Studentet.info
Lajme : Universitet nė terr, ndėrpritet mėsimi
Kyqur 07-12-2006 7:01:08 (1493 Lexime)

Universitet nė terr, ndėrpritet mėsimi

TIRANĖ 7 DHJETOR- Kur nė tetor, pėr shkak tė mbingarkesės sė auditorėve, Ministria deklaroi se mėsimi mund tė zhvillohet me dy turne, natyrisht, harroi muajt qė pėrfshihen nga kriza energjetike. Problem qė po e vuajnė tashmė prej disa ditėsh, tė tri universitetet nė Tiranė. Aq sa mėsimi, ose bėhet sa pėr tė thėnė, ose ndėrpritet fare, pasi nė terr ėshtė e pamundur tė vazhdohet.

Pėr situatėn problematike, rektorėt e tri universiteteve, atij tė Tiranės, Politeknik dhe Bujqėsor, i janė drejtuar me shkresė Ministrisė sė Arsimit dhe filialit tė Korporatės Elektroenergjetike: “Tė sigurohet furnizimi i rregullt me energji, gjatė kohės qė zhvillohet mėsimi nė fakultete”.


Kjo ėshtė kėrkesa e tyre, pas tė cilės varet vijueshmėria e mėsimit. Sa pėr studentėt, kategoritė janė tė ndryshme. Indiferentėt pėrfitojnė nga situata dhe i gėzohen “pushimit” tė detyruar. Pėr shumė tė tjerė, kėshtu nuk durohet gjatė. “Nė fund rėndon mbi ne, pasi nė provime duhen edhe leksionet dhe seminaret, qė pasditeve nuk po i bėjmė”,- thotė Besmira, studente nė vitin e parė te Gjuhėt e Huaja.

Bujqėsori, fare nė terr

Nuk ėshtė problem vetėm i orėve tė pasdites, kur sundon terri dhe klasat zhyten nė errėsirė. Sipas rektorėve, shumė problematike paraqitet situata nė fakultetet qė kanė orė laboratorike. Alarmante nė universitetin qė gjithė punėn e mbėshtet vetėm mbi laboratorėt. “Kemi nė rrezik materialet laboratorike, pasi ne jemi fakultet qė veprojmė gjerėsisht me tė tilla orė”,- thotė rektori i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, Velesin Peēuli, duke pranuar se sė paku 4 ditėt e fundit, ky universitet nuk ėshtė furnizuar fare me energji gjatė gjithė ditės. “Ka disa ditė, qė deri nė orėn 15.00 nuk kemi fare drita. Nė kėto kushte, ose tė sigurohet furnizim i rregullt, ose tė ndėrpritet fare mėsimi. Ndryshe nuk mund tė vazhdohet, pasi vetėm do tė bėhet sikur...”,- thotė Peēuli. Ai kėmbėngul nė gjetjen e njė zgjidhjeje, pasi pėrpos telasheve tė tjera, universiteteve nuk u duhet njė tjetėr peshė e tillė. “Nėse gjithēka tjetėr e zgjidhim me ndihma dhe bashkėpunime, energjinė nuk e sigurojmė dot nė kėtė mėnyrė. Pėr kėtė tė pėrgjigjet tjetėrkush”,- thotė ai.

Politekniku, ndėrprerje mėsimi

Problem laboratorėsh gjatė ditės, ka edhe nė Universitetin Politeknik tė Tiranės, tė cilėt pa drita nuk funksionojnė. Oraret e kufizimeve, sipas studentėve janė ora 12.00, ose edhe 13.00 e nė vijim, por nuk ka kohė tė pėrcaktuar. Sipas rektorit, Pėrparim Hoxha, disa orė tė pasdites janė ndėrprerė, fill sa kanė ikur dritat. “Problem nė Universitetin Politeknik, janė Fakulteti i Gjeologjisė dhe ai i Ndėrtimit, qė zhvillojnė mėsim deri vonė dhe pa drita vijimi i mėsimit ėshtė i pamundur”,- thotė ai, duke treguar se disa herė ėshtė detyruar tė lėrė fare mėsimin, pėr kėtė arsye. Fjala ėshtė, pas orės 17.00 ose 18.00 e nė vijim.


Rrokaj: Kėrkojmė zgjidhje

Nė Universitetin e Tiranės, mė shqetėsuese paraqitet gjendja nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, qė ėshtė edhe mė i populluari nga studentėt e viteve tė para. Dekani i fakultetit, Nonda Varfi i ėshtė drejtuar me njė shkresė-ankesė Rektoratit dhe KESH-it, pėr kėtė problem. “Mėsimi tek ne vazhdon deri nė orėn 20.30, ndėrkohė qė dritat ndėrpriten qė pas orės 17.00”,- thotė pėr “Shekullin”, Varfi, duke shtuar se ndėrprerje tė zgjatura ka edhe gjatė ditės. Madje, sipas tij, vetėm dy ditė mė parė, fill pas ndėrprerjes sė dritave, studentėt janė rebeluar, duke thyer xhama e hedhur pėrtokė karrige e tavolina. Edhe pėr kėtė, ai i ka kėrkuar ndihmė Rektoratit. Vetė rektori i UT-sė, Shezai Rrokaj, e ka pėrcjellė shqetėsimin, natyrisht tashmė shumė mė masiv pėr gjithė fakultetet, nė Ministri. “Na u tha se mund tė zhvillojmė mėsim edhe me tre turne, nėse ėshtė e nevojshme. Tani ėshtė koha qė tė zgjidhet problemi, qeveria duhet tė pėrgjigjet pėr sigurimin e energjisė”,- thotė ai, duke pranuar se nė kushte tė tilla, mėsimi do tė degradojė nė njė proces sa pėr sy e faqe.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio