Studentet.info
Lajme : Akademia solemne e themelimit tė Universitetit tė Tetovės nėn hijen incidentit
Kyqur 21-12-2006 14:31:51 (2327 Lexime)


12 Vjetori i pėrgjakshėm


TETOVĖ 21 DHJETOR- Manifestimi solemn kushtuar 12 vjetorit tė themelimit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) ka eskaluar nė njė incident, nė momentin kur tė pranishėmve nė sallėn e Qendrės Kulturore tė Tetovės u ėshtė drejtuar kryetari i Parlamentit tė MAqedonisė Lubisha Georgievski. Njė grup studentėsh kan fishkėllyar dhe brohritur ndaj kryeparkamentarit duke e quajtur “fashist”, “nacionalist” dhe “antishqiptar” .

Persona tė sigurimit tė kėtij pėrvjetori dhe disa tė tjerė qė sipas studentėve janė truproja e Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) i kanė nxjerr jashtė sallės pėe tė qetėsuar situatėn dhe pėr tė mos prishur kėtė akademi solemne.
Pas kėtij intervenimi katėr studentė kanė mbetur tė lėnduar, tė cilėt mė pas kanė kėrkuar ndihmė mjekėsore.
Studentėt e hospitalizuar kanė akuzaur truprojat e Menduh Thaēit se ata i kanė rrahur duke i goditur edhe me dorezat e pistoletės nė kokė.

“Ne kur e pamė nė faltore Lubisha Georgievskin u revoltuam dhe brohritem se ai ėshtė antishqiptar i pėrbetuar, se ai ėshtė fashist, nacionalist i cili ėshtė deklaruar kundėr UT-sė dhe ka thėnė sė do t’ia presė kthetrat shqipnjės” tha Arlind Ajre absolvent nė Fakultetin Jurdik nė USHT, qė ishte i hospitalizuar nė pliklinikėn “Shėndeti” tė Tetovės. Me rrahėn me ēka mundėn dhe mė nė fund mė goditėn me dorėzėn e pistoletės nė kokė, pas sė cilės jamė shtrirė i pėrgjakur nė tokė: tha Ajre, njėri n ga studentėt e pėsuar. Sipas tij tė njetin fat e kanė pėrjetuar edhe disa shokė tė tijė qė kanė brohritur kundėr paraqitjes sė Lubisha Gerorgievskit.


Ndėrkohė qqė mjeku Qenan Klinaku tha se ai kishte prnuar dy studentėt e lėnduar “Arlindi kishte tri plagė nė kokė tė shkatuara nga mjete tė forta. Ne kemi pastruar plagėt dhe tani ai nuk ėshtė nė rrėezik” tha ai duke pėrkujtuar se ndihmė kishte dhėnė edhe njė personi tjetėr, i cili sipas tij mė tepėr ishte tronditur nga frika. Fatmir Xhelili pėr shkak tė plagėve serioze ndihmė ka kėrkuar nė Qendrėn Mjekėsore tė Tetovės.

Pėrkundėr tentimeve tė gazetarėve pėr tė kontaktuar me tė kryeshefi i repartit tė kirurgjisė tha se pa leje tė drejtorit tė pėrgjithshėm nuk lejohet qė kamerat tė futen nė kėtė repart.

Sipas burimeve policore tė SB-sė nė Tetovė dy studentė janė marrė nė bisedė informative nė stacionin e Policiės nė Tetovė, nėn akuzėn pėr prishje tė rendit public. Sipas kėtij burimi policia disponon fakte se incidenti ka qenė i organizuar nga disa persona, tė cilėt sė shpejti do tė bėhen publikė. Nė anėn tjetėr, sipas disa studentėve nė polici tė ejnten nė mesditė ėshtė dėrguar edhe Fatmir Xhelili, student nga Gostivari qė ėshtė kuruar nė spitalin e Tetovės, si dhe dy studentė tė tjerė me emrat Faruk dhe Isak.

Nga: Gėzim Sulejmani




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio