Studentet.info
Lajme : Nė Kosovė hapet Qendra Rajonale pėr studime ndėrkombėtare
Kyqur 19-12-2006 6:13:29 (2709 Lexime)

Mundėsi pėr diplomė tė universitetit qė prin nė botė

PRISHTINĖ, 19 DHJETOR – Ėshtė nėnshkruar marrėveshja nė mes Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės e tė Teknologjisė (MASHT-it), UNMIK-ut dhe pėrfaqėsueseve tė Qendrės Evropiane pėr Paqe dhe Zhvillim, pėr hapjen e njė qendre, nė tė cilėn do tė organizohen studime pasdiplomike nė fushėn e Menaxhimit, studime tė sė Drejtės sė Unionit Evropian dhe tė sė Drejtės pėr Biznes Ndėrkombėtar, Ekonomi Ndėrkombėtare si dhe nė drejtimin Banka dhe Financa.

Qendra Rajonale pėr studime ndėrkombėtare postdiplomike e Qendrės Evropiane pėr Paqe dhe Zhvillim (ECPD) e Universitetit tė Paqes, e themeluar nga Kombet e Bashkuara dhe do tė fillojnė punimet nė qytetin e Prizrenit.


Organizimi ėshtė bėrė nga organizata ndėrkombėtare pėr arsim, shkencė dhe kėrkime, e cila ėshtė brenda sistemit tė Kombeve tė Bashkuara, gjithashtu ėshtė mbėshtetur nga MASHT, UNMIK dhe nga komuna e Prizrenit. Sekretari Permanent i MASHT-it, Fehmi Ismaili, me rastin e nėnshkrimit tė “Letrės sė Qėllimit", falėnderoi pėrfaqėsuesit e ECPD pėr iniciativėn qė kanė marrė pėr themelimin e kėsaj qendre pėr studime ndėrkombėtare nė Kosovė.

Ismaili tha se MASHT-i, pėrveē qė dha pėlqimin pėr themelimin e Qendrės pėr studime pasdiplomike, “njėherėsh do tė bėjė edhe monitorimin e zbatimit tė programeve studimore qė janė paraparė tė zhvillohen nė kėtė Qendėr pėr vitin akademik 2006-2007”. Ndėrkaq, presidenti i kėshillit akademik tė ECPD, profesor nė Universitetin e Tokios si dhe inaugurues i Qendrės nė Prizren, Takehiro Togo, pasi falėnderoi ministrinė dhe UNMIKU-un pėr pėrkrahjen dhe inkurajimin e vazhdueshėm, i njoftoi tė pranishmit se: “ligjėratat dhe kurset studimore nė kėtė Qendėr do t`i zhvillojnė stafi ndėrkombėtar i profesorėve tė ECPD, tė cilėt vijnė nga Evropa, Japonia dhe SHBA, dhe janė tė graduar ndėr shkencėtarėt mė tė mirė tė fushės sė tyre pėrkatėse”.

Pėrveē kėsaj, Togo tha se studentėt e diplomuar nė kėtė qendėr do tė kenė mundėsinė tė pėrfitojnė njohuri mė tė avancuara dhe njė diplomė ndėrkombėtare tė nivelit master nga Universiteti qė prinė nė botė. Ligjėratat pėr vitin akademik 2006/07 do t`i ndjekin 27 studentė kosovarė, mirėpo Qendra Rajonale pėr studime ndėrkombėtare ėshtė e hapur tė mirėpres dhe tė pranojė edhe studentė qė vijnė nga vendet e rajonit. Studentėt tė cilėt janė pranuar nė kėtė qendėr, tė cilėt do t`i ndjekin kurset dhe ligjėratat pėr kėtė vit akademik, shpenzimet financiare do t’i mbulojnė me vetėfinancim.

Ndėrkaq studentėt tė cilėn shprehin interesim qė tė vazhdojnė studimet pasdiplomike pėr vitin akademik 2007-2008 duhet tė kenė njė diplomė relevante universitare, gjithashtu edhe rezultate tė mira akademike a tė biznesit. Qendra Evropiane i zhvillon studimet pasdiplomike edhe nė Beograd, Novi Sad, Podgoricė,Shkup, Sarajevė, Banjallukė, Zagreb, Sofje, Arad, Heidelberg dhe nė Athinė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio