
Rektori me fytyrė kameleoni
PRISHTINĖ, 23 DHJETOR Universitetit tė Prishtinės, tė premten, iu shtuan edhe 17 doktorė shkencash, por nuk dihet nėse ata janė doktorėt e vetėm, pas rektorit Enver Hasani, qė kanė jekur procedura tė rregullta tė doktoratės.
Tė pėrkujtojmė se para njė muaji Hasani ka shkruar nė njė email dresė, tė cilin e kishte publikuar Iliria Post, se hėpėrhė ai ishte i vetmi nė Kosovės qė ka studime tė rregullta tė doktoratės, duke lėnė tė kuptosh se asnjė studim doktorate I bėrė deri para njė muaji nuk ishte mė i rregullt se i tiji. Kėtė qėndrim Hasani ia ka shprehur njė profesori dhe doktori tė shkencave mjekėsore nė Uashington.
Deklarata e tė parit tė UP-sė kishte ardhur pas njė hulumtimi tė bėrė nga gazeta Iliria Post, ku ėshtė gjetur se ai nuk i ėshtė nėnshtruar fare procedures sė nostrifikimit tė titujve akademikė tė marrė jashtė vendit, e qė me njė udhėzim administrativ tė Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės e tė Teknologjisė (MASHT), obligohen tI nėnshtrohen kėsaj procedure tė gjithė individėt qė kanė mbrojtur tituj akademikė jashtė Kosovės.
Por, rektori duket tė jetė i prirė pėr tė bėrė shfaqje kameleoneze, meqė shpeshherė ai di ti ndėrrojė fjalėt. Ndryshe nga deklarata e mėsipėrme, tė premten Hasani ka thėnė se beson shumė nė aftėsitė e doktorėve tė rinj tė promovuar. Megjithėkėtė, rėndėsia e doktoratės nuk duhet tė absolutizohet, ka thėnė ai, meqė titulli doctor shkence tregon se profesorėt kanė kaluar pragun minimal pėr avancim akademik, pėr tė porositur qė ata duhet ta dėshmojnė veten me punėn e tyre. Nė ceremoninė e promovimit tė doktorėve tė rinj tė shkencave, fillimisht pėr tė 17 kandidatėt janė dėgjuar tė dhėna biografike dhe bibliografike nga dekanėt e fakulteteve, ndėrkaq, pėrfaqėsuesit e Komisionit vlerėsues, para tė cilėve kandidatėt kanė mbrojtur punimin e doktoraturės, kanė dhėnė hollėsi pėr secilin punim veē e veē.
Tutorėt e kanė krahasuar punėn e kandidatėve me standardet evropiane, duke pėrmendur kėtu metodat e pėrparuara shkencore, tė cilat janė pėrdorur edhe nga tė promovuarit pėr doktor shkence nė UP.
Ilir Tolaj, tashmė doktor shkence nė lėmin e infektologjisė, tha se titulli i marrė ėshtė njė shkallė e lartė e pėrgjegjėsisė, si pėr ta arsyetuar gradėn e marrė, po ashtu edhe pėr ta implementuar atė nė punėn profesionale.
Shėndetėsia gjendet nė njė pozitė shumė tė rėndė dhe me punėn tonė ne do tė bėjmė pėrpjekje qė ta ndėrrojmė kahun e zhvillimit tė shėndetėsisė dhe tė ofrojmė shėrbime sa mė cilėsorė pėr qytetarėt, theksoi Tolaj, i cili doktoratės ia ka kushtuar hiq mė pak se 10 vjet punė shkencore. Nuk janė tė paktė doktorėt e shkencave, tė cilėt doktoratės i kanė kushtuar vite tė tėra pune.
Nėse vjen njė doktor shkence nė krye tė UP-sė dhe i jep tė drejtė vetes tė thotė se ėshtė i vetmi nė Kosovė qė ka studime tė rregullta tė doktoratės, nuk mund tė kuptohet ndryshe veēse si gjendje alarmuese, nė mungesė doktorėsh tė shkencave, ose nė tė kundėrtėn si fyerje e rėndė qė Hasani u ka bėrė gjithė doktorėve tė shkencave, profesoratit, por edhe Universitetit tė Prishtinės, i cili i ka dhėnė kėta tituj akademikė.
Tė kujtojmė se Enver Hasani nuk ka bėrė nė MASHT nostrifikimin e titujve akademikė qė ka. Kėsaj procedure ai duhej ti nėnshtrohej, meqė ata i ka marrė nė njė universitet jashtė vendit. Dilema nėse Hasani i ka tė rregullt kėta tituj ose jo do tė ekzistojė derisa ai ta ndjekė procedurėn siē e ndjekin tė gjithė ata qė kanė mbrojtur titujt
jashtė vendit, pra deri nė momentin qė ai do ta ketė nė pronėsi certifikatėn qė lėshon MASHT-i pėr vlefshmėrinė e kėtyre titujve.
Doktorėt e rinj tė shkencave nė UP
Sabri Rexha
Ibrahim Pashiq
Ramiz Hoti
Kasamedin Abdullahu
Shaip Kabashi
Muhamet Kelmendi
Rufi Osmani
Adem Haziri
Fatmir Dragidella
Ferid Koqani
Bejtullah Zeqiri
Ilir Tolaj
Milajete Shala
Hamit Mehmeti
Shyqri Kelmendi
Afrim Dushi
Nga: Besnik KRASNIQI