Studentet.info
Lajme : Intervistė me Krytarin e USSHM-sė Jetmir Sejfulin dhėnė javores “Nacional”
Kyqur 14-12-2006 17:29:31 (1496 Lexime)


NUK I JAPIM LLOGARI ASNJĖ PARTIE POLITIKE

Ja po e zbuloj njė sekret pėr javoren NACIONAL: sė shpejti do tė lidhim disa protokolle bashkėpunimi me disa organizata studentore qė do tu mundėsojnė studentėve tanė tė dalin jashtė Maqedonisė dhe tė studiojnė, tė magjistrojnė, doktorojnė thotė Sejfuli

Intervistoi: Rami MISLIMI

NACIONAL: Ka njė organizatė e cila vepron nė tė gjitha universitetet shqiptare, pėrfshirė edhe Maqedoninė, dhe e cila ka njė emėr tė pėrafėrt me ju. Keni diēka tė pėrbashkėt me USSH-nė?

Jetmir Sejfuli:
Ju faleminderit fillimisht qė njė reviste ju kujtua tė na intervistojė dhe tė bashkėbisedojmė pėr hallet dhe problemet e studentėve shqiptarė.Ajo e cila ėshtė e pėrbashkėt nė kėtė rast ėshtė se tė gjithė jemi studentė dhe kemi synim qė ti pushtojmė hapėsirat ku veprojnė studentėt shqiptarė po edhe mė gjėrė. Ndėrsa nėse keni menduar se ne e kemi emrin e pėrafėrt me ndonjė organizatė tjetėr studentore mendoj se ėshtė demokratike qė secili ta pagėzojė veten ashtu si don . Ajo qė na lidh tė gjithėve e nė kėtė rast me USSH-nė ėshtė se synimi i ynė besoj edhe i tyre ėshtė qė ta pėrmirėsojnė jetėn studentore aty ku studijinė studentėt.


NACIONAL: Pse nga USSH kaluat nė USSHM?

Jetmir Sejfuli:
Edhe pse t’ju them tė drejtėn kam pritur nga ju pyetje shumė mė kualitative se kėto qė po i parashtroni mendoj se nuk ėshtė e rėndėsishme si quhemi po e rėndėsishme ėshtė ēka punojmė, ēka pėrfitojnė nga ne studentėt, cka i sjellim ne shoqėrisė shqioptare. Besoj se opinioni ėshtė lodhur me pėrcarjet ndėrshqiptare. Unė si kryetar i USSHM-sė dėshiroj tė ftoj pėr njė unitet mė tė madh mes shqiptarėve sepse nėse dėshirojmė tė ndėrtojmė njė shoqėri tė mirėfilltė, institucione kredibile mėnyra se si e trajtojmė njėri tjetrin ėshtė e patolerueshme. Ne studentėt do tė bėhemi shembull i mirė se si duhet tė bashkė-punojnė shqitarėt nė mes veti. Megjithatė po i pėrgjigjem me njė fjali pyetjes suaj ne qė kur jemi themeluar jemi themeluar me emrin Unioni i Studentėve Shqiptar nė Maqedoni dhe me USSH-nė kemi pasur bashkėpunim.






NACIONAL: Ėshtė pėrfolur qė promovimi i librit tė gjeneralit Kudusi Lama ka qenė me prapavi politike dhe pas kėsaj ndodhi ndarja mes kryesisė sė Maqedonisė dhe asaj tė Kosoves, ishte fillimi i problemeve apo edhe mė parė kishte mospajtim me pikėpamjet e z. Petrit Nimanit?

J.Sejfuli:
Mė vjen keq qė pyetjet tuaja i gjasojnė mė shumė mendimeve individuale dhe nuk na ēojnė para vetėm se kthemi pas dhe vendnumėrojmė. Po kthehem prap atje ku e lashė . Ne jemi organizatė studentore, jemi themeluar pėr kėtė qėllim dhe me ēdo kush do ta mbrojmė pavarėsinė tonė. Pavarėsisht se dikujt kjo mund t’i pėlqejė apo jo. Ne jemi kėta qė jemi. Pyetja juaj ka shumė konstatime tė cilat nuk na ēojnė askund..




NACIONAL: Ndarjen e konsideroni si akt shpėtimi tė organizatės apo krijimit tė njė imazhi jo tė mirė tė saj?

Jetmir Sejfuli:
Edhe fėmija ndahet nga prindėrit. Ndėrsa a do tė jetė kjo shpėtim do tė flas koha do tė flasin aktivitete tona. Ne jemi tė hapur pėr bashkėpunim me tė gjithė si mė US USHT-nė, si me USSH-nė dhe me tė gjitha organizatat e tjera studentore. Nė momentin qė ne nuk do tė basahkėpunojmė me organizatat tjera studentore, atėherė ne mė nuk do tė jemi kėta qė jemi. Prandaj po e shfrytėzoj rastin ti ftoj tė gjitha organizatat studentore qė me konkurencė me projkėte konkrete tė cilat do tė jenė nė funksion tė pėrmirėsimit tė jetės studentore nė Tetovė tė gjejmė gjuhėn e cila na lidh e ajo ėshtė padyshim studenti i cili ka ardhur tė studjojė nė Tetovė po edhe tė bėjė njė jetė pak mė ndryshe se atje ku jeton.


NACIONAL: Fillimi i pavarėsimit tė USSHM-sė hapi dyert e suksesit. Mendoni se tani jeni mė tė lirė dhe nuk do jeni nė ndikimin e asnjė partie?

Jetmir Sejfuli:
Nuk kam dėshirė tė flas dhe tė lavdėrohem nėpėr media se ne e bėmė kėtė apo atė por me punėn tonė do tė tregojmė se do tė jemi konkurrent. Ja po e zbuloj njė sekret pėr javoren NACIONAL ne sė shpejti do tė lidhim disa protokolle bashkėpunimi me disa organizata studentore qė do t’u mundėsojnė studentėve tanė tė dalin jashtė Maqedonisė dhe tė studiojnė, tė magjistrojnė e doktorojnė. Ky mendoj se do tė jetė suksesi mė i madh pėr ne. Ndėrsa kur jemi te ndikimet partiake mendoj se jemi tė pavarur aq sa duhet as shumė e as pak. Neve nuk na ka themeluar asnjė parti politike dhe nuk i japim llogari asnjė partie politike. Kjo u pa mė sė miri me vėnien e gurėthemelit tė bustit ku kishim pėrfaqėsues nga tė gjitha partitė politike nė Maqedoni kjo flet mė sė miri se ne jemi vigjilent dhe dėshirojmė ta ulim topin nė taborrin politik tė shqiptarėve dhe tė mund tė komunikojmė tė gjithė si njerėz . Mos ta shikojmė njėri tjetrin si armik e them kėtė sepse ne skemi komplekse dhe jemi ata qė duhet ta luajmė rolin tonė i cili padyshim ėshtė afrues nė mes tė gjitha partive politike. Edhe ne synojmė tė luajmė rolin e njė bashkuesi nė mes shqipatrėve. D.m.th ne jemi plotėsisht tė pavarur ndėrsa ju rrej nėse them se jemi plotėsisht sepse ne mvaremi shumė nga studentėt.


NACIONAL: Tani do tė shpallen zgjedhjet e lira ku do ta zgjedhet kryetari i Unionit tė ri tė studentėve nė USHT. Do tė garoni me kandidatin tuaj, apo do te merrni pjese direkt nė Senat?

Jetmir Sejfuli:
Po do tė garojmė nė zgjedhje dhe po e them nga kėtu se fitues i kėtyre zgjedhjeve do tė jetė USSHM-ja. Ēfarėdo zgjedhje studentore qė tė ketė nė tė gjitha nivelet prej fakulteteve dhe deri nė Senat ne do tė marrim pjesė, do tė bėjmė fushatė korrekte do ti fitojmė zgjedhjet dhe do ti respektojmė oponetėt tanė nga organizatat tjera dhe do ti konsultojmė pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me studentėt. Me njė fjalė ne jemi tė gatshėm tė dalim nė mejdan dhe ta ndryshojmė bashkė me stafin e Universitetit fizionominė e Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Ėshtė koha e fundit qė ndryshimet dhe reformat tė fillojnė nė tė gjitha nivelet ne kemi luftuar pėr kėtė dhe do tė mbėshtesim cilin do qoftė qė ka synim pėrmirėsimin e gjendjes nė USHT



NACIONAL: Nė karėn tuaj nacionale studentore si gjuhė e parė ishte maqedonishtja, qė mė pastaj tė vihet shqipja. Pas reagimeve tė studentėve ju e ndėrruat nė gjuhėn angleze. Na thoni pse ndodhi kjo?

Jetmir Sejfuli:
Ne e kutojmė studentin dhe duhet tė dėgjohet zėri i tij medoemos duhet tė respektohen pikat qė dalin nga “Marrvėveshja e Ohrit”.

NACIONAL: Njė ndėr projektet mė me peshė ishte edhe vėnia e gurthemelit tė Bustit tė Abdyselam Eminit. Ēka do tė thotė pėr ju dhe si arritėt ta realizoni?

Jetmir Sejfuli:
Do tė flasim mė vonė pėr kėtė. Besoj se data tė cilėn ne e kemi shpallur si pėrfundim i punimeve mbetet 17 shkurti kur edhe do tė bėhet pėrfundimi i kėtij projekti shumė madhor pėr arsimin shqip nė Maqedoni. Vetė fakti se djali i dėshmorit Abdylselam Eminit qante nė ditėn e vėnies pėr gurėthemelit e tė atit tė vet flet shumė pėr ne dhe ne ta themi edhe publikisht nuk u ikim obligimeve tona kombėtare. Ne vetes i kemi vėnė obligim qė ta mbyllim kėtė ēėshtje dhe me vėnien e bustit ne e kryejmė njė obligim punė e cila ėshtė dashur tė kryhet shumė mė parė. Mbyllja e punimve pėr ne ėshtė njė sukses i madh. Ne ishim dhe e vizituam atė ditė familjen pasi i filluam punimet familja na falėnderojė pėr punėn ndėrsa ne u falėnderuam tė gjithėve qė po na ndihmojnė t’i kryejmė punimet rreth bustit tė dėshmorit Abdyselam Eminit.


NACIONAL: Tani ishit edhe nė Tiranė si Organizatė e vetme nga Maqedonia. Donė tė thotė kjo se keni krijuar besim dhe partneritet edhe te organizatat tjera studentore jashtė vendit?

Jetmir Sejfuli:
Po ne ishim nė Tiranė me ftesė tė qeverisė studentore tė Universitetit tė Tiranės dhe zhvilluam shumė takime tė rėndėsishme me tė gjitha qeveritė studentore tė Shqipėrisė. Me kėtė rast ne edhe se shpejti do tė nėnshkruajmė marrėveshje konkrete dhe do ti stimulojmė aktivitetet mes tsudentėve tė tė gjitha Universiteteve tė Shqipėrisė me ne. Poashtu paralajmėroj se do tė nėnshkruajmė marrėveshje me shumė Unione studentore nga rajoni me tė cilat do tė bashkėpunojmė ngushtė. Por kjo le tė mbetet befasi pėr nė ndonjė nga numrat e ardhshėm tė “Nacional”-it.

NACIONAL: Ē’far vizioni keni nė tė ardhmen dhe ēka presin studentet nga USSHM-ja?

Jetmir Sejfuli:
Vizionin ynė ėshtė studenti tė jetė nė rend tė parė ndėrsa profesorėt dhe stafi akademik ta kuptojnė se duhet tė jenė nė shėrbim tė tyre. Ne e dijmė vendin tonė por ka ardhur koha edhe tė tjerėt ti kuptojnė detyrat e shtėpisė. Ne do tė luftojmė pėr ēdo centimetėr pėr tė pėrmirėsuar imazhin e Universitetit tonė. Ne studentėve do t’u ofrojmė atė qė nuk e kanė bėrė para nesh kolegėt tanė qė janė marrė me politikat studentore. Nga kėtu po e paralajėmroj edhe daljen e gazetės studentore e cila do tė jetė konkurrente me tema edhe me “Nacional”-in..




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio