Studentet.info
Lajme : Hoti i UPSUP-sė ia dorėzon detyrėn Hoxhės tė UPSK-sė
Kyqur 11-12-2006 6:28:46 (1396 Lexime)

Parlamenti Studentor me kryetar tė ri

PRISHTINĖ, 11 DHJETOR – Tetė muaj pas zgjedhjeve studentore tė Universitetit tė Prishtinės (UP) janė bėrė ndėrrime nė udhėheqjen e organit mė tė lartė vendimmarrės tė studentėve.

Elbasan Hoti, kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė dhe deri dje kryetar i Parlamentit tė Studentėve (PS), ia ka lėshuar Sejdi Hoxhės, kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Kosovės, dy pozita qė deri tash mbante. Nė njėrėn anė, pozitėn pėr tė udhėhequr me kėtė organ nė kaptinėn e dytė tė mandatit tė kėsaj udhėheqjeje, dhe nė anėn tjetėr edhe karrigen prej senatori tė UP-sė.

Kjo kaptinė do tė pėrmbyllet me njė 8-mujor tė tretė, gjatė sė cilės periudhė kryetari do tė jetė nga Paqja Studentore. Me ndėrrimin e drejtuesve tė PS-sė nuk do tė thotė qė tė ndėrrojė edhe qasja e menaxhimit nga ta.


Kėtė e konfirmoi pėr gazetėn “Iliria Post” kryetari i sapozgjedhur i PS-sė, Sejdi Hoxha, I cili tha se do tė vazhdojė programin e kėtij organi, por la tė hapur mundėsinė qė tė ndryshojė diēka nga ai, aty ku shihet e nevojshme. Pasi theksoi se kanė punuar mjaft si strukturė udhėheqėse, dhe se nuk kanė mundur ta japin gjithė kontributin e tyre pėr UP-nė me krijimin e rrethanave tė tjera, premtoi se do tė shtohen aktivitetet qė ata do tė bėjnė.

“Pritet qė shumė shpejt tė vendosemi nė zyra tė reja dhe mendoj se nė kėta tetė muajt e ardhshėm do tė bėjmė punė mė efikase. Nuk mendoj qė paraardhėsi im ka ndikuar qė tė mos ketė efikasitet tė theksuar, por mė shumė do tė thosha se vetė rrethanat na kanė imponuar qė tė mos kemi hapėsirė tė mjaftueshme pėr veprim”,
tha Hoxha.

Sipas tij, do tė vazhdohet tė jetėsohet programi, tė cilin e ka paraqitur Parlamenti i Studentėve qysh nė fillim tė funksionimit tė tij, por ai ka edhe diēka tė pėrpiluar tė cilėn do a bėjė publike shumė shpejt. “Mendoj se do tė funksionalizohen edhe kėshillat e studentėve, meqė tashti i kemi tė gatshme edhe zyrat. Do tė punojmė mė shumė qė tė ndikojmė nė reformimin e UP-sė, por edhe tė jemi zėri i fuqishėm i shqetėsimeve tė studentėve”, premtoi ai.

Ndėrkaq, ish-kryetari i PS-sė, Elbasan Hoti, me rastin e dorėzimit tė
detyrės ka thėnė se pėr tetė muaj ėshtė munduar ta bėjė tė pamundurėn, meqė nė kohėn kur kishte ardhur nė kėtė pozitė vlerėsoi se gjendja nė UP tė ketė qenė e jashtėzakonshme.
Pavarėsisht kėsaj gjendjeje, Hoti u shpreh se ėshtė arritur tė bėhen pėrmirėsime tė dukshme, dhe se asnjėherė nuk kanė heshtur nė mbrojtje tė interesave tė tyre.

“Kemi marrė pjesė nė komisionet pėr lirim nga pagesa, gjatė kohės kur kemi qenė nė udhėheqje tė UP-sė, e kemi filluar procesin e reformimit tė sistemit tė kredive, gjatė kėsaj kohe, kemi mbajtur seminare tė ndryshme si brenda, ashtu edhe jashtė Kosovės”, tha Hoti me rastin e dorėzimit tė postit tė kryetarit.

Hoti pėrsėri do tė jetė ndėr katėrshen drejtuese tė parlamentit. Nė kėtė 80-mujor, ai sė bashku me Gėzim Qerimin e PSUP-sė do tė jenė nėnkryetarė, ndėrsa ky i fundit, pas tetė muajsh, do tė zėrė vendin qė tani ka Hoxha. Kjo pasi nė zgjedhjet e studentėve pėr konstituimin
e Parlamentit Studentor, tė cilat janė mbajtur nė prill tė kėtij viti, ėshtė ndėrtuar koalicioni qeverisės ndėrmjet tri organizatave studentore, UPSUP-sė, UPSK-sė dhe PSUP-sė, qė sė bashku kanė 12 nga 17 anėtarėt nė Parlamentin e Studentėve. Ata kanė edhe shtatė anėtarė tė organizatave tė tyre nė organin mė tė lartė tė universitetit, nė Senat, por jo edhe nė Kėshillin Drejtues. Sipas marrėveshjes sė tri organizatave studentore tė UPsė, ēdo tetė muaj bėhen ndėrrime edhenė drejtimin e tė vetmit organ informativ tė studentėve, revistės “Bota e re”.

Edhe pse u takojnė organizatave parlamentare, nuk kanė ndikim nė vendimmarrje 5 anėtarė qė i takojnė tri organizatave tė tjera tudentore, Organizatės sė Re Studentore (ORS),Listės Studentore “Reforma” 9LSR) dhe Unionit tė Studentėve Shqiptarė,(USSH).

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio