Studentet.info
Lajme : Odiseja e Incidentit nė USHT
Kyqur 23-12-2006 8:30:36 (1477 Lexime)


Edhe tė Rrahur edhe Fajtorė


TETOVĖ, 23 DHJETOR- Studntėt tė cilėt shfaqen pakėnaqėsi pėr prezencėn e kryetarit tė Kuvendit Lubisha Georgivski, me rastin e pėrvjetorit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės shprehen tė pakėnaqur me procedurat qė po ndėrmerren ndaj tyre. Ata thonė se ka ardhur koha qė “tė hash dajakun dhe tė jesh me faj”

Arlind Aide i cili ėshtė njėri ndėr studentet qė fishkėlleu fjalimin e Georgiveskit thotė se organet e rendit po provojnė nė mėnyrėn tė padrjetė me ta. “Nė vend qė organet tė merren me rrahėsit, ata po merren me tė rrahurit dhe kjo paraqet dyfishin e sė keqes” thotė Aide. Ai aspak nuk pendohet pėr veprimin e bėrė, sepse vlerson se ėshtė e drejtė e shprehjes sė lirė.

“Sa pėr komaracion, po pėrmend njė lojė futbolli. Nėse nė fushėn e sportit ndodh njė e papritur qė unė nuk dėshiroj, ėshtė normale qė unė tė shpreh mllefin tim. Dhe nė atė moment, a thua vallė duhet tė ndėrhyj sigurimi apo policia e tė rrahė tė gjithė ata qė po fishkėllejnė dhe nganjėherė shajnė nė publik” thekson Arlindi.


Ai ėshtė kategorik nė qėndrimin se nuk ka bėrė asnjė vepėr penale. Ndėr tė tjera kėrkon nga organet e drejtėsisė njė ligj apo njė nen i cili ndalon shprehjen e vullnetit tė lirė, sepse vetėm nė atė formė do ta ndjehej se ka prishur rendin dhe qetėsinė publike.

“Fatkeqėsia mė e madhe ėshtė se tashmė nuk kemi probleme armiqėsore mes nacionalistėve tė ndryshme, por problemi qėndron te vetė ne shqiptarėt dhe kjo ėshtė shumė e dhimbėshme pėr historinė tonė”, shprehet Aide. Ai ende nuk ėshtė marrė nė pyetje nga policia, sepse ndodhet nė mjekim shtėpiak dhe bėn vizita tė kohėpaskoshme tė plagėve tė fituara nė kokė dhe dorė. Megjithatė tregon se ėshtė i gatshėm pėr tė kaluar tė gjitha kėto procedura duke qenė i sigurt nė pafajėsinė e tij.

Vlersimi i Poliicės

Nė anėn tjetėr policia e Tetovės njofton se nė incidentin e ndodhur me rastin e pėrvjetorit tė themelimit tė USHT-sė kanė qenė involvuar gjashtė studentė. Tė njettit i konsideron si prishės tė rendit dhe qetėsisė publike dhe ndaj tė njėtėve ėshėt ngritur vetėm kundėrvajtje.
Sipas policiės sė Tetovės studentėt tė cilėt kanė shfaqur revlotė pėr prezencėn e Georgievskit janė: I.C (1980) nga Kosova, F.A (1986) nga Pėrshevca, F.Xh nga Gostivari, M.Z (1986( nga Sllatina, A.A (1984) nga Kėrcova si dhe U.J (1985) nga Zajazi i Kėrcovės.

Tre tė parėt janė mbajtur 24 orė nė bisedė informative dhe tė premtėn nė mbrėmje janė liruar pėr tė vazhduar procedurat e tyre nė gjyq. Seanca e parė informative ka qenė e paraparė tė realizohet mė datėn 21 dhejtor, por e njėta ėshtė anuluar pėr njė ditė tjetėr.
Ndėrkaq tre tė fundit nė mesin e tė cilėve bėnė pjesė edhe Arlind Aide ende nuk janė marrė nė biseda informative pėr shkak se ende ndodhen nė mjekim.

Nga policia po ashtu bėjnė tė ditur se nė hetime ėshtė rasti edhe ndaj pėrfaqėsusve tė sigurimit pėr tė cilėt organet kompetente do tė vendosin nėse sjellja e tyre ka qenė nė pajtim me normat ligjore. “Kemi tė gjitha incizimet se si ka ndodhur ngjarja dhe kemi dėshmitarė tė shumtė tė kėsaj ngjarje andaj besojmė se shpejtiky rast do tė zbardhet njoftojnė nė policinė e Tetovės.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio