Studentet.info
Lajme : Ambasada e SHBA-sė prezanton programet e reja nė kuadėr tė javės sė arsimit
Kyqur 19-11-2006 6:23:18 (2555 Lexime)


Bursat, nis aplikimi pėr studime nė Amerikė

TIRANĖ, 19 NĖNTOR- Ambasada Amerikane nė Tiranė ka lanēuar hapjen e aplikimit pėr bursa nė Shtetet e Bashkuara. Kėtė vit ofrohen dy lloj bursash J. William Fulbright pėr studentė dhe studime tė thelluara, si dhe bursa Hubert H. Humphrey pėr profesionistė nė mes tė karrierės sė tyre. Programi mė i ri i ofruar pėr herė tė parė nė vitin 2006 ėshtė programi Fulbright pėr studime doktorature nė shkenca.

Drejtoresha e zyrės sė marrėdhėnieve me publikun pranė ambasadės sė SHBA-sė, Stephanie Wickes, u shpreh gjatė njė interviste pėr "Shqip" se "periudha e aplikimit fillon nė pranverėn ose verėn e vitit paraprirės, kėshtu tė interesuarit mund tė aplikojnė nė pranverė/verė 2007 pėr tė filluar studimet nė vjeshtėn e 2008-ės". Prezantimi i sezonit tė ri tė aplikimit, ėshtė bėrė nė kuadėr tė Javės sė Arsimit Ndėrkombėtar, 13-17 nėntor, ku ambasada organizoi njė sėrė aktivitetesh


Pėr kėtė vit, degėt ku mund tė studiojnė shqiptarėt, janė tė shumta, si: Komunikim/Gazetari, Shkenca Shoqėrore dhe Natyrore, Bujqėsi, Inxhinieri, Biznes, Administrim Publik, Psikologji, Letėrsi dhe Gjuhėsi, Biblioteka, Edukim, Teatėr/Kėrcim, Juridik, Ekonomik, Menaxhim Burimesh Njerėzore, Planifikim Urban, Politika dhe Administrim tė Shėndetit Publik, Administrim nė Arsim.

Kriteret pėr tė fituar janė relativisht tė thjeshta. Por tė dy llojet e bursave kanė elemente tė veēante. Kėshtu, pėr bursėn Fulbright pėr studentė, aplikanti duhet tė plotėsojė kėto kritere: tė ketė mbaruar studimet universitare, tė ketė minimumi dy vjet pėrvojė nė fushėn e studimit, tė ketė aftėsi tė mira drejtimi, tė ketė nivel tė pėrshtatshėm tė gjuhės angleze, tė jetė shtetas shqiptar. Pėr bursėn Fulbright pėr studiues, aplikanti duhet tė plotėsojė kėto kritere: tė ketė gradėn doktor, master, ose pėrvojė profesionale tė barazvlefshme, tė ketė minimumi pesė vjet pėrvojė nė dhėnie leksionesh apo studime nė fushėn e propozuar, tė demonstrojė aftėsi nė punė kėrkimore, tė ketė nivel tė pėrshtatshėm tė gjuhės angleze, tė jetė shtetas shqiptar. Ndėrsa pėr bursėn Hubert H. Humphrey, aplikanti duhet tė plotėsojė kėto kritere: tė ketė mbaruar studimet universitare, tė ketė pesė vjet pėrvojė thelbėsore profesionale, tė ketė aftėsi tė mira drejtuese, tė ketė nivel tė pėrshtatshėm tė gjuhės angleze, tė jetė shtetas shqiptar.


Formularėt e aplikimit mund tė gjenden pranė Dhomės Amerikane tė Leximit, pranė Rektoratit tė Universitetit tė Tiranės, sallės "American Corner" pranė Bibliotekės Kombėtare, pranė Qendrave tė Kėshillimit Studentor nė Universitetin e Shkodrės dhe Elbasanit, si dhe nė website-in e ambasadės sė SHBA www.tirana.usembassy.gov

Formularėt e plotėsuar nė anglisht, sė bashku me dokumentet plotėsuese - tri letra reference sipas formatit, bashkėngjitur formularin mjekėsor, dokumentet e tjera si: diploma, certifikata e notave, certifikata kualifikimi apo trajnimi, botime, njė CV tė plotė dhe njė fotokopje tė pasaportės. Gjithashtu, duhet kopje tė provimeve TOEFL, GRE ose GMAT (sipas fushės sė studimit), tė cilat pranohen pranė Dhomės Amerikane tė Leximit.

Fituesit

Tri fazat e pėrzgjedhjes

Faza e parė e pėrzgjedhjes realizohet nga personat pėrgjegjės pėr programet nė zyrėn e marrėdhėnieve publike nė bazė tė aplikimit dhe rezultatit tė TOEFL-it. Nė fazėn e dytė, kandidatėt e pėrzgjedhur intervistohen nga njė komision i pėrbėrė nga personat pėrgjegjės pėr programet nė Zyrėn e Marrėdhėnieve Publike dhe specialistė tė tjerė tė fushave tė ndryshme. Nė fazėn e tretė, aplikimet e kandidatėve tė pėrzgjedhur pas intervistimit shqyrtohen nga bordi i bursės Fulbright nė Washington DC, i cili merr dhe vendimin pėrfundimtar.

Nga: Riviera DEDAJ




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio