Studentet.info
Lajme : Vlorė, Universiteti pa drita
Kyqur 13-12-2006 7:00:45 (1305 Lexime)

Vlorė, Universiteti pa drita

VLORĖ, 13 DHJETOR-Ndėrprerje mėsimi edhe nė Universitetin “Ismail Qemali” nė Vlorė. Orėt e pasdites, kur aplikohen kufizimet, nxisin boshatisjen e auditorėve pėr shkak tė errėsirės. Nė fakultetet qė zhvillohet mėsimi nė turnin e dytė, fakultetet e Gjuhėve tė Huaja, Inxhinierisė Navale, Teknologjisė sė Informacionit, oraret e kufizimit kanė ēuar nė ndėrprerjen e mėsimit. Kėtė e pranojnė vetė studentėt dhe rektori, Bilal Shkurtaj.

Sipas tij, gjithė anomalia e pasdites nuk do tė ishte krijuar, nėse do t’u viheshin nė dispozicion ambientet qė kanė kėrkuar Shkolla e Marinės, si dhe ato tė ish-shkollės sė Naftės. Gjithsesi, Shkurtaj pranon se ndėrprerjet e mėsimit janė dhe shkak i mungesės sė gjeneratorit, tenderimi i tė cilit tashmė ka pėrfunduar, por qė procedurat pėr tė duhet tė ishin tė pėrshpejtuara, pėr tė mos i gjetur tė papėrgatitur.


Pėrsa i pėrket orėve tė humbura, tė cilat janė pothuajse ēdo ditė, rektori Shkurtaj pohon, se do tė gjendet njė mundėsi pėr t’i zėvendėsuar nė njė kohė tė ardhme. Veē orarit 11 me 14 pėr paraditen, kufizimi i pasdites nė Vlorė shkon nė dy orė, aplikuar sipas zonave nė orare piku. Gjithsesi, ndėrprerjet nė zona tė caktuara, janė mė tepėr se 2 orė.

Nga: Anila Peēi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio