Studentet.info
Lajme : Ryshfet ne Universitet
Kyqur 19-12-2006 14:41:21 (1415 Lexime)

Studentėt: Pedagogėt na kėrkojnė para

TIRANĖ, 19 DHJETOR- Pedagogėt na vėshtirėsojnė provimet vetėm pėr tė marrė para. Kjo ėshtė dėshmia e njė numri tė konsiderueshėm studentėsh, qė bėhet e ditur nga parlamenti rinor. Ky i fundit, nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore, ka organizuar njė tur nė tė gjitha universitetet e vendit, ku ka zhvilluar takime me studentėt pėr korrupsionin. Sipas Endri Shabanit, kreu i lėvizjes sė parlamentit rinor, ka rezultuar se njė pjesė e madhe e studentėve kanė dhėnė para pėr provimet. "Madje disa prej tyre kanė pėrmendur emra konkretė pedagogėsh", tha Shabani. Por, provimet nuk do tė bėhen mė nga pedagogėt e lėndės, por nga pedagogė tė tjerė tė katedrės. Kjo do tė ndodhė qė nė shkurt tė kėtij viti.

Tė gjitha dėshmitė e studentėve i janė bėrė tė ditura ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, i cili ishte i pranishėm nė njė takim me studentėt nė ambientet e Universitetit Politeknik tė Tiranės. Nė fjalėn e tij ministri ėshtė shprehur se "tė dhėnat e kėtij sondazhi do tė pėrdoren nga njė grup pune i ngritur nė Ministrinė e Arsimit pėr ndryshimin e sistemit tė provimeve". Praktika korruptive gjen terren mė sė shumti nė provimet semestrale. "Grupi i punės i ngritur pėr kėtė ēėshtje, i pėrbėrė nga profesorė tė universiteteve tona tė fakulteteve tė ndryshme, do tė japė rekomandimet e para brenda kėtij muaji".


Sipas ministrit tė Arsimit, shenjėn e parė tė kėtij ndryshimi studentėt e profesorėt do ta shohin nė fund tė semestrit tė parė, pra nė provimet e fund janarit-fillim shkurtit. "Nė provimet e mesit tė 2007-ės do tė aplikojmė reformėn e plotė, e cila do rikthejė tė njėjtin besim dhe korrektesėn e provimeve tė fundvitit, siē ktheu matura shtetėrore besimin nė meritėn e pranimeve nė vitin e parė". Parlamenti rinor dhe ai studentor, nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore, nė sondazhin e fundit mbi korrupsionin nė arsim kanė nxjerrė pikat e dobėta tė arsimit tė lartė. Njė ndėr problemet kryesore ėshtė korrigjimi i provimeve.

Sipas Shabanit, akuza tė hapura ka pasur pėr cilėsinė e pyetjeve tė provimeve. Sipas studentėve, pedagogėt vėnė pyetje jashtė programit, tė cilat i dinė vetėm ata qė kanė dhėnė ryshfete. Pėr kėtė Ministria e Arsimit ka premtuar se emri i pedagogut qė do tė korrigjojė provimet nuk do tė bėhet i ditur. Kėtė metodė e ka propozuar dje edhe Universiteti Politeknik i Tiranės. Ky propozim pritet qė tė merret nė konsideratė edhe nga grupi i punės sė Ministrisė sė Arsimit. Ndėrkohė qė nė kėtė takim nuk janė bėrė tė ditur emrat e pedagogėve qė akuzohen nga ana e studentėve pėr mitėmarrje kundrejt notave fiktive jo vetėm kaluese, por edhe tė larta.

Kjo, sipas drejtuesve tė parlamentit rinor, do tė bėhet e ditur vetėm pasi Ministria e Arsimit tė ketė mundėsi qė t‘i shqyrtojė ato rast pas rasti. Tė rinjtė kanė vendosur qė kėto ankesa tė studentėve pėr pedagogėt korruptivė t‘ia vėnė nė dispozicion institucionit mė tė lartė arsimor. Vetė ministri Pollo ka premtuar se do t‘i shqyrtojė me pėrparėsi rezultatet e sondazhit tė kryer nė universitete tė ndryshme tė vendit, nė mėnyrė qė mė pas tė pėrcaktohen edhe momentet ku janė mė tė domosdoshme ndėrhyrjet. (SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio