incident. Erdhėn "Alfat" dhe kėrkuan nga studentėt tė largohen.

Mirėpo, me tė vėrejtur se studentėt nxorėn kamerat tė incizojė, ata u larguan", tregon Jusufi. Ai gjithashtu tha se protestuesit posedojnė kasetėn ku ėshtė filmuar e gjithė ngjarja.


"Edhe pėrkundėr tentimit qė tė frikėsojnė studentėt, pjesėmarrja e tyre ishte mė masive, kurse protesta mė madhėshtore", u shpreh koordinatori i protestave tė PSKF-sė.

Ndryshe, Kėshilli protestues kėrkon nga rektori Sadi Bexheti tė kthejė nė punė profesorėt Sali Eminin, Ibrahim Deharin dhe Vullnet Ahmetin. Ky i fundit u suspendua, kurse dy tė parėt u pėrjashtuan pas ngritjes sė aktpadisė penale pėr rrahjen e profesorit Myftar Zyberi, mė 26 tetor. Skandali ndodhi pasi Zyberi u emėrua shef i PSKF-sė nga rektori Bexheti. Tė mėrkurėn, nė ditėn e dytė tė protestave, ai vuri nė pikėpyetje funksionimin e mėtutjeshėm tė PSKF-sė, e cila u legalizua
nga ish-ministri Aziz Pollozhani, gjashtė muaj pas nxjerrjes sė Ligjit pėr themelimin e USHT-sė.

Kultura fizike kishte mbetur jashtė kornizės ligjore, ndėrsa akreditimi i
kėtij programi studimor ishte rezultat i protestave dhe grevės qė organizuan studentėt me nė krye Myftar Zyberin, i cili nė incidentin e muajit tė kaluar u akuzua si "tradhtar" i fizkulturės.

Pankarta me akuza tradhtie studentėt kanė mbajtur nė dorė edhe ditėn e tretė tė protestave. "Jashtė tradhtarėt nga UT-ja", "O Bexhet Toēi, o Sveti Kiril", kanė brohoritur ata. Rektori Bexheti ka vlerėsuar se "studentėt e Kulturės Fizike janė manipuluar nga profesorėt qė duhet tė largohen nga ky program studimor".

Largimi i profesorėve pa tituj shkencorė ėshtė shpjeguar me nevojėn e formimit tė organeve tė Universitetit sipas kritereve ligjore. Nė kėtė drejtim USHT-ja ka marrė vlerėsime negative nga Inspektorati Shtetėror i Arsimit, i cili vė nė pikėpyetje funksionimin e shumė programeve studimore tė USHT-sė, nė mesin e tė cilave edhe PSKF-ja.

Kėto konstatime tė Inspektoratit, sikurse ka shpjeguar ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, nuk janė rezultat i mungesės sė kuadrit tė kualifikuar, por rezultat i procedurave tė parregullta qė janė ndjekur nė USHT gjatė formimit tė organeve.

Konkretisht, profesorėt janė punėsuar me kontratė dhe jo me marrėdhėnie tė rregullt pune, qė ligjėrisht pamundėson emėrimin e tyre ne organet e Universitetit. Kjo, sepse, sipas ministrit Rushiti, deri janė mbajtur tė mbyllura 64 vende pune.

Nga: GĖZIM SULEJAMNI & LAURA PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio