Studentet.info
Lajme : Vazhdon greva ne U.Politeknik ne Tirane
Kyqur 06-12-2006 6:26:21 (1524 Lexime)


Greva e Politeknikut. Studentėt: Policia na paralajmėroi pėr gjobė ose dėnim

TIRANĖ, 6 DHJETOR- Grevė e paligjshme dhe nėse vazhdohet, studentėt dėnohen me gjobė deri nė 3 muaj heqje lirie. Kjo ka qenė shkresa e policisė qė u ėshtė dėrguar dje studentėve grevistė tė Universitetit Politeknik tė Tiranės. Sipas forcave tė rendit, greva nuk mund tė vazhdohet.

Kjo, sepse nė argumentimin ligjor, grevat 50 ditė para procesit zgjedhor, janė tė paligjshme. Por, 9 studentėt tė futur nė grevė urie qė mėngjesin e sė hėnės, nuk kanė dashur t’ia dinė pėr kėtė paralajmėrim. Ata janė shprehur tė vendosur pėr t’i shkuar grevės deri nė fund.

“Nuk dalim qė kėtu, jemi tė vendosur, ose tė zgjidhim problemin ose tė mbetemi kėtu brenda!”,- thotė Denis Mati, njė nga grevistėt. Tė njėjtėn gjė kanė pohuar dje, edhe tė tjerė shokė tė tij tė grevės. “Nuk dalim gjallė, vetėm nėse na tėrheqin zvarrė”,- thanė dje ata.



Bisedimet mes studentėve dhe Rektoratit kanė vazhduar edhe dje, por pa arritur nė njė zgjidhje tė problemit. Rektori i Politeknikut, Pėrparim Hoxha ka theksuar edhe njėherė, mundėsinė e hapjes sė njė viti paralel, pasi tė miratohet mė parė nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Mundėsi, pėr tė cilėn vetė grevistėt nuk janė tė bindur, pa parė udhėzimin ku tė zyrtarizohet njė gjė e tillė. Ditėn e djeshme, studentėt kanė kėrkuar qė tė kalojnė nė vitin tjetėr me 6 lėndė dhe jo provime. Arsyeja pėrse, ėshtė e thjeshtė: Duke qenė si lėndė, numri i provimeve qė duhet tė mbartin nga viti nė vit, pėr mos kaluar nė stazh, ėshtė shumė mė i madh se nė rastin e provimeve. “Ne do t’i qėndrojmė kėrkesės sonė pėr tė kaluar nė stazh me 6 lėndė dhe jo 4, si ėshtė aktualisht.

Zgjidhjet alternative nuk na pėlqejnė dhe as jemi tė bindur pėr ato”,- theksojnė ata, duke kėmbėngulur nė grevėn qė po bėjnė, sipas tyre, me plot tė drejtė. Ndėrkaq, vetė rektori Hoxha, pohon se greva nuk ėshtė zgjidhja e problemit. Ai u ka kėrkuar sėrish studentėve, tė lėnė sallėn qė kanė zėnė dhe tė dalin jashtė, ndėrsa te dera dje ka qėndruar roja i Universitetit, duke mos lejuar njeri tjetėr tė hyjė brenda. Nga jashtė, shumė studentė janė solidarizuar me grevistėt, ndėrsa tė tjerė kanė vijuar mėsimin, duke pranuar se mėsimi vazhdon normalisht, po ashtu edhe sistemi i mungesave.



Studentėt qė kanė hyrė nė grevė kanė mbetur nė stazh, por rrezikojnė shkollėn, duke qenė se pėrsėritja e vitit i kap me sistemin e Bolonjės. “Pėrsėritja e vitit ne na kap nė sistemin e Bolonjės, qė do tė thotė lėndė tė reja, mė shumė provime, por edhe ndarja e viteve nė 3+2. Pėr ne, 5-vjeēari ėshtė thuajse i pamundur, qė do tė thotė se ne mbetemi vetėm teknikė tė lartė, gjė qė nuk na intereson”,- thotė Bledari, njė nga studentėt grevistė.

Ndėrsa Ervini pranon, se: “Nuk ka tjetėr zgjidhje pėr ne, duhet tė ishte gjetur njė alternativė, duke qenė se nė jemi brezi i fundit para sistemit tė Bolonjės nė Universitet. Sipas tyre, nuk ka asnjė logjikė ndjekja e kursit tė dytė, sipas Kartės sė Bolonjės, ndėrsa shtojnė se: “Ose tė shtohet numri i lėndėve, me tė cilat tė hysh nė vjeshtė”.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio