Studentet.info
Lajme : Konferencė pėr zhvillimin profesional tė arsimit tė lartė
Kyqur 01-12-2006 7:40:01 (1711 Lexime)


Profesorėt njėkohėsisht tė jenė edhe nxėnės


PRISHTINĖ, 1 DHJETOR - Si pjesė e mbėshtetjes sė zhvillimit tė njė sistemi tė qėndrueshėm dhe tė orientuar kah reformat nė Kosovė, Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Edukimit, Mbėshtetja Finlandeze pėr Zhvillim tė Sektorit tė Arsimit II, Projekti pėr Aftėsimin e Mėsimdhėnėsve nė Kosovė dhe Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė organizuan tė enjten njė konferencė ndėrkombėtare dyditore me temė: “Zhvillimi profesional nė arsimin e lartė”.

Folėsit nė konferencė vlerėsuan se “Bolonja” pėr arsimin e lartė nė Evropė ėshtė sikur regjimi i vizės sė Shengenit pėr anėtarėt e vendeve candidate pėr Bashkimin Evropian. Tė paktėn kjo ėshtė thėnė si njė teori, e cila do tė krahasonte kalimin e lirė tė studentėve nga njė institucion i arsimit tė lartė nė njė tjetėr.

Nė hapje tė punimeve, zv/ministry i Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės e tė Teknologjisė (MASHT), Fevzi Berisha, theksoi se kjo konferencė
ėshtė e rėndėsisė sė veēantė, meqė ndikon nė ngritjen e cilėsisė sė arsimit tė lartė nė Kosovė, e sidomos nė Fakultetin e Edukimit, nė tė cilin tha tė ketė mangėsi nė mėsimdhėnie.



“Qėllimi ėshtė qė tė marrim pėrvoja perėndimore, tė ngrihen kapacitetet njerėzore pėr mėsimdhėnie, sepse kemi mangėsi nė Fakultetin e Edukimit.
Thjeshtė, tė kemi mėsimdhėnės tė nevojshėm pėr t’i zbatuar metodat
bashkėkohore”, tha Berisha, pėr tė shtuar se do tė shihet se ēka, nė tė vėrtetė, prezantuesit ndėrkombėtarė do tė mund tė marrin dhe tė aplikojnė nė Kosovė, pėr tė cilėt tha se kanė njė pėrvojė mjaft pozitive dhe e cila duhet t’u shėrbejė pedagogėve kosovarė.

Pėr drejtorin e Projektit pėr Zhvillimin e Edukimit nė Kosovė, Osman
Buleshkaj, ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve tė Universitetit tė Prishtinės ka njė rėndėsi tė madhe, nė mėnyrė qė tė ofrohet pėrgatitje pėr mėsimdhėnie me nxėnėsin nė qendėr. Ai vuri nė pah se objektiv i kėsaj conference ėshtė qė tė rritet kapaciteti i Fakultetit tė Edukimit, por edhe i UPsė, qė tė ofrojė mėsimdhėnie e cila do t’i plotėsojė tė gjitha nevojat e fėmijėve, duke pėrfshirė kėtu edhe arsimin gjithėpėrfshirės.

“Objektiv kryesor i kėsaj conference ėshtė qė, pėrmes temave qė do tė trajtohen, tė mbėshtesim edhe mė tutje hapat dhe proceset nė tė cilat ka hyrė UP-ja pėr arritjen e standardeve tė Procesit tė Bolonjės, e sidomos nė aspektin e zhvillimit tė vazhdueshėm profesional”, tha Buleshkaj.

Ndėrkaq, Mathew Hartman, menaxher i projektit pėr zhvillimin e institucioneve nė arsimin e lartė, i bėri tė ditura parakushtet pėr fushėn e arsimit tė lartė tė Evropės dhe mobilitetet, nė tė cilat bėjnė pjesė: krahasimi, transparenca, sigurimi i cilėsisė, sistemi evropian i transferimit tė kredive dhe shtesat e diplomės. Ai u tha mėsimdhėnėsve se njėkohėsisht ata mund tė jenė edhe nxėnės, e cila gjė, edhe pse ėshtė njė realitet, duket tė jetė e papranueshme pėr mėsimdhėnėsit kosovarė. “Nxėnia dhe mėsimdhėnia pėrbėjnė procesin qė ėshtė simultant dhe jokonservativ. Aftėsimi profesional, nė kontekstin e universitetit, pėrfshin profesionalizmin e vazhdueshėm tė profesorėve, pra mbajtjen e mėsimit mėsimdhėnėsve”,tha Hartman.

Ndėrkaq, dekani i Fakultetit tė Edukimit, Mejdi Elezi, alarmoi se kushtet nė fakultetin qė drejton janė tepėr tė disfavorshme. Tha tė ketė mbi 250 profesorė tė angazhuar, ndėrsa vetėm 23 tė jenė tė rregullt. “Problemin mė i madh nė fakultet ėshtė ai i lokalit nė Prishtinė.
Kushtet janė tė tmerrshme, pasi qė kemi vetėm pesė dhoma mėsimi, ndėrsa kemi dhjetė programe. Organet, tė cilat e kanė themeluar kėtė fakultet, ėshtė dashur tė marrin masa preventive dhe urgjente pėr ta dalė nga kjo situatė”, tha ai. Pavarėsisht kushteve nė infrastrukturė tė fakultetit qė drejton, dekani Elezi thotė se janė tė mirėseardhura
edhe konferencat e kėtij lloji, meqė shumė nga pedagogėt nuk kanė
pasur mundėsi tė shkojnė jashtė vendit pėr tė parė se si aplikohet mėsimdhėnia.

Objektivat e konferencės dyditore kryesisht pėrfshijnė rritjen e apacitetit tė UP-sė pėr tė ofruar pėrgatitje me nxėnėsin nė qendėr, nė pėrputhje me praktikat e reformuara tė mėsimdhėnies dhe pėrqendrimin nė zhvillim profesional, qė do tė pėrfshijė fushat qė kanė tė bėjnė me kurse specifike tė zhvillimit profesional nė programin BEd. Mėtohet t’u krijohet mundėsia pjesėmarrėsve, ku do tė krijojnė kontakt dhe do tė shkėmbejnė pėrvoja me pėrqendrim nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė mėsimdhėnies nė universitet, si dhe do tė hulumtojnė pasojat e Bolonjės pėr zhvillimin profesional, duke pėrfshirė agjendėn relevante tė Bolonjės pėr sigurimin e cilėsisė, modularizimin e kurseve, transferimin e kredive dhe mobilitetin e mėsimdhėnėsve dhe studentėve.

Objektiv i fundit ėshtė tė rrisė kapacitetin e Fakultetit tė Edukimit, pėr
tė pėrgatitur mėsimdhėnėsit e ardhshėm pėr t’i plotėsuar nevojat e
fėmijėve nė ambientet e zakonshme shkollore, duke krijuar mundėsi qė pjesėmarrėsit tė shkėmbejnė ide pėr zhvillimin e institucioneve arsimore dhe mėsimdhėnies pa kurrfarė diskriminimi gjinor, etnik, nė aspektin e pengesave, kushteve tė jetės sociale ose rrethanave tė tjera.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio