Studentet.info
Lajme : Nga konferenca pėr reformat nė arsimin e lartė organizuar nga AAK-ja
Kyqur 20-12-2006 4:51:32 (1439 Lexime)

Institucione, jepini hapėsirė universitetit!

PRISHTINĖ, 20 DHJETOR – Arsimi I lartė nė Kosovė pėrballet me mjaft defekte, pėrfshirė kėtu edhe faktin se universitetet ende nuk e kanė kuptuar rolin e tyre primar, nė kontekst tė bėrjes sė punės shkencore e profesionale, ndėrkaq vlerėsohet se ka njė bazė tė mirė tė legjislaturės pėr kėtė fushė.

Ky ėshtė njė nga qėndrimet e dhėna tė martėn nė njė conference pėr reformat nė arsimin e lartė, organizuar nga Grupi Parlamentar (GP) I Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK). Kjo parti e konsideron lėmin e arsimit tė lartė prioritet qenėsor pėr zhvillimin shoqėror, ekonomik dhe mirėqenien e shoqėrisė kosovare. Gjylnaze Syla, shefe e GP tė AAK-sė, tha se arsimi i lartė ėshtė e mirė publike dhe ėshtė e do tė mbesė pėrgjegjėsi publike.


. Pėr kėtė arsye, ajo vlerėsoi se ėshtė e drejtė dhe detyrė e secilit pėrfaqėsues tė institucioneve, politikanėve, akademikėve e studentėve, qė ta japin kontributin nė avancimin e arsimit tė lartė dhe pėrfshirjen e Kosovės nė zonėn e arsimit tė lartė evropian.

Ndėrkaq, shefi i Zyrės Austriake nė Prishtinė, Alexander Bayer, pasi tregoi pėr ndihmėn qė ka dhėnė shteti I tij pėr kėtė fushė, pėrmendi njė rol konstruktiv tė partive mė tė mėdha tė vendit nė tejkalimin e krizės universitare. “Rol tė rėndėsishėm nė kėtė kohė ka pasur edhe bashkėpunimi i ndėrkombėtarėve me disa parti politike. Roli pozitiv i PDK-sė nė tejkalimin e saj ka qenė shumė konstruktiv”, tha ai.

Hajredin Kuēi, profesor nė Fakultetin Juridik dhe nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), dha vlerėsimin se lufta pėr autonominė e universitetit ėshtė imagjinare, jo vetėm nė Kosovė, por kudo nė botė, dhe se institucionet qeveritare duhet t’i japin hapėsirė universitetit pėr tė vepruar.
“Autonomia e universitetit nuk ėshtė e definuar saktė. Nėse i pyesni njerėzit nga universiteti autonominė e shohin si tė pakufishme dhe nėse pyeten njerėzit jashtė universitetit shihet se autonomia ka kufizime nė raport me shtetin. Dhe kėtu ndodh shpeshherė qė ato ndeshen”, tha ai.

Ai nuk fshehu faktin se shumica e njerėzve nė universitet, pėrfshirė
edhe atė, nuk jetojnė nga universiteti dhe kjo nėnkupton se puna nė kėtė institucion ėshtė urė kaluese pėr pozita tė tjera. Pajazit Nushi, profesor nė Departamentin e Psikologjisė tė Fakultetit Filozofik dhe njeriu qė njė jetė ia ka kushtuar arsimimit tė lartė, shtroi nevojėn qė tė bėhen pėrzgjedhjet e programeve tė ofruara nga vendet e tjera, tė cilat pastaj do tė aplikoheshin gjatė reformimit tė sistemit tė lartė arsimor. “Austria gjithmonė na ka ndihmuar shumė nė zhvillimin e arsimit tė lartė.

Jo vetėm neve, por edhe universitetet nė Shqipėri. Edhe nė disa universitete tė rajonit, po e zėmė atė tė Sarajevės, sistemi austriak ka qenė plotėsisht I implementueshėm. Po shoh disa programe nga Kanadaja, por unė nuk e di se sa mund tė na ndihmojnė kėto projekte”, tha Nushi.

Mixhait Reēi, rektor i Universitetit Mbretėror “Iliria”, tha se ėshtė i domosdoshėm njė bashkėpunim I brendshėm mes universiteteve, pėr
tė cilin tha se ėshtė mjaft i brishtė. Folėsit nė kėtė konferencė nxorėn edhe disa rekomandime, tė cilat pritet tė shqyrtohen edhe nė institucionet relevante, qė do tė ngrihen pėr shqyrtim nga AAK-ja. Tė themi se kryeministri Agim Ēeku, qė u takon radhėve tė kėsaj partie, pėr herė tė parė e ka vėnė arsimin ndėr tri prioritetet e njė mandati qeverisės.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio