Studentet.info
Lajme : Bardha Qirezi ngre padi ndaj rektorit tė Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 12-12-2006 4:45:17 (2783 Lexime)


Enver Hasani akuzohet pėr gjashtė vepra penale

PRISHTINĖ, 12 DHJETOR – Enver Hasanit, rektor i Universitetit tė Prishtinės (UP), tashmė i ėshtė ngritur njė padi private nga Bardha Qirezi, ish-shefe e Zyrės pėr Marrėdhėnie me Jashtė (ZMJ) nė kėtė universitet. Zonja Qirezi e ka marrė kėtė hap dy javė pas vendimit tė rektorit pėr ta suspenduar atė nga vendi i punės, dhe pas njė polemike mediale qė ngjau ndėrmjet dy zyrtarėve nė universitet.

Hasani akuzohet pėr “gjashtė vepra penale tė bashkuara tė shpifjes”, qė pėr bazė kanė disa deklarata tė tij dhėnė medieve nė kontekst tė suspendimit tė shefes sė ZMJ-sė. Hasani kishte pėrmendur se nė kėtė zyrė janė bėrė keqpėrdorime tė mjeteve, ku ėshtė gjetur se paratė e shpenzuara janė arsyetuar me fatura qė tregonin blerjen e specave e tė piperit!


“Lidhur me deklaratat e pavėrteta publike tė Enver Hasanit, rektor i Universitetit tė Prishtinės, si dhe me pohimet e pavėrteta rreth punės sime dhe personalitetit tim, me tė cilat ėshtė shėrbyer para organeve qeverisėse tė UP-sė, kam ngritur padi private pėr gjashtė vepra penale tė bashkuara tė shpifjes nga neni 188, paragrafi 1 lidhur me nenin 28 paragrafi 1 i Kodit Penal, pėrkatėsisht Kodit tė Procedurės Penale tė Kosovės”, tha Bardha Qirezi.

Ajo pohoi se nė procedurėn gjyqėsore do tė dėshmojė edhe ligjėrisht se Enver Hasani, siē ėshtė shprehur, duke e keqpėrdorur pozitėn e tij
zyrtare si rektor i UP-sė, “ka bėrė shpifje nė paraqitjet e tij publike dhe para organeve drejtuese tė UP-sė”, me qėllim tė dėmtimit tė nderit dhe tė autoritetit tė saj.
Rektori Enver Hasani nuk merret edhe aq me kėtė akuzė. Pėr gjithēka thotė tė vendosė gjyqi, ndėrsa pati dhėnė arsyetimin se suspendimin e kishte marrė pas shkeljeve tė rėnda tė punėve dhe detyrave tė punės qė zonja Qirezi kishte bėrė.

“Nuk kam koment. Ėshtė punė gjyqi. Unė kam marrė njė vendim e me tutje le tė vendosė gjykata”, ėshtė shprehur Hasani. Konflikti verbal, pėrfundimi i tė cilit pritet tė ndodhė nė gjykatė, ndėrmjet zonjės Qirezi dhe rektorit Hasani ka plasur kur ky i fundit ka angazhuar Georg Woeberin pėr t’i intervistuar 46 punonjės tė Rektoratit pa praninė e prorektorėve dhe sekretarit tė pėrgjithshėm e qė, sipas ish-shefes sė ZMJ-sė, “ka shkaktuar shqetėsim tė thellė te stafi administrativ dhe ka bėrė shkelje tė rėndė tė Ligjit mbi shėrbimin civil tė Kosovės”.

Intervistimet dhe vlerėsimet nga kėto intervista qė i ka prezantuar zonja Qirezi, tė cilat i janė bėrė stafit, janė mė shumė se skandaloze.
“Eksperti” i Enver Hasanit, George Woeber, pėr tė cilin kėrkoi qė Qeveria tė ndajė 170.000 euro, nė vlerėsimet pėr stafin civil nė Rektorat, ka dhėnė cilėsime denigruese si: “Fosil”, “Ta heqim qafe”, “Bllofues”, “I papėrshtatshėm”, ndėrkaq pėr vetė ish-shefen e
ZMJ-sė ka theksuar se “E ēmon vetveten tepėr dhe ėshtė e papėrshtatshme pėr udhėheqjen”.

Sipas saj, Enver Hasani i ka dhėnė George Woeberit kompetenca tė
jashtėligjshme, tė cilat tejkalojnė kompetencat e prorektorėve nė UP, madje edhe kompetencat e vet rektorit, qė dėshmohen me mospjesėmarrjen e tyre nė intervistimet e stafit me urdhėr tė rektorit. Hasani ka shkuar deri aty sa qė u ka propozuar disa organizatave tė
huaja pėr angazhimin e Woeberit si “Prorektor i katėrt nėn hije” i
angazhuar pėr reforma.

Qirezi ka deklaruar edhe publikisht se Enver Hasani ka rėnė nė konflikt tė thellė me ligjin, prej se ėshtė zgjedhur rektor i Universitetit tė Prishtinės. Edhe pse tėrė kohėn thirret nė Statutin e universitetit dhe nė ligjet e tjera, paligjshmėria ėshtė bėrė dukuri evidente nė veprimtarinė e tij nė universitet, ėshtė shprehur ajo, pėr tė shtuar se me veprimet dhe me vendimet e tij arbitrare, rektori ka rėnduar edhe mė tej prestigjin dhe veprimtarinė e kėtij institucioni universitar publik.

“Nė kundėrshtim me nenin 8 tė Statutit tė UP-sė ai e keqpėrdor detyrėn e tij zyrtare dhe pamundėson vendosjen e qeverisjes sė ligjshme nė universitet, i cili ka qenė synimi kryesor i zgjedhjeve tė fundit. Kėtė e bėn duke u thirrur nė legjitimitetin e tij zgjedhor dhe duke konsideruar se ky legjitimitet i mundėson atij tė jetė dhe
tė veprojė mbi ligjin”, ėshtė shprehur zonja Qirezi.

Nga: Besnik KRASNIQI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio