Studentet.info
Lajme : Matura, universitetet do propozojnė koeficientėt
Kyqur 19-12-2006 14:10:34 (1519 Lexime)

Matura, universitetet do propozojnė koeficientėt

TIRANĖ, 19 DHJETOR- Koeficientėt pėr llogaritjen e pikėve tė Maturės Shtetėrore, edhe kėtė vit do t’i propozojnė universitetet. Ndonėse herėt nga detajet pėr procesin e pranimit tė vitit tė ardhshėm akademik, burimet zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, bėjnė me dije se kjo do tė jetė njė e drejtė e fakulteteve, sipas preferencave pėr degėt qė ato ofrojnė.

Vetė titullarėt e universiteteve, edhe pse pranojnė se deri tani nuk janė pyetur pėr procesin, kėrkojnė ndryshime tė rėndėsishme nė formulėn qė do tė pėrdoret pėr pranimin nė universitete. Sė pari, tė saktėsohet pėrfundimisht ēėshtja e koeficientėve.



Rrokaj: Tė thjeshtohet formula

E ngatėrruar, e paqartė pėr kandidatėt dhe shumė e vėshtirė pėr t’u zbatuar. Kėshtu e cilėson rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, formulėn e pėrdorur nė brezin e parė tė studentėve qė u pranuan sipas Maturės Shtetėrore. Sipas tij, para sė gjithash duhet tė bėhet njė analizė e detajuar pėr atė qė pėrfundoi, pėr tė parė mė pas se ku duhet tė jenė pėrmirėsimet. “Duhet tė thjeshtohet formula e pranimit nė universitete, pasi shumė elementė qė u pėrdorėn nė tė, shkaktuan ngatėrresa. Nuk mund tė them, nėse janė apo jo tė nevojshėm koeficientėt, qoftė sipas shkollave tė mesme, apo edhe sipas bllokut tė lėndėve tė zgjedhura nga maturantėt”,- tha dje pėr “Shekullin”, Rrokaj, duke shtuar gjithsesi njė merak tė vetėm. Mė e thjeshtė, mė e kuptueshme dhe pa shumė peripecia nė zbatimin e saj. Kjo, duke pasur parasysh pėrvojėn e maturės sė shkuar dhe problemet me tė cilat ajo u pėrball. “Nuk ka pse e bėjnė tė ngatėrruar njė proces pranimin nė shkollat e larta, pasi ai, sė pari, duhet tė jetė shumė i qartė pėr ata qė do tė kandidojnė pėr njė tė drejtė studimi dhe sė dyti, lehtėsisht i zbatueshėm nga ata qė do tė administrojnė procesin deri nė fund”,- thekson Rrokaj. Nuk mund tė thotė nėse ėshtė herėt apo vonė pėr dhėnien e detajeve tė para pėr brezin e interesuar, por pranon se universitetet janė tė gatshme tė japin mendimin e tyre pėr kėtė proces. Sipas tij, vėrtetė universitetet nuk merren me administrimin e procesit, por duke qenė pjesė e grupit tė interesit, kanė shumė pėr tė thėnė.

Kule: Jo koeficientėve sipas shkollave
Gara duhet tė jetė e njėjtė pėr tė gjithė, ndaj nuk ka pse tė ketė asnjė dallim mes shkollave tė mesme. Pas problemit tė madh nė pranimet e kėtij shtatori nė Fakultetin Ekonomik, pasojė e ngatėrresės sė koeficientėve, dekani Dhori Kule shprehet i prerė kundėr dallimit mes shkollave. “Nuk ka asnjė motiv pėr tė bėrė dallime. Unė personalisht do t’i propozoj Ministrisė sė Arsimit tė njėjtin koeficient, pavarėsisht profilit tė shkollės sė mesme qė ka ndjekur maturanti”,- thotė Kule, duke sqaruar se nuk ka pse tė ndodhin sėrish pėrplasje tė pakėndshme, qė sjellin mandej edhe pakėnaqėsi tė kandidatėve. Sipas tij, skema e pėrdorur ishte absurde. “Cilėsia e nxėnėsit, nuk vlerėsohet nga profili i shkollės qė ka ndjekur, ndaj diferencimi me koeficientėt ėshtė absurditet”,- thotė ai dhe shton se kėtė vit fakulteti qė ai drejton do tė shprehet zyrtarisht, sidomos pėr koeficientėt. Sipas Kules, nuk ka asnjė argument, qė nxėnės tė tė njėjtit nivel, me tė njėjtėn mesatare, tė diferencohen vetėm pse kanė ndjekur shkolla tė ndryshme. “Dy nxėnės vetėm me 10-ta edhe nė mesatare, edhe nė provimet me zgjedhje, e qė japin njėri bllokun natyror e tjetri shoqėror, dalin me diferencė prej 600 pikėsh nė favor tė tė dytit”,- sqaron ai, duke pranuar se koeficientėt e pėrdorur ishin tė padrejtė, ndaj ėshtė e udhės qė tė rishikohen.



Ministria

Grupi i punės: Sė shpejti analizė pėr Maturėn

Ende nė proces mendimesh e analizash, pėr tė qartėsuar formėn mė tė mirė qė duhet ndjekur pėr Maturėn Shtetėrore tė kėtij viti. “Ėshtė menduar qė edhe kėtė vit, koeficientėt t’i propozojnė vetė fakultetet, sipas interesit qė ata kanė pėr marrjen e studentėve tė rinj”,- theksojnė burimet zyrtare tė ministrisė, duke pranuar se gjithsesi grupi i punės ėshtė ende nė fazė debatimi. Ndėrkaq, rreth 500 pyetėsorė u janė shpėrndarė mėsuesve, prindėrve, maturantėve dhe ish-maturantėve. “Pyetėsorėt “Ēfarė ju pėlqeu dhe nuk ju pėlqeu nga MSH 2006?” kanė mbledhur mendimet e grupeve tė interesit, me qėllimin kryesor pėrmirėsimin e procesit dhe aktualisht po pėrpunohen nga grupi i punės”,- thotė zėdhėnėsja e MASH, duke sqaruar se pas kėsaj, do tė dilet nė pėrfundime tė rėndėsishme.

5 koeficientė, nga 1.0 deri nė 1.4, kishte nė dispozicion fakulteti, pėr preferencėn pėr llojet e ndryshme tė shkollave tė mesme

2 koeficientė u pėrdorėn pėr parapėlqimin e shkollės sė lartė, pėr blloqet e lėndėve me zgjedhje, atė natyror dhe shoqėror

24 500 maturantė morėn pjesė nė provimet me zgjedhje tė Maturės 2005, nė tė gjitha shkollat e mesme nė vend, pėr tė ndjekur universitetin


Nga:Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio