Studentet.info
Lajme : Edhe Kėshilli radiodifuziv konstaton gjendjen e vėshtirė tė mediave
Kyqur 12-12-2006 8:16:40 (1378 Lexime)

Gazetarėt pėr gjynah

SHKUP, 12 DHJETOR – Gazetarėt dhe personeli tjetėr profesional qė punon nėpėr media, janė kuadro mė pak tė paguara nė Maqedoni. Pothuajse aspak nuk investohet nė aftėsimin dhe arsimimin plotėsuese tė tyre. Kjo ka tė bėjė me trendin negativ nė punėn financiaro-ekonomike tė mediave, gjė qė duhet tė pėsojė ndryshime radikale nė periudhėn e ardhshme, vlerėsojnė nė Kėshillin Radiodifuziv.
Kjo ėshtė vetėm njė nga prioritetet qė ėshtė pėrfshirė nė Strategjinė pėr zhvillimin e ardhshėm tė radiodifuzionit nė Maqedoni, nė tė cilin gjatė vitit tė ardhshėm do tė pėrqendrohet Kėshilli pėr Radiodifuzion. Nė pėrpilimin e strategjisė nė fjalė, ka marrė pjesė drejtori pėr hulumtim dhe zhvillim strategjik i Kėshillit tė lartė audiovizuel francez, Arno Deker.

Me kėtė Strategji parashikohet zvogėlimi i numri tė ndėrmarrjeve rediodifuzive nė Maqedoni, pėr shkak se kėshtu siē qėndrojnė punėt tani, ato pėrballen me njė numėr tė madh tė vėshtirėsive gjatė kryerjes sė punės. Jo vetėm qė janė joprofitabile pėr shkak tė mjeteve tė pakta nga reklamat, por problemet iu rriten edhe mė tepėr sepse tregu i Maqedonisė ėshtė i vogėl, gjė qė po imponon njė konkurrencė jolojale ndėrmjet mediave tė shumta.


Kryetari i Kėshillit pėr radiodifuzion Mirēe Adamēevski, thotė se gjatė analizės pėr Sektorin medial, janė identifikuar edhe disa ēėshtje tjera kyēe. “Gjatė analizės ėshtė vlerėsuar dhe konstatuar se servisi publik radiodifuziv me vite tė tėra ėshtė nė krizė tė thellė financiare, teknike dhe teknologjike. Po ashtu ėshtė konstatuar se problemet dhe telashet tjera nė Radiotelevizionin e Maqedonisė (RTVM) kanė mbėrritur pikėn kulmore”, tha Adamēevski.

Pėrndryshe nė Maqedoni edhe pse ekzistojnė disa shoqata pėr mbrojtjen e gazetarėve ende nuk ėshtė sjellė ligj i cili do tė mbronte tė drejtat e gazetarėve gjatė kryerjes sė detyrave.

Sipas kreut tė Kėshillit radiodifuziv sistemi i ri pėr grumbullimin e taksave radiodifuzive pothuajse nuk funksionon aspak, kurse mjetet nga Buxheti vetėm pjesėrisht janė siguruar. “Detyrimisht do tė duhet tė ndėrmerren masa urgjente pėr sigurimin e sistemit stabil tė pagesės sė taksės. Qeveria do tė duhet tė sigurojė mjetet pėr financimin tė gjitha obligimeve programore tė MRTV-sė”.

Kėshilli pėr radiodifuzion po ashtu vlerėson se do tė nuk do tė ketė produksion kualitativ nė MRTV, nėse nuk sigurohen mjete tė mjaftueshme financiare pėr obligimet programore nė kėtė servil publik. Po ashtu mediat elektronike nė pėrgjithėsi do tė duhet tė pėrgatiten dhe tė mendojnė pėr digjitalizim.

Nga: Bekim BUĒI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio