Studentet.info
Lajme : Fushatė pėr t’i ndihmuar studentėt
Kyqur 13-12-2006 7:27:34 (1505 Lexime)

«Nestle», 1 cent pėr studentė

PRISHTINĖ, 13 DHJETOR – Gazmend Luboteni, prorektor nė Universitetin e Prishtinės (UP), ėshtė i pari qė ka ndarė 1 cent nga buxheti personal I tij pėr ta vendosur nė arkėn e kompanisė “Nestlé”, e cila filloi fushatėn “1 cent pėr studentė!”. Kėtė e ka bėrė menjėherė pas nėnshkrimit tė njė marrėveshje mes kompanisė “Nestlé”, Rektoratit tė UP-sė dhe Qendrės Studentore (QS), qė pėr objektiv tė grumbullojė mjete nga 1 cent pėr ēdo qese tė shitur tė “Nescafe”, duke filluar nga ky muaj, pėr ta pėrfunduar fushatėn nė shkurt tė vitit tė ardhshėm.

Nga mjetet e alokuara si donacion do tė jepen 15 kompjuterė dhe mbėshtetje teknologjike shtesė pėr Qendrėn Studentore, tė cilėt do tė vendosen nė njė sallė interneti. Me kėtė rast, rėndėsinė e promovimit tė kėsaj fushate prorektori Luboteni e ka vlerėsuar si mjaft tė madhe.


“Kjo pėr faktin se ėshtė njė shenjė e mirė dhe hapi i parė nė drejtim tė hapjes sė rrugės pėr bashkėpunim shumė mė tė frytshėm dhe mė tė afėrt me palėt e treta tė universitetit -ekonominė, qė nė tė gjitha universitetet bashkėkohore ėshtė njė nga burimet mė tė rėndėsishme tė financimit, bashkė me burimet e tjera”, tha ai.

Luboteni theksoi se deri tashti ky burim nė UP ka qenė jo ekzistues dhe pėr kėtė arsye edhe nė pikėpamje simbolike kėtė fushatė e konsideron tė rėndėsisė sė veēantė.
Ndėrkaq, Samet Arifi nga kompania “Nestlé”, pasi theksoi se gjenerata e re ėshtė njėra nga resurset mė tė mėdha qė ka vendi, u shpreh se esenciale ėshtė qė elita e ardhshme e Kosovės tė mėsojė dhe tė zhvillohet nė kushte mė tė mira, nė mėnyrė qė tė ketė njė mundėsi tė drejtė nė arritjen e trendėve evropiane tė pėrmirėsimit dhe tė zhvillimit tė individualitetit.

“Kemi zgjedhur qė ky produkt tė jetė heroi i fushatės ‘1 cent pėr studentė!’, nė mėnyrė qė duke iu falėnderuar kėsaj fushate ‘Nescafe’ a ofrojė gjeneratėn e re mė afėr trendėve botėrore dhe t’u hapė njė dritare nė botė”, tha Arifi.
Ai shpreson qė ky projekt i filluar do t’i motivojė edhe kompanitė e tjera pėr tė aplikuar fushata tė ngjashme qė do tė kontribuonin nė rritjen e mirėqenies sė pėrgjithshme nė Kosovė.

Arifi mė pas ia dorėzoi Refki Halilit, nga Qendra Studentore, njė ēek, me tė cilin garantohen mjetet e alokuara nė njė llogari tė veēantė, transferimi i tė cilave ėshtė paraparė tė bėhet nė mėnyrė tepėr transparente. Halili tha se me kėnaqėsi tė madhe e kishte pranuar kėtė donacion dhe u zotua se do t’i shfrytėzojė kėto mjete maksimalisht nė tė mirė tė studentėve dhe shpreson qė edhe kompani tė tjera tė veprojnė njėjtė.

Edhe Sejdi Hoxha, kryetar i Parlamentit tė Studentėve, tha se kėtė
shembull tė mirė tė kėsaj kompanie duhet ta ndjekin edhe nga kompani tė tjera. “Besoj se edhe QS-ja ka marrė obligime pėr rregullimin e infrastructures dhe mirėmbajtjen e kompjuterėve, mirėmbajtjen e sallės dhe ėshtė hera e parė qė studentėt nė kėtė
qendėr do tė kenė mundėsi ta kenė nė shfrytėzim internetin”, tha Hoxha, pasi konsideroi se sot interneti nuk ėshtė luks, por nevojė jetėsore pėr tė nxjerrė materiale tė ndryshme qė shėrbejnė gjatė studimeve.

Fushata “1 cent pėr studentė!” do tė realizohet nė tė gjitha fakultetet e UP-sė dhe nė mbarė Kosovėn, ku gjenden pikat e shitjes tė prodhimeve tė “Nestlé”, ku do tė bėhet e ditur se secilikonsumues do tė paguajė njė shumė simbolike pėr studentėt, nėmėnyrė qė t’u ofrohen kushte mė tė mira. Kompania “Nestlé” ka pėrvojė tė gjatė, saktėsisht ėshtė themeluar para 139 vjetėsh. Para dy vjetėve nė tregun e Kosovės ka sjellė njė prodhim tė ri qė ėshtė “Nescafe 3 in 1”, por nė treg ndodhen edhe mjaft prodhime tė tjera tė kėsaj kompanie.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio