Studentet.info
Lajme : Intervistė me Prof. Rufi Osmanin
Kyqur 06-12-2006 6:32:29 (1875 Lexime)


Ne kemi krizė tė thellė politike shqiptare

Intervistoi: Halit AJDINI

Njė nga masat qeveritare qė ngjalli reagime tė ashpra politike dhe arsimore ishte intervenimi qeveritar nė USHT. Nga pozicioni i profesorit universitar dhe si person qė i keni njohur mirė rrjedhat nė ish - UT si do tė vlerėsoni kėtė ndodhi?

OSMANI:
Nuk ka dilemė se nė rastin konkret bėhet fjalė pėr njė veprim juridik i cili bie ndesh me Ligjin pėr arsim tė lartė dhe i cili cenon rėndė autonominė e universitetit. Mirėpo dilema e shumė intelektualėve qėndron nė faktin se a mundej qė luftimi i dukurive negative nė USHT tė realizohej krahas ruajtjes sė autonomisė universitare. Pėrgjigjja gjithsesi ėshtė pozitive. Organet shtetėrore(inspektorėt arsimorė) pas konstatimit tė fajėsisė konkrete tė personave konkretė sepse pėrgjegjėsia dhe fajėsia ėshtė individuale dhe jo kolektive duhej tė ngrinin procedura konkrete penale dhe para organeve gjegjėse juridike tė argumentonin akuzat.

Ėshtė ironi e llojit tė vet tė propagandohet se citoj “nė USHT janė falsifikuar me mijėra diploma” ndėrsa nė anėn tjetėr konkretisht tė akuzohen vetėm dy persona pėr diplomat e falsifikuara. Pėrndryshe duhet tė thuhet me kėtė rast se mosplotėsimi i kushteve tė parapara me ligj pėr numrin e sė paku 3 doktorėve dhe magjistrave tė shkencave nė ēdo program studimor ėshtė rezultat i mungesės sė kuadrove universitar shqiptarė dhe tė tjerė, mungesė me tė cilėn ballafaqohen edhe shumė universitete tė reja private nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri

Ish-rektori hesht ndaj akuzave?

OSMANI:
Nė kėtė rast “ish-rektori i shkarkuar Beadini” duhet tė dalė nga vetizolimi dhe tė thotė tė vėrtetėn me emėr dhe mbiemėr pėr dukuritė devijuese nė funksion tė ndėrprerjes sė devalvimit tė mėtejmė tė emblemės sė UT dhe alokimit tė saktė tė fajėsisė konkrete nė krye me atė vetė dhe personat politikė qė e emėruan nė postin udhėheqės pėrkundėr potencialit minor menaxherial qė ai posedonte...Nėse si orientim qeveritar (VMRO-PDSH) do tė pranonim idenė e VMRO-DPMNE pėr themelimin e Universitetit tė tretė shtetėror nė Shtip atėherė reformimi nė kampin arsimor shqiptar do tė duhet tė njehė ekzistimin e tė dy universiteteve shqiptare duke reformuar pėrmbajtjen e tyre nė drejtimin komplementar krahas pėrzgjedhjes sė kuadrove mė cilėsore duke pėrjashtuar nė veēanti kriterin e nepotizmit, partizimit dhe lokalizimit.


Konflikti permanent

Nė kuadėr tė konfliktit permanent politik pozitė dhe opozitė shqiptare ēėshtja e funksionalitetit tė komunave paraqitet si problem i dorės sė parė. Do jetė me interes tė kemi mendimin tuaj si ish prefekt i Gostivarit dhe si njohės i mirė i decentralizimit lokal.

OSMANI:
Kėrkesės sė shqiptarėve pėr rajonalizim, autonomi ose federalizim eksperti francez Badenteri iu kundėrpėrgjigj me ofertėn e tij pėr decentralizim dhe demokraci lokale nė nivel lokal dhe me tė drejtėn e pjesėrishme tė vetos nė nivel tė pushtetit qendror.
Pėrkundėr faktit se tash kompetencat e komunave janė shumė mė serioze nė urbanizėm, arsim fillor dhe tė mesėm, pjesėrisht nė shėndetėsi dhe nė asistencėn sociale dhe nė kulturė dhe sport dhe komunat kanė pėr mė shumė se 700 pėr qind mjete financiare nė buxhet nė krahasim me periudhėn e para reformave tė decentralizimit, pushtetet komunale kanė probleme tė theksuara qeverisėse. Ndėrrimi i pushtetit qendror sėrish shtron dilemat e vjetra, dilema kėto qė ishin aktuale edhe nė kohėn kur unė isha kryetar i Gostivarit nė vitin 1997. Ndėrrimi i pushtetit qendror pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare nxori nė sipėrfaqe faktin se niveli i decentralizimit ėshtė i pamjaftueshėm dhe nė shumė aspekte pushteti qendror suspendon pushtetin lokal jo vetėm juridikisht por edhe e margjinalizon praktikisht nėse proviniencat politike janė tė ndryshme. Jam i bindur thellė si ekspert i ekonomisė se pa pronėsi nė tokėn komunale, pa decentralizimin tė mėtejmė fiskal nė kuptim tė bartjes sė 20-30 pėr qind tė TVSH dhe Tatimit personal nė qeverisje tė komunės, pa mohimin e tė drejtės sė ndėrhyrjes sė qeverisė nė kompetencat komunale dhe pa kompetenca autonome komunale nė sektorin e policisė (krijimi i policisė lokale) nuk mund tė bėhet fjalė pėr decentralizim tė mirėfilltė lokal. Maqedonia vazhdon tė jetė edhe mė tej vendi me pushtet shumė mė tė centralizuar krahasuar me vendet e rajonit dhe nė veēanti krahasuar me vendet e UE. Ndryshimet e Kushtetutės nė perspektivė edhe pėr kėtė ēėshtje janė tė paevitueshme.

Sipas jush, cila ėshtė pozita e partisė shqiptare nė qeveri. A mendoni se BDI-ja ia dobėson pozitėn PDSH-sė nė kėtė qeveri, duke e lėnė nė pat pozicion para VMRO-DPMNE-sė, pasi kjo e fundit konsideron se BDI-ja mund tė jetė zėvendėsuesja e saj nė qeveri nė ēdo kohė?

OSMANI:
Pėrderisa dy partitė mė tė mėdha politike shqiptare (BDI dhe PDSH) kanė qėndrime tė kundėrta dhe mjaft konfliktuale pėr Kryengritjen e armatosur shqiptare, pėr rolin historik tė Marrėveshjes sė Ohrit, pėr tė drejtėn e Badenterit dhe pėr pėrfaqėsimin nė qeveri pavarėsisht nga rezultatet zgjedhore ne kemi njė krizė tė thellė politike shqiptare dhe kemi njė pėrfaqėsim jorelevant tė subjektit shqiptar nė qeveri. Nė kėtė drejtim se kemi njė krizė tė thellė dėshmon edhe manifestimi i organizuar me rastin e shpalosjes sė shtatores sė Skėnderbeut nė Shkup. Pra thelbi i problemit nė rastin konkret identifikohet me mohimin e vullnetit politik tė shumicės shqiptare dhe pa tejkalimin e kėtij problemi nė kuptimin juridik (ndėrrimi i Kushtetutės) ose nė kuptimin politik (krijimi i qeverisė sė koalicionit tė gjerė) nėn trysninė e faktorit ndėrkombėtar problemet do tė vazhdojnė. Jam i bindjes se nė perspektiv faktori ndėrkombėtar do tė duhet tė efektuojė krijimin e njė qeverie tė koalicionit tė gjerė, koalicion nė tė cilin do tė inkuadrohen edhe BDI-PPD krahas PDSH.

Nė librin tuaj “Mendimi alternativ politik dhe ekonomik” emėruesi i pėrbashkėt i dėshtimit politikė tė shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė pėrzgjedhja e gabuar kuadrore, morali i dyshimtė i tė zgjedhurve politikė, manipulimin e vullnetit politik tė popullit dhe zėvendėsimin e interesave kombėtare pėr pėrfitime personale dhe klanore nga partitė politike shqiptare. Cila ėshtė dalja nga ky qorrsokak sipas jush?

OSMANI:
Rekomandimi kryesor nė pjesėn politike tė librin tim ėshtė “Sfida e tė sotmes dhe tė nesėrmes e kombit shqiptarė lidhet me demokratizimin e shoqėrisė shqiptare dhe nė veēanti tė partive politike shqiptare, krijimin e elitave tė mirėfillta intelektuale si parakusht i pėrzgjedhjes sė drejtė tė elitave politike dhe elitave menaxheriale nė funksion tė krijimit tė kapaciteteve humane konkurruese shqiptare nė lėmin e ekonomisė, arsimit dhe politikės”
Rekomandimi nė fjalė jep pėrgjigje meritore nė gjenezėn e problemeve tė politikės shqiptare nė Maqedoni. Pra duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm dhe tė themi tė vėrtetėn “ne nuk kemi elita tė mirėfillta intelektuale dhe pėr pasojė as elita tė mirėfillta politike dhe biznesore”. Nė njė situatė tė kėsaj natyre ndaj shqetėsimin e shumė intelektualėve se ndodhemi nė njė fazė tė rrezikshme kur lėvizja politike shqiptare pėr motive interesash individuale dhe grupore ėshtė duke bartur topin e konfliktit nga relacioni shqiptaro-maqedonas nė oborrin e brendshėm shqiptar.

Nė ditėn e konstituimit tė qeverisė sė Gruevskit, pėr FAKTI-n jeni shprehur se shqiptarėt janė humbės tė mėdhenj?

OSMANI:
Mohimi i vullnetit politik tė shumicės shqiptare dhe bartja e sė drejtės sė pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė duart e mandatarit tė qeverisė ėshtė njė gabim i rėndė politik strategjik qė ka dėmtuar rėndė interesat shqiptare nė Maqedoni jo vetėm aktualisht, por edhe nė perspektivė dhe ka krijuar hapėsirėn e kriminalizimit tė mėtejmė tė shoqėrisė shqiptare dhe tė partive politike. Nė ēdo situatė krize dhe mosmarrėveshje hapi i parė drejt zgjidhjes ėshtė dialogu i bazuar nė parime dhe i ndėrmjetėsuar nga faktorė me relevantė . Pėrderisa nuk mbyllet ēėshtja e Kosovės nė Maqedoni do tė kemi status quo tė shoqėruar me afera tė ndryshme korrupsioni. Pas pėrmbylljes sė ēėshtjes sė Kosovės ndėrkombėtarėt do i japin rrugėzgjidhje konfliktit ndėrshqiptar nė Maqedoni duke kushtėzuar qeverinė e z. Gruveskit qė tė inkuadrojė BDI nė qeveri me procesin e integrimit nė BE, duke diskutuar nė pako kontestimin e legjitimitetit politik tė pushtetit nga BDI me lėndėt qė do tė kthehen nga Gjykata e Hagės dhe me aferat e ndryshme korruptuese tė funksionarėve tė kėsaj partie dhe kėshtu me radhė nė kuadėr tė njė destabilizimi tė brendshėm tė kontrolluar. Tash po e pėrsėris konstatimin qė e dhashė pėr gazetėn tuaj nė ditėn e konstituimit tė qeverisė sė z. Gruevski se pas kėtyre zgjedhjeve shqiptarėt do tė jenė humbės tė mėdhenj nė plan politik dhe ekonomik. Sot pas 100 ditėsh qeverisje ky konstatim vetėm se mund tė pėrforcohet edhe mė shumė.






Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio