Studentet.info
Lajme : Rektori I USHT-se Uron Mirėseardhje
Kyqur 19-11-2006 8:56:16 (1769 Lexime)



Sadi Bexheti Uron Mirėseardhje ne USHT


Te nderuar studente, profesore, administratore te USHT-se, deshiroj t’ju mirepres dhe t’ju deshiroj shume sukses ne punen tuaj dhe gjithashtu te tjeret i faleminderoj qe dhane kontribut dhe qe moren pjese ne menyra te ndryshme per ta ndihmuar Universitetin per te ekzistuar, per te funksionuar, si dhe faleminderoj te gjithe qe kontribuan per ta zyrtarizuar Universitetin si nje institucion publik i edukimit te larte. Universiteti Shteteror i Tetoves eshte nje institucion i edukimit te larte, kryesisht i orientuar drejt shkences, arteve dhe si nje trup i pavarur, ku misioni i tij eshte te edukoje dhe te emancipoje popullaten e Republikes se Maqedonise dhe gjetke.


Universiteti shteteror i Tetoves u themelua me 17 dhjetor 1994 si nje iniciative e intelektualeve Shqiptare ne Republiken e Maqedonise, partive politike Shqiptare, shoqerive joqeveritare dhe te gjithe njerezit qe u perkushtuan ndertimit te nje baze edukative ne shtet dhe jashte shtetit.


Nje dekade e ekzistimit dhe e funksionimit te ketij institucioni edukativ, eshte njera nga epokat e medha te punes dhe sakrifices, dhe zotimet qe ky universitet duhej t’i arrij me sukses dhe t’i tejkaloje e t’i mposhte te gjitha sfidat qe ka hasur gjate rruges. Pas nje dekade pune, Universiteti Shteteror i Tetoves, dhe me demokratizimin e shtetit, qeveria e Republikes se Maqedonise filloi dhe mori nje qendrim te pranoje kete Universitet dhe me vone me procedura parlamentare me 22 shkurt 2004, Parlamenti i Republikes se Maqedonise pas nje debati te gjate e votoi dhe zyrtarisht e pranoi Universitetin. Akti i pranimit zyrtare i USHT-se, padyshim eshte nje moment historik madheshtor dhe mban implikime te medha per kete institucion.

Gjithashtu, kontribut shume te madh per pranimin zyrtare te Universitetit kane dhene: qeveria, parlamenti, komisioni iniciues per themelimin e Universitetit si nje institucion edukativ publik ne Tetove, komuniteti nderkombetar dhe gjithe te tjeret te cilet e bene te mundur kete dhe te cileve ne u falenderohemi jashtezakonisht. USHT-ja perbehet nga kater fakultete dhe me nje qender te studimeve politeknike. Ne kete Universitet numri i pergjithshem i studenteve eshte 12036, prej te cileve 10226 jane qytetare te Republikes se Maqedonise, perderisa 1100 jane studente te huaj.

Nga numri i pergjithshem i studenteve, 8229 jane te rregullt, ndersa 1997 i ndjekin ligjeratat si studente me korrespodence. Ne kete Universitet numri i pergjithshem i studenteve te cilet kane diplomuar eshte 940, prej te cileve 120 tani me kane marre diploma, ndersa te tjeret ende iu nenshtrohen procedurave per njohjen e diplomave te tyre. Stafi mesimdhenes i Universitetit perbehet prej 270 lektore, 91 prej te cileve jane me orare te plote dhe 179 jane me orare te caktuar. Stafi akademik i Universitetit ka nje spekter te pergjithshem te edukatoreve, asistente te rinje dhe profesore me orare te plote, te cilet jane te kalibrit me te larte qe posedon stafi akademik dhe stafi intelektual. Administrimi i Universitetit perbehet nga 30 administratore teknik, ne fusha te ndryshme te punes.

Procesi arsimoro-shkencor i mesimit zhvillohet me metoda bashkekohore te mesimdhenies. Ne kete Universitet eshte aplikuar reforma e edukimit te larte sipas sistemit me transfer kredi ose shkurt sistemi ECTS. Qellimi i ketij institucioni eshte te arrije trendet e tanishme te edukimit te larte dhe t’u bashkohet Universiteteve Europjane dhe atyre Boterore. Deshira ime eshte qe ky Universitet te behet i dalluar ne te ardhmen dhe te arrij nje shkalle edukative moderne dhe bashkekohore.

Prof.Dr. Sadi Bexheti
Rektori i Universitetit Shtetėrot tė Tetovės




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio