Studentet.info
Lajme : Me1.5euro nga studenti Juridiku tbėhesh studenti Edukimit
Kyqur 25-11-2006 6:28:47 (1959 Lexime)

Studentėt, prodekani abuzoi me ne


PRISHTINĖ, 24 NĖNTOR – Studentėt gjilanas tė Fakultetit tė Edukimit akuzojnė prodekanin Bahtjar Kryeziu se ka abuzuar me ta, kur i ka obliguar afėr 1.000 studentė qė tė paguajnė nga 1.5 euro pėr t’u pajisur me karta identifikuese. Njė vendim i tillė I prodekanit Kryeziu kishte ardhur pak ditė pasi vetė ai kishte kundėrshtuar iniciativėn e studentėve pėr t’u pajisur me kėto karta. Studentėt thonė se ata janė detyruar qė tė shkojnė nė njė qoshk privat, dhe se secili qė ka dashur tė pajiset me tė tillė kartė ka mundur ta bėjė kėtė, madje pa qenė fare student i fakultetit tė Edukimit.

Lirie Hoxha, njėra prej anėtarėve tė Kėshillit lokal tė studentėve, tregon se si ky kėshill ka kėrkuar qė tė pajisen tė gjithė studentėt me kėtė kartė identifikimi, dhe se si kjo iniciativė ėshtė kundėrshtuar ashpėr pastaj nga prodekani Kryeziu, meqė thotė tė ketė konsideruar prodekani se i vetmi dokument identifikues pėr studentėt ėshtė indeksi.

“Ēuditėrisht, jo pak ditė pas kėrkesės sonė pamė njė vendim tė lėshuar nga prodekani, qė thoshte se secili student do tė duhej tė pajisej me kėtė dokument”, u shpreh ajo. Ndėrkaq, Xhevdet Dėrguti, sekretar i Parlamentit tė Studentėve shprehet tė jenė alarmuar me tė tillė veprim tė njė zyrtari tė fakultetit, tė cilit i jep “epitetin” e njeriut tė korruptuar.


“Vetėm pas dy ditėsh tė iniciativės sė studentėve prodekani ka nxjerrė njė vendim me tė cilin obligohen studentėt qė ta nxjerrin bexhin, nė njė qoshk privat. Njė veprim i tillė e ka emrin korrupsion, meqė kėtė e ka bėrė prodekani pėr pėrfitime personale.

Ky ėshtė abuzim”, tha Dėrguti. Ai kishte shkuar nė Gjilan pėr tė vėrtetuar se ishte apo jo e vėrtetė ajo qė kanė transmetuar studentėt nga atje, dhe theksoi se edhe pse studion juridikun kishte arritur tė pajisej me njė tė tillė dokument. Procedura ishte e lehtė, thotė ai, meqė vetėm duhej tė paguash 1.5 euro, tė tregosh emrin dhe tė tė bėhej njė foto me anė tė celularit, dhe kjo kartė identifikuese bėhej gati.
Pas kėsaj, Parlamenti i Studentėve kėrkon pėrgjegjėsi nga prodekani Bahtjar Kryeziu, dhe u bėnė thirrje drejtuesve nė dekanat e rektorat qė tė marrin masa ndaj tė tillė individėve tė cilėt bėjnė pėrfitime materiale nga xhepi varfanjak i studentit. Por, Mejdi Elezi, dekan nė Fakultetin e Edukimit, i kundėrshton tė gjitha akuzat e studentėve. Ai shprehet se ishte vetė kėrkesė e studentėve dhe se nuk ėshtė bėrė kurrfarė keqpėrdorimi nė kėtė rast.

“Dėgjoni, ka mjaft organizata studentore dhe secila mundohet tė bėjė organizime pėr vete, prandaj unė sot dėgjova pėr kėtė shqetėsim dhe prodekani mė ka siguruar se kurrfarė parregullsie nuk kishte. Ėshtė tjetėr ajo se ēfarė interesash kanė organizatat”, tha dekani Elezi. Sido qė tė jetė, fakti se me tė tillė dokument mund tė pajiset secili qė ofron paratė dhe emrin e mbiemrin, tregon pėr njė punė jo edhe aq tė ndershme.

Pajisja me kėtė kartė do tė shėrbente qė tė identifikoheshin mė lehtė studentėt nga individė tė tjerė qė sillen nėpėr objektet universitare, por kur ajo kartė identifikuese i lėshohet edhe atyre qė nuk janė studentė tė edukimit, e gjithė kjo punė humb kuptimin.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio