Studentet.info
Lajme : Politekniku, 9 studentė nė grevė urie
Kyqur 05-12-2006 6:31:05 (1395 Lexime)

Politekniku, 9 studentė nė grevė urie

TIRANĖ, 5 DHJETOR- Kanė mbetur nė stazh, por rrezikojnė shkollėn, duke qenė se pėrsėritja e vitit i kap me Sistemin e Bolonjės. Pas muajsh nė protesta, 9 studentė tė Universitetit Politeknik nė Tiranė, kanė hyrė mėngjesin e djeshėm njė grevė urie. Tė bindur tė mos dalin prej andej, derisa problemi i tyre tė marrė zgjidhje. “Kėrkojmė qė pėr mbetjen nė stazh, tė shtohen edhe 2 provime.

Pra, nga 4 qė ėshtė aktualisht, tė bėhen 6 provime”,- thotė Denis Mati, njėri nga grevistėt, student nė vitin e tretė tė degės Elektrike nė Politeknik. Ndėrkohė qė nė kėtė degė, numėrohen 70 studentė tė mbetur, sipas Denisit, shumė tė tjerė janė nė tė gjitha degėt e tjera tė UPT-sė, si nė Ndėrtim, Elektronikė dhe Gjeologji. Vetė rektori i Politeknikut, Pėrparim Hoxha, ėshtė treguar i gatshėm tė bėjė zėdhėnėsin nė ministri, pasi zgjidhjen kėtij problemi mund t’ia japė vetėm ajo, me njė udhėzim tė veēantė.


Njė nga klasat nė katin e tretė tė Fakultetit tė Inxhinierisė Elektrike, ėshtė kthyer nė sallėn e grevės, ku nga mėngjesi janė mbledhur disa studentė. Jashtė saj, ka shumė tė tjerė qė i mbėshtesin, por qė kanė pranuar tė pėrfaqėsohen me atė qė kanė hyrė nė grevė. Sipas Denisit, ai dhe shumė tė tjerė, qė kanė mbetur nė stazh, jo vetėm rrezikojnė vitin shkollor, pasi, sipas rregullores duhet ta pėrsėritin, por edhe krejt shkollėn. “Pėrsėritja e vitit ne na kap nė Sistemin e Bolonjės, qė do tė thotė lėndė tė reja, mė shumė provime, por edhe ndarja e viteve nė 3+2. Pėr ne, 5-vjeēari ėshtė thuajse i pamundur, qė do tė thotė se ne mbetemi vetėm teknikė tė lartė, gjė qė nuk na intereson”,- tha ai dje, pėr “Shekullin”.

Tė njėjtin mendim ndajnė edhe tė tjerė shokė tė tij, si Igli Ēela, Ervin Topalli, Bledar Cufaj, Oltion Koliqi e tė tjerė. Tė gjithė, tė vendosur t’i shkojnė grevės deri nė fund! “Nuk ka tjetėr zgjidhje pėr ne, duhet tė ishte gjetur njė alternativė, duke qenė se ne jemi brezi i fundit, para Sistemit tė Bolonjės nė universitet”,- thotė njė nga studentėt, duke shtuar se, para grevės kanė provuar tė gjitha format e protestės. “Kjo ėshtė gjėja e fundit qė ne mund tė bėjmė. Vepruam me kėrkesė, letra, protesta, e gjithēka tjetėr, por morėm vetėm premtime pėr zgjidhje dhe asgjė konkrete, ndėrkohė qė koha kalon”,- thotė Denisi. Sipas tyre, nuk ka asnjė logjikė ndjekja e kursit tė dytė sipas Kartės sė Bolonjės, ndėrsa shtojnė se, “ose tė shtohet numri i provimeve, me tė cilat tė hysh nė vjeshtė, ose tė krijohet kurs paralel, por qė tė mos pėrfshihet nė Kartėn e Bolonjės”. Zgjidhje, qė natyrisht duhet ta gjejė Rektorati, ndėrkohė qė, sipas kėtij tė fundit, pėr kurse paralele duhet tė vendosė ministria.

Nuk ka asnjė logjikė tė thyhen rregullat e shkollės, tė vendosura njėsoj pėr tė gjithė. Kėtė pėrgjigje u ka dhėnė dje rektori i Universitetit, Pėrparim Hoxha, studentėve grevistė dhe mbėshtetėsve tė tyre jashtė sallės sė grevės, duke shtuar gjithsesi, se do tė bėhen hapat e duhur pėr tė gjetur njė tė mesme. Gjatė takimit dje paradite, sė bashku me zėvendėsrektoren dhe grevistėt, ai ėshtė njohur edhe njėherė me problemin dhe ka diskutuar pėr zgjidhjet.

“Zgjidhje ėshtė krijimi i njė klase paralel, por kjo duhet tė bėhet me udhėzim tė Ministrisė sė Arsimit, pasi nuk e bėn dot vetė Rektorati”,- tha Hoxha, duke sqaruar se kjo mund tė bėhet nė rrugė paqėsore, pa qenė e nevojshme qė tė qėndrojnė tė izoluar nė grevė. Ai ka garantuar se do ta pėrcjellė kėtė kėrkesė, por studentėt nuk kanė pranuar tė dalin. Pasi kanė deklaruar se nuk janė tė bindur dhe do ta lėnė grevėn, vetėm kur ta shohin udhėzimin. “Nuk ėshtė e drejtė tė pėrbaltet emri i mirė i universitetit nė kėtė mėnyrė”,- tha Hoxha, duke kujtuar se me kėtė grevė, thyhet edhe Dekreti i Presidentit, sipas tė cilit, 50 ditė para zgjedhjeve, nuk lejohen grevat.

Nga:Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio