Studentet.info
Lajme : Rektori i UP-sė thotė se ėshtė i vetmi kosovar qė ka studime tė rregullta tė PHD
Kyqur 29-11-2006 5:10:59 (1866 Lexime)


Enver Hasani shpif dhe fyen rėndė doktorėt e shkencave

PRISHTINĖ, 28 NĖNTOR – Nuk mbahet mend njė fyerje mė e madhe qė i ėshtė bėrė Universitetit tė Prishtinės, profesoratit dhe kosovarėve, qė kanė tituj doktorė shkence, se sa fyerja qė publikisht ka lansuar Enver Hasani, rektor i Universitetit tė Prishtinės, kur ka deklaruar se na qenka i vetmi qė ka bėrė studime tė rregullta tė doktoratės.

Kėtė qėndrim, nėpėrmjet njė e-maili, Hasani ia ka shprehur njė profesori dhe doktori tė shkencave mjekėsore nė Uashington, emri i tė cilit ėshtė i njohur pėr ueb-faqen “www.floart-press.blogspot.com”, dhe tė cilin e ka lutur qė ta shpėrndajė kėtė e-mail gjithandej.
Deklarata e tė parit tė UP-sė ka ardhur pas njė hulumtimi tė bėrė nga gazeta “Iliria Post”, ku ėshtė mėsuar se Enver Hasani nuk i ėshtė nėnshtruar fare procedures sė nostrifikimit tė titujve akademikė tė marrė jashtė vendit, e qė me njė udhėzim administrativ tė Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės e tė Teknologjisė obligohen t’i nėnshtrohen kėsaj procedure tė gjithė individėt qė kanė mbrojtur tituj akademikė jashtė Kosovės.


Artikulli i datės 7 nėntor, qė mbante titullin “A ka Hasani doktoratė tė vlefshme?” bėri bujė, ndėrsa ishte dhe vazhdon tė jetė temė diskutimi nė forumet e shumė ueb-faqeve tė ndryshme, pėrfshirė kėtu edhe atė
“Alb-Shkenca”. Asnjė reagim nuk kishte ardhur nga Hasani pėr shkrimin e bėrė, ndėrsa ishte munduar qė t’u hidhte hi syve shumė njerėzve, tė cilėt ishin interesuar pėr titujt akademikė tė tij.

Shpjegimin ishte munduar t’ua bėjė nė mėnyrė individuale, nėpėrmjet shpifjeve dhe fjalorit tė pamatur, por ai nuk kishte marrė asnjėherė guximin qė publikisht tė jepte arsyet pse ai nuk i ishte nėnshtruar procedurės sė nostrifikimit. Hiq mė larg se me datė 21 tė kėtij muaji redaksia i ka dėrguar rector Hasanit, nė adresėn e tij elektronike, kėtė pyetje: “Pse deri tashti nuk i jeni nėnshtruar procedurės sė nostrifikimit tė titujve akademikė, dhe a keni ndėrmend ta bėni kėtė?”.

Dhe pėrsėri heshtje e pakuptimtė e tij.
Ai nuk i bėri tė ditura as sot arsyet, ndėrsa me datė 10 tė kėtij muaji i ka shkruar koleges sė tij pėrtej atlantikut, nga adresa e tij elektronike:
enver.hasani@uni-pr.edu, nė lidhje me nostrifikimin e titujve. I zėnė ngushtė me tė vėrtetėn qė ka qitur nė shesh “Iliria Post”, ai ka gjuajtur akuza tepėr tė rėnda pėr gjithė redaksinė, pa dhėnė kurrfarė faktesh, tė cilat lipset tė bėheshin publike nga ai.

Rektorit fillimisht i kishte ardhur njė postim nga kolegia e tij, sikundėr edhe nga shumė tė tjerė, sė cilės i ka treguar se nė kohėn kur ėshtė publikuar shkrimi pėr mungesė tė nostrifikimit tė kėtyre titujve, ai gjendej jashtė vendit. “Une isha ne France dhe me treguan per shkrimin ne fjale. Me beso se nuk me kishte shkuar ndonjehere mendja qe dikush mund te kontestoj titujt e mi shkencor”, shkruan Hasani, pėr tė “shpjeguar” pastaj se: “U mor vesh, arsyeja primare eshte se pas shkrimit qendrojne sherbimet paramilitare te Kosoves
se sotme, shefat e sherbimeve informative ilegale, te cilat jane ne sherbim te dreqit e te birit, sic e thote mileti yne”. (fjalėt e tij botohen pa ndėrhyrje redakture dhe lekture, qė tė shihet se ē’kulturė dhe dashuri ka ai pėr gjuhėn shqipe, me titujt e tij shkencor qė i ka –vėrejtja jonė).

Ai mė pas thotė se, arsyeja kryesore pse mund tė shkruhet njė shkrim i tillė ėshtė kjo: “Per fat te keq une jam i vetmi ne Kosove, he per he, qe ka studime te rregullta te doktorates. Studimet, sic e dini, zgjasin kater vite dhe ka nje semester pra kater e gysme. Ketu kam pasur veshtire dhe akoma nganjehere kam veshtiresi qe t’ua spjegoje disave konceptim “studime te doktorates”. Ketu me studime nenkuptohet vetem disertacioni dhe kjo eshte vetem nje per qind e punes, sic e dini dhe ju”. Hasani tregon se ka stopuar ēdo doktoratė pėr shkak, siē thotė ai, tė “parregullsive masive”, por nuk harron tė denigrojė doktorėt e tanishėm meqė konsideron se nė tė shumtėn e rasteve doktoratat janė bėrė shkel e shko, por edhe nė mėnyrė kundėrligjore.

Hasani tregon se ka studiuar nė Turqi, pėrkatėsisht nė universitetin “Bilkent”, ku ka mbaruar studimet aty dhe njė master, tė dytin, meqė tė parin e ka bėrė nė ish-Jugosllavi. Kjo ėshtė thėnė edhe nė shkrimin e bėrė nė “IliriaPost”, por Hasani as nė kėtė letėr nuk jep arsyet e tij pse nuk ka bėrė nostrifikimin e kėtyre titujve. Kjo kėrkohet.
Nėse ėshtė nevoja, shkruan Hasani, mund tė skanojė diplomat e tij, dy masterat dhe njė tė studimeve tė doktoratės, por prapė nuk shprehet gatishmėria pėr nostrifikim.

“Ama, po me duket nje nencmim sikur te beje nje gje te tille. Kjo ka qene arsyeja qe nuk kam reaguar dhe as qe do te reagoj … Ne fakt, kjo eshte nje cmenduri e llojit te vet”, i shkruan koleges sė tij nė Amerikė rektor Hasani, sė cilės i ka dhėnė leje qė letrėn nė fjalė ta qarkullonte gjithandej.
Pra, u pa prirja e Hasanit pėr shpifje dhe pėr njė fyerje aq tė vrazhdė, dhe ajo qė lipset nga ai, nuk u tha. Javėn qė kaloi redaksia mėsoi se ka doktorė shkencash qė i janė nėnshtruar procedurės sė nostrifikimit edhe nėse kėta tituj janė mbrojtur nė njė periudhė shumė tė hershme. Tė dhėnat tregonin se njė doktoratė e mbrojtur nė vitin 1964 i ėshtė nėnshtruar sė voni kėsaj procedure. Zyrtarėt pėrgjegjės pėr nostrifikim kanė theksuar se edhe nė rast se njė individ ka ndonjė dokument tė lėshuar nga shDepartamenti pėr Arsim dhe Shkencė (DASH), qė udhėhiqej nga z. Daxner, prapė se prapė ai duhet tė bėjė kėtė nostrifikim pranė MASHT-it. Kėta zyrtarė tregojnė se si Hasani nuk i ėshtė nėnshtruar procedurės, dhe tregojnė se asnjė titull akademik nuk guxon tė njihet pa pasur certifikatėn e lėshuar nga MASHT-i, qė tregon vlefshmėrinė e tyre.

Derisa dihet se Hasani edhe sot nuk e posedon njė certifikatė e tillė, mbetet enigmė pse ai heziton t’i nėnshtrohet procedurės sė nostrifikimit, si ėshtė lejuar pa nostrifikim titujsh tė punojė mėsimdhėnės nė fakultet dhe, aq mė parė, tė zgjidhet dhe rektor!



5 pyetje tė hapura Enver Hasanit

1.Cili shėrbim paramilitar i Kosovės qėndron, pas atij shkrimi?
2.Cili shef i shėrbimit informative ilegal qėndron, pas atij shkrimi?
3.Si e dėshmoni se jeni i vetmi nė Kosovė qė keni studime tė rregullta
tė doktoratės?
4.Kur e keni ndėrmend t’i sqaroni opinionit arsyet pse nuk i jeni
nėnshtruar procedurės sė nostrifikimit tė titujve akademikė?
5.Kur do t’i nėnshtroheni kėsaj procedure obligative?

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio