Studentet.info
Lajme : Universitetet e Kosovės, tė Maqedonisė e tė Shqipėrisė shesin tituj akademikė
Kyqur 20-11-2006 5:33:17 (3865 Lexime)


Kosovarėt japin e marrin diploma false

PRISHTINĖ, 20 NĖNTOR – Kosova, pos qė blen tituj akademikė nė universitetet e Shqipėrisė e tė Maqedonisė, duket t’ua kthejė kėtė tė “mirė” tė dyja vendeve fqinje. Universiteti i Prishtinės (UP) konsiderohet tė jetė ndėr fabrikat, qė prodhon e pastaj servon nė treg diploma false. Diploma tė tilla, pos qė u shėrbejnė individėve tė caktuar pėr tė kryer veprimtari brenda kufirit, njė pjesė e madhe shkojnė edhe nė shtetet fqinje.

UP-ja diploma politikanėve shqiptarė nė Maqedoni

Nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė (MPB) dhe nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės (MASH), po tė kėtij shteti, thonė se kanė zbuluar diploma tė falsifikuara qė kanė shkuar atje nga Kosova. “Me diplomat e UP-sė mė sė shumti janė furnizuar funksionarėt e partive politike tė shqiptarėve nė Maqedoni”, bėn tė ditur njė gazetė periodike e atjeshme.


“Shumė politikanė tė njohur nga Maqedonia, tė cilėt nė vitin 1989 i kishin ndėrprerė studimet, kur Beogradi e pezulloi tė drejtėn e shkollimit nė gjuhėn shqipe, pas vitit 1999 i morėn diplomat, duke i shfrytėzuar lidhjet politike me Prishtinėn”, bėn tė ditur javorja “Nacional”. Mėsohet se interesim mė tė madh nga shqiptarėt e Maqedonisė ka pėr titujt e magjistraturės dhe tė doktoratės, tė cilėt u duhen pėr t’u punėsuar nė dy universitetet shqiptare tė atjeshme, nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) dhe nė Universitetin e Evropės Juglindore (UEJL).

Rasti mė konkret ėshtė ai i magjistraturės sė Naser Ademit, i cili njėkohėsisht punonte edhe si dekan i Fakultetit Juridik tė USHT-sė. Pas zbulimit tė plagjiaturės, Fakulteti Juridik i UP-sė pati filluar ta shqyrtonte rastin, kėshtu qė ankesat mbėrritėn, madje deri nė Ministrinė e Arsimit, tė Shkencės e tė Teknologjisė (MASHT). Ai pati magjistruar me temėn “Vepra penale nga shėrimi pa pėrgjegjėsi i pacientit”, tė cilėn mė vonė, si libėr tė vetin e publikoi, tashmė profesori i ndjerė i Fakultetit Juridik, Fadil Batalli.

Kėto botime kanė 18 faqe identike, tė cilat kryesisht ishin marrė nga skriptet e profesorit tė ndjerė. Pos kėsaj, diplomat prishtinase hyjnė nė punė edhe pėr qėllime tė tjera. Njė pjesė e madhe u shėrbejnė individėve pėr t’u bėrė edhe drejtorė tė shkollave tė mesme dhe fillore. “Diplomat e tyre kryesisht merreshin (dhe merren) nga shkollat e larta nė Pejė e nė Mitrovicė, kurse pastaj vinin nė Prishtinė pėr tė marrė diplomė fakulteti”, thotė njė profesor i Universitetit tė Prishtinės, i cili insistonte tė mbetej anonim.

SHPK-ja arreston falsifikatorin kosovar
Jo vetėm shtetasit e Maqedonisė shėrbehen me diploma jo tė rregullta, tė marra nė Kosovė. Raste tė njėjta janė shėnuar edhe nė Shqipėri, e gjetiu. Por, shpesh ka ndodhur qė diploma tė dyshimta kanė ardhur nga universitetet shqiptare tė tė dyja shteteve fqinje, Shqipėrisė e Maqedonisė. Jo mė larg se njė muaj mė parė, Shėrbimi Policor i Kosovės (SHPK) ka bėrė tė ditur se ka arrestuar njė njeri, i cili kishte bėrė falsifikimin diplomės nė Universitetin e Tiranės.

“Njė mashkull kosovar/shqiptar dyshohet se ka falsifikuar notat dhe diplomėn e Fakultetit tė Farmacisė nė Universitetin e Tiranės, ku ka bėrė vepėr penale. I dyshuari me urdhėr tė Prokurorit Komunal/Prishtinė ėshtė paraburgosur mė 17.10.2006”, thuhet nė raportin e policisė. Ky ėshtė njė sinjal shumė i vogėl krahasuar me atė qė po nė kėtė kohė ka ardhur nga Maqedonia. Ministria e Arsimit e kėtij vendi ka alarmuar se ka mė shumė se 300 diploma qė janė nė treg, tė marra nė dy universitetet nė Tetovė, kryesisht nė USHT, dhe tė cilat nuk janė tė rregullta. Ministri, Sylejman Rushiti, pati thėnė se pikėrisht ky ėshtė shkaku qė sė shpejti do ta vizitojė personalisht Prishtinėn, pėr ta njoftuar homologun e tij, Agim Veliu, mė pėr sė afėrmi me kėtė rast. Nė kėtė kohė, nė njė debat pėr arsimin e lartė, ėshtė alarmuar se Kosova ka fuqinė punėtore mė tė paarsimuar nė rajon. Leon Malazogu nga KIPRED-i tha se nė kėtė situatė kontribut janė duke dhėnė edhe vetė studentėt e profesorėt, te tė cilėt nuk vėrehet pėrkushtim pėr shkencėn dhe mėsimdhėnien nė universitet.

Institucionalistėt heshtin

Njerėzit e institucioneve duken tė jenė tė pėrmbajtur nė deklaratat e tyre, kur ėshtė nė pyetje korrupsioni nė arsimin sipėror. Deri tashti nuk dihet tė jenė marrė masa konkrete nga MASHT-i ndaj individėve qė janė tė pėrfshirė nė korrupsion, kudo nė sektorin e arsimit sipėror.
Bud Dedaj, kėshilltar i kryekuvendarit Kolė Berisha, njėherėsh edhe drejtor rajonal i WUS Austria, edhe pse nuk ka mohuar se flitet me tė madhe pėr korrupsionin qė ngjet nė institucionet e arsimit tė lartė, ai nuk tha se ekziston dukuria e marrjes sė mitos dhe dhėnies sė saj nė universitete. “Derisa nuk ka fakte konkrete, nuk mund tė them se ka korrupsion apo jo”, theksoi Dedaj, i cili nuk mohoi se kishte dėgjuar, madje, edhe pėr blerje tė titujve akademikė, ndėrkaq tha tė mos i ishin ofruar atij fakte pėr kėtė gjė. Por, njėri nga dekanėt e fakulteteve
tė Universitetit tė Prishtinės i ka ofruar gazetės “Iliria Post” fakte tė bollshme, qė tregonin gjurmėt e korrupsionit. Me kėtė rast u paraqitėn biseda telefoni, ku njėri nga shumė studentėt e Maqedonisė qė studion nė Prishtinė, qė mbronte tezėn e magjistraturės, ėshtė detyruar t’i japė profesorit 1.200 euro nė njė moment, ndėrsa nė njė tjetėr janė pėrmendur tė jenė dhėnė 500 euro. Pos kėsaj, gazetės i janė prezantuar disa dosje tė tė diplomuarve, diplomat e tė cilėve ishin shumė tė parregullta. Bėhet fjalė pėr diploma tė marra nė USHT, nė falsifikimin e tė cilave figuronin tė kenė marrė pjesė disa emra tė profesorėve, shumė tė respektuar nė Prishtinė.

Burimi nė fjalė tha se dosjet e njėjta gjenden edhe nė Zyrėn pėr Nostrifikimin e Titujve Akademikė, qė funksionon nė kuadėr tė MASHT-it. Nė dosjet qė ka “Iliria Post” shihen mėsimdhėnės tė Fakultetit tė Mjekėsisė dhe ata tė Kulturės Fizike, tė cilėt kishin vėnė nota nė indekse shumė muaj mė vonė pasi studentėt kishin diplomuar.

Alarmojnė edhe ndėrkombėtarėt

Ndėrkohė, nė njė raport tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, tė publikuar nė shkurt tė vitit 2006, fokusohet standardi i ultė i tė diplomuarve nė Prishtinė. Sipas kėtij raporti, tė diplomuarit nė Prishtinė janė tė papėrgatitur, pa mundėsi pėr t’u punėsuar dhe nuk janė tė gatshėm t’i mbėshtesin institucionet shtetėrore. Edhe rektori, Enver Hasani, nė njė debat publik pranoi se doktorėt dhe magjistrat pas vitit 1999 janė ndėr mė problematikėt.

Kjo duket ta ketė shtyrė rektorin qė tė formojė komisione pėr shqyrtimin e titujve akademikė tė vetė mėsimdhėnėsve tė UP-sė. Gjatė javės qė shkoi gazeta pėrmendi numrin 160 tė mėsimdhėnėsve tė Fakultetit tė Mjekėsisė, pėr tė cilėt dyshohet se kanė tituj tė marrė nė mėnyrė jo tė rregullt ose qė kanė shkelur procedurat statutore pėr t’u bėrė mėsimdhėnės. Nė UP nga viti 1990 deri nė vitin 2006 janė prodhuar sė paku 315 doktorė shkencash dhe 502 magjistra.
Jo rrallėherė janė shėnuar raste kur kėta kuadro kanė mundur t’i korruptojnė profesorėt pėr notat, kurse disertacionet pėr doktor dhe magjistėr i kanė pasur plagjiat ose kanė paguar profesorė tė tjerė pėr t’ua pėrgatitur.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio