Studentet.info
Opinione : KOMENTE
Kyqur 14-12-2006 17:28:48 (1582 Lexime)

Universiteti “i pėrjashtuar” …dhe administrata publike

Nga: Romeo HANXHARI


Qė vėndet e zhvilluara tė vazhdojnė tė zhvillohen, atje ėshtė gjetur ēelėsi pėr njė Qeverisje tė zgjuar: ajo bazohet nė procesin qė quhet “good-knowledge based governance”, “qeverisja e bazuar tek dija e saktė”. Pra, dija ėshtė nė themel tė gjithēkaje dhe prej saj merr impulsin fillestar gjithēka.

Kjo do tė thotė qė ēdo veprim, ēdo hap, ēdo lėvizje qė pretendon tė gjenerojė zhvillim apo ndryshim, bazohet tek idetė e peshuara mirė, tė cilat kultivohen nė njė proces tė vazhdueshėm krijimi tė dijes. Dija ėshtė pilastri kryesor i kėtyre vendeve, sepse ajo shihet nė evolucion tė pandėrprerė, nė kultivim dhe krijim tė vazhdueshėm. Por, ē’ndodh nė Shqipėri?

Mund tė thuhet se, fatkeqėsisht, tek ne ka edhe “de facto” edhe “de jure” njė pėrjashtim pothuaj institucional tė “dijes” si udhėrrėfyese tė politikave. Le tė shohim dy aspekte krejt tė qarta tė kėsaj situate. Sė pari, sa dhe si (ē) nxitet administrata jonė publike tė rrisė dhe tė pėrditėsojė nivelin e vet tė kualifikimit, dhe sė dyti, sa dhe si (ē) integrohet Universiteti nė politikėbėrjen teknike.



Fillimisht le tė biem dakord se cilat janė vatrat e procesit tė kultivimit tė pandėrprerė tė dijes. Cilat janė institucionet e potencialeve tė dijes shqiptare? Shoqėria civile? Pse jo, por kjo ėshtė njė kategori jo-institucionale qė i pėmbledh tė gjithė intelektualėt me njė angazhim qytetar. Atėherė kush? Burokracia shqiptare, pra administrata publike? Vėshtirė se po, pėr disa arsye qė do t’i shohim mė poshtė. Pra cilat janė institucionet ku mė shumė se kudo gjetkė ėshtė e pėrqėndruar dija dhe zgjerimi i saj si qėllim nė vetvete dhe si obligim i pėrditshėm i punės? Janė Universitetet publike tė vendit ato qė financohen nga taksat tona pikėrisht pėr tė mbajtur tė lartė nivelin shkencor: dhe stafet universitare kėtė e bėjnė plotėsisht e vazhdimisht (tė paktėn nė Universitetet me traditė).

Nėse biem dakord pėr kėtė, atėherė duhet tė reflektojmė mbi faktin se, normalisht, njė vend qė investon pėr tė, do tė duhej ta pėrdorte ēdo pikė tė potencialit tė tij nė mėnyrėn mė efiēente tė mundshme. Kjo vlen disafish pėr njė vend tė vogėl dhe tė varfėr si i yni. Por ndėrkohė cilat janė politikat e shtetit shqiptar pėr integrimin e kėsaj dijeje nė politikėbėrjen nė fushat pėrkatėse? Janė tėrėsisht tė rastėsishme nė rastin mė tė mirė, dhe mungojnė tėrėsisht nė rastin mė tė keq.

Pra konkretisht, ēdo Ministri apo institucion nė pėrgjithėsi, ndėrton strategji, plane veprimi, ndėrmerr studime dhe harton politika. Kėto politika nė fakt duhet tė ngėrthejnė nė vetvete dijen bashkėkohore nė lėminė e zhvillimit sektorial pėrkatės, pra duhet tė pėrfshijnė dijen botėrore tė selektuar, filtruar, dhe tė aplikuar nė terrenin tonė. Njė punė jo e lehtė. Normalisht tė gjitha strukturat shtetėrore do tė duhej ta kishin tė detyrueshme dhe tė paracaktuar me ligj integrimin e Universiteteve nė pėrpunimin e politikave. Por asnjėra nuk i integron Universitetet nė mėnyrė institucionale. Ky proces mbetet nė rastėsinė e njohjeve dhe konsideratave personale tė eprorėve tė tyre. Dhe kush janė pastaj ata qė merren me pėrpunimin dhe hartimin e politikave, tė strategjive, tė planeve tė veprimit, tė rregullimeve normative, e me rradhė, qė duhet teorikisht tė bazohen tek dija e kultivuar pa ndėrprerje? Absurde, por tek ne me kėtė proces merret ekskluzivisht dhe vetėm administrata.

Pra burokratėt. Por, tė varfrit burokratė, nė rendjen e tyre spazmatike tė pėrditshme nga hartimi i njė shkrese tek ndjekja e njė tjetre, a kanė kohė tė merren me kėrkim shkencor? Afėrmendsh qė jo. Janė aq tė rrallė mes tyre (respekt pėr ta) qė arrijnė tė shfletojnė libra profesionalė pėr tė pėrditėsuar dijen e tyre me atė bashkėkohoren e botės! Shumėkush mes tyre e thotė: “qė kur kam filluar nė administratė s’kam kohė tė merrem me kėrkim dhe shkencė”. Dhe ėshtė afėrmendsh. Imagjino pastaj ata qė nė administratė kanė kaluar njė jetė. Dhe megjithėkėtė janė burokratėt qė thirren tė merren me shkencėn e hartimit tė politikave, etj. Rezultati? Duket. Jemi pėr gjynah. Zgjidhja? Edhe njė herė: Qeveria qendrore dhe ato vendore duhet pra ta institucionalizojnė si detyrim ligjor pėrfshirjen e Universiteteve nė mėnyrė institucionale, sepse universitarėt dhe akademikėt e kanė pjesė tė sė pėrditshmes ndjekjen e shkencės sė botės. Institucionalizim me ligj apo me VKM qoftė. Tė ndryshojw njwherw e mirw kjo praktikw shurdhwrie. Mjaft mė subjektivizmit tė eprorit tė rradhės! Mjaft mė pėrjashtimit institucional! Mjaft mė pėrjashtimit tė dijes! Keni nevojė pėr shembuj? Ja ku ėshtė mė i fundit. Duke vizituar dje web-sitin e DAP (Depatamenti i Administratės Publike), pėr tė parė politikat e rekrutimit tė njerėzve tė kualifikuar (qė nuk ekzistojnė), pashė tė pėrshkruar njė projekt tė kėtij institucioni pėr “reformėn nė sistemin civil shqiptar”, nė tė cilin merrkan pjesė si partnerė shumė e shumė Ministri.

E pra, asnjė Universitet, asnjė Departament. Vallė nuk e dinė ata tė DAP-it qė, fjala vjen, ekziston pranė Universitetit te Tiranės njė “Shkollė e Studimeve Europiane” qė ka profesorė tė nderuar qė studjojnė ēėshtjet e administratės publike nė shumė kėndvėshtrime? Shembuj tė tillė mund tė bėhen pėr fat tė keq pa fund. Ministria e Arsimit dhe Shkencės harton programe lėndėsh tė shkollave, dhe asnjėherė Departamentet pėrkatėse tė Universitetit nuk pėrfshihen si konsulentė pėr tė ndihmuar nė rrugė institucionale. Nė shumė Ministri tė tjera mė parė janė hartuar strategji, plane verpimi, ligje, rregullore, vlerėsime, nė fusha si mjedisi, energjia, turizmi, infrastruktura, etj, dhe nė pėrgjithėsi nė asnjė rast dhe nė asnjė grup pune nuk janė thirrur strukturat Universitare qė tė japin atė pėr tė cilėn ata punojnė e studjojnė pėrditė. Nė Rektoratet e Universiteteve e konfirmojnė kėtė. Dhe kur konstatojmė kėtė, duhet kujtuar se ėshtė njė nga angazhimet e para tė qeverisė sė re: “do t’i hapim tė gjitha bordet pėr Universitetet, do t’i ēlirojmė bordet nga monopolizimi i njė grushti strukturash burokratike”. E pra, deri tani fatkeqėsisht shumė pak ka ndryshuar, por tė shpresojmė qė tė jetė nė plan pėr t’u realizuar.

Tjetėr aspekt? Tė shohim administratėn tonė publike.“Qeverisja e bazuar tek dija e saktė” presupozon qė dija tė bėhet pjesė e procesit tė pėrditshėm tė ndėrtimit tė politikėbėrjes dhe tė zbatimit tė saj. Si? Dy janė mėnyrat. Sė pari, nxitja e njerėzve sa mė tė kualifikuar qė tė bėhen pjesė e administratės shtetėrore. Sė dyti, duke nxitur burokratėt qė tė kualifikohen nė mėnyrė tė vazhdueshme ashtu siē bėjnė tė gjithė kolegėt e tyre nė mbarė botėn.

Pėr sa i pėrket rrugės sė parė, mund tė thuhet se, fatkeqėsisht, kush ka mbaruar studimet Master apo edhe Doktoraturė nuk ka asnjė stimul qė tė vijė e tė bėhet pjesė e administratės dhe tė japė kėshtu frutet e studimit tė vet. Nuk ka pra asnjė instrument financiar apo administrativ qė tė bėjė sadopak diferencimin e njė kualifikimi mė tė lartė, pra qė tė shpėrblejė lodhjen shumėvjeēare dhe pastaj ta shfrytėzojė atė. Ėshtė absurde, por a e dini se cili ėshtė instrumenti i vetėm financiar qė diferencon kualifikimin mė tė lartė nga ai mė i ulėti nė administratėn shqiptare? Shprehimisht thuhet: “merr 8.000 lekė tė rinj shtesė page ai qė ka diplomė universiteti”. Pyetjet qė tė lindin janė nė fakt retorike: a ka ndonjė nėnpunės tė Ministrive dhe strukturave tė tjera tė varėsisė qė s’ka diplomė? Dhe, a ka ndonjė vend pune qė mo sta ketė si kriter pranimi diplomėn universitare? Tashmė, jo mė sekretaret, por edhe magazinierėt kėrkohen dhe janė “me diplomė”. Pra, ē’vlerė ka ky gjoja diferencim page? Asnjė. Ėshtė krejt i pakuptimtė dhe i panevojshėm sepse nuk diferencon askėnd nga askush. Nėse janė pėr t’u paguar ato lekė, fute nė sistemin e pagave, dhe pikė. Dhe diferenco kualifikimet mė tė larta se sa “diploma universitare” duke i dhėnė vlerė tjetėr administratės publike. Aktualisht, njė punonjės administrate qė ka studiuar Master apo Doktoraturė s’ka asnjė stimul shtesė financiar. Kjo do tė thotė qė askush nga administrata publike nuk ėshtė i motivuar qė tė pėrmirėsojė nivelin e vet me anė tė shkollimit apo kualifikimit pasuniversitar. Administrata shndėrrohet kėshtu nė pjesėn mė tė madhe nė njė strukturė thjesht burokratike, pra njė organikė me profesionistė qė s’kanė mė interes tė zgjerojnė profesionin e tyre, qė s’kanė mė dėshirė tė hapin ndonjė libėr profesional. …Kjo edhe pėr arsye se jo pak prej tyre janė nė detyra krejt jashtė specialitetit pėrkatės fillestar (janė brenda militantizmit partiak). Dhe kjo quhet efiēensė administrative (sic!).

Lidhur me mėyrėn e dytė. Thjesht. Administrata duhej tė ishte e para e interesuar tė thithė nė gjirin e saj njerėz tė kualifikuar. Kjo bėhet duke adoptuar instrumentat e duhur administrativė dhe financiarė. Por asgjė tė tillė s’ka nė politikat e rekrutimit tė administratės nė Shqipėri nga ana e DAP-it. Sė pari asnjė stimul nė politikat e rekrutimit nuk ka pėr njė tė ri me Master apo Doktoraturė qė kėrkon tė kontribuojė nė administratėn shqiptare. Sė dyti dhe mė absurde se e para, asnjė stimul nė pagė, sado minimale, nuk parashikon systemi i pagave pėr ata qė kryejnė kualifikim pas-universitar gjatė kohės qė janė nė detyrė nė administratė. Absurde dhe dritėshkurtėr. “Eja tė mbarosh studimet Master nė Universitet”, mė kujtohet qė i thosha miqėsisht njė bashkėmoshatarit tim qė ėshtė nė administratė. “E ē’t’i hyj asaj meseleje? Kot? Mė ler pash zotin se jam rehat”, ishte pėrgjigja. Kolegu im ishte bėrė ndėrkohė Drejtor, por kualifikimi i mėtejshėm nė profesion nuk i interesonte. S’kishte stimul.

Kėto pra janė arsyet se pse pėrfundojmė qė nė Shqipėri njerėzit e kualifikuar punėsohen gjithkund pėrveēse nė administratė. Dhe ata qė janė nė administratė, megjithėse nė shumicė mund tė jenė potenciale mė vete, nuk nxiten tė rriten profesionalisht. E flenė mendjen njėherė e mirė. Prandaj administrata, pėr tė cilėn paguajmė tė gjithė, mbetet aty ku ka qenė dhe aty ku e lamė, nė “rehatin” e vet. I bluan e i ribluan ato ē’ka mėsuar dekada e dekada mė parė, pa e prishur ritualin e pėrjashtimit tė dijes. Ē’politikė vizionare (sic!)!

Pa e zgjatur, dhe duke mos synuar vetėm tė konstatoj, duket se sugjerimi i zgjidhjeve nuk ėshtė fare i vėshtirė. Por ai nuk mjafton. Ose mė mirė: ėshtė i panevojshėm. Sepse nė fakt, gjėja e parė qė duhet ėshtė vullneti pėr tė vazhduar «kohėn e ndryshimeve». …Veēse: drejt progresit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio