Studentet.info
Opinione : PĖR PUNĖT QĖ NUK BĖN TĖ HESHTEN
Kyqur 25-12-2006 7:35:40 (2243 Lexime)



Shuni, mos fishkėlloni se po ju rreh Menduhi!


Nga: Emin AZEMI

Tani, a ka gjasa, guximin e tij, Menduhi ta paguajė me dėshtim politik. Pse? Sepse ky ėshtė njė tjetėr lloj guximi. Ėshtė guximi i politikanit shqiptar, qė e sfidon shqiptarin, qė e korit dhe nėnēmon shqiptarin para maqedonasit, qė e detyron shqiptarin me ēdo kusht dhe me ēdo ēmim tė “pėrqafojė” politikanin maqedonas, edhe atėherė kur ai bėhet xharrah i shqiponjės dykrenore. Ok. Nuk ėshtė askush kundėr politikanėve maqedonas, por mėnyra se si Menduhi po na i imponon ata, valla po na detyron jo me ju fishkėllu, por me ja u fut nga njė shkelm bythėve

Ēka paska pas me ndodh, e pyes veten, sikur atė natė, mozallah, nė Pallatin e Kulturės nė Tetovė, tė kishte fishkėlluar vetė Ali Ahmeti? As qė po guxoj ta imagjinoj dėnimin qė ka mundur ta marrė ai.


Njė politikan i cili me paratė e popullit paguan djem tė rinj pėr tė rrahur studentė, tha se “ky ishte njė provokim i rėndė politik, i nxitur nga njerėz tė afėrt tė A. Ahmetit”. Tani, nuk e kam tė qartė: ku qėndron provokimi politik, te fishkėllima, apo te rrahja dhe pėrgjakja?
Pastaj, ende nuk e kam tė qartė edhe njė diēka tjetėr, pse ky politikan, qė ende quhet Menduh Thaēi, e mori si ofendim personal fishkėllimėn e studentėve drejtuar Lubisha Georgievskit, kur fare mirė dihet se ky i fundit, para shumė vjetėsh ishte njėfarė “regjisori” i pakėnaqėsive studentore dhe pėr dallim nga tani, atėherė nuk fishkėllehej, por bėheshin thirrje nga studentė maqedonas pėr therjen e shqiptarėve dhe futjen e tyre nė dhoma gazi.
Atėherė, siē e di edhe miku im i dikurshėm Menduhi, nuk u rrah asnjė student, nuk u mor nė pyetje nga policia asnjėri prej tyre dhe bile asnjė politikan maqedonas atėbotė nuk u pat prekur nė sedėr, siē u prek tani kaq shumė “frizura” e re e politikės shqiptare.
Politikisht, partia e Menduh Thaēit (pėrpara thoshim e Arbėn Xhaferit) do tė pėrfitonte shumė, sikur shqipen e belbėzuar tė Georgievskit ta kishte ndjekur deri nė fund me durim, sepse fundja, ai foli shqip nė njė manifestim qė identifikohej, pak a shumė, me kėtė parti. Ēdo njeri normal, ku bėj pjesė edhe unė, do tė thoshim: “Bravo i qoftė PDSH, e solli punėn qė edhe politikanėt maqedonas tė flasin shqip nė manifestimet e tyre“.
Mirėpo kjo nuk ndodhi. U thye bishti i sakicės hala pa e pre mirė lisin. Nuk na lanė kompliment t’i japim, as Georgievskit, as PDSH, sepse pėr Menduhin mė me rėndėsi paska qenė atė natė tė merret dhunshėm me “njerėzit e Ali Ahmetit“ sesa tė arkėtojė edhe ndonjė pikė plus nė favor tė partisė sė tij. Ky njeri, qė herė pas here merret edhe me politikė, sidomos kur ka akademi solemne, nuk e ka ndėr mend t’i ndihmojė partisė sė tij ta rikthejė imazhin dhe rejtingun e para shtatė-tetė vjetėsh.

Pse Menduhi bėhet i guximshėm me shqiptarė?

Pakkush ėshtė marrė me guximin e Menduh Thaēit, pėr tė qenė ekskluziv nė skenėn politike. Guximi i tij, nė tė kaluarėn kishte frymėzim pėr tė tjerėt, kishte elan pėr aksion dhe mbi tė gjitha guximi i tij i trimėronte shqiptarėt qė t’i sfidojnė politikisht maqedonasit.
Tani, a ka gjasa, guximin e tij, Menduhi ta paguajė me dėshtim politik? Pse? Sepse ky ėshtė njė tjetėr lloj guximi. Ėshtė guximi i politikanit shqiptar, qė e sfidon shqiptarin, qė e korit dhe nėnēmon shqiptarin para maqedonasit, qė e detyron shqiptarin me ēdo kusht dhe ēdo ēmim ta “pėrqafojė” politikanin maqedonas, edhe atėherė kur ai bėhet xharrah i shqiponjės dykrenore. Ok. Nuk ėshtė askush kundėr politikanėve maqedonas, por mėnyra se si Menduhi po na i imponon ata, valla, po na detyron, jo me ju fishkėllu, por me ja u fut nga njė shkelm bythėve.
C’ėshtė kjo vardisje gėrditėse, more vėlla. A kėshtu rregullohet rejtingu dhe imazhi te ambasadat e huaja? Jo, asnjėherė. PDSH asnjėherė nuk mund tė dalė nga ky qorrsokak i madh me politikanė tė tillė qė frontin politik e ka orientuar qind pėr qind nė oborrin brendashqiptar. Menduhi na e pėrkujton modelin e politikanit shqiptartė fillimviteve nėntėdhjetė, atėherė kur Gligorovi dhe Cėrvenkovski ishin njėfarė pikė referimi se si duhet politikani me qesh, si duhet me rregullu frizurėn, ēfarė gardėrobe me bajt, ēfarė me gjuajt vikendeve - derra tė egjėr a kaproj.( Veē pėr peshkim Menduhi ua shkon…)
Tash e tutje, vaj halli pėr simpatizuesit nėpėr stadiume, ku rastėsisht mund tė qėllojė edhe Menduhi me truprojat e tij. Prandaj, para se tė shkoni nėpėr stadiume, pyetni mirė e mirė, a duhet fishkėlluar apo duhet kukurisur, a duhet mjaulluar a blegėruar… Kėshtu ka ardhur puna.
Mirė qė nuk paskam qesh edhe unė atė natė, tek belbėzonte shqip Lubisha, sepse ka mundur Menduhi ta nxjerrė nga ekrani i televizorit shpullėn e tij tė famshme. Shpullėn e tij e dinė edhe disa tė tjerė qė harruan se politikan nuk mund tė bėhesh nėse e kritikon shefin.

Dje tradhtar - sot patriot, dje kasolle - sot universitet, dje ēoban - sot profesor

Shuni, mos fishkėlloni se po ju rreh Menduhi! Pėrpara kur i tutnin fėmijėt nanat tona, u thoshin “Shuj se po vjen magjupi me tė marrė“. Tash, nuk po na merr maxhupi, por po na rreh truproja e Menduhit dhe po na merr nė pyetje po ashtu truproja e Menduhit. Kjo shoqėria jonė shqiptare, vėllaēko po lulėzon prej truprojave. Ka ngelur tė presim kur njė ditė truprojat do tė zėvendėsojnė profesorėt dhe akademikėt, sepse si ka nisur puna, nė stilin kauboj tė ndėrrohen rektorėt, nuk ka mbetur mė vend me pyetur dhe me bėrtitur: Kėto partitė politike, janė apo jo nė shėrbim tė popullit. Tani ka ardhur puna veē me konstatu njė dukuri: Partitė janė bėrė ērregullueset mė tė mėdha tė jetės shoqėrore tė shqiptarėve. Pse? A nuk mjafton pikėrisht ajo akademi dhe ai universitet tė na shėrbejė si shembull pėr tė quajtur farsė bajate mėnyrėn se si disa politikanė tanė e kanė kuptuar tė marrėt me politikė. Dje tradhtar - sot patriot, dje kasolle - sot universitet, dje ēoban dhe bandit- sot profesor “i nderuar” dhe anėtar i partisė. Ēilu tokė tė hy. A kėshtu Menduhi mendon ta pėrmirėsojė imazhin e partisė, duke e pėrdhosur imazhin e shqiptarėve para tė tjerėve, dhe duke e instaluar modelin e stėrkequr tė konsolidimit tė partisė nė stilin “lėpij sot, atė qė ke pėshtyrė dje“. Ose, nėse tė intereson kush ka qenė dje tradhtar, mjafton ta dėgjosh Menduhin kė e bėn sot patriot.

Kalaprishėsit e djeshėm tė USHT-sė nuk mund tė jenė urėndreqėsit e sotėm

Njė parti politike nuk quhet serioze, nėse saltomortalet e veta i konsideron si pjesė tė strategjisė sė suksesit. A thua kaq naivė na marrin neve shqiptarėve kėta drejtuesit e PDSH kur mundohen t’i paketojnė disa fabrikate parapolitike si modele tė njėfarė ringjalljeje politike. Mjafton tė merrni shembull vetėm USHT-nė dhe gjithė atė akademi solemne ku njerėzit nuk i lanė as tė fishkėllojnė, por veē tė kėndojnė. Pse tė kėndojnė, do tė pyetni ju. Kėnga e PDSH, miq tė mi, i ngjante asaj barcaletes sė nuses me qershitė, e cila nė fillim refuzoi t’i hajė se thoshte janė tė pshurrta, e kur u urit ja nisi me thanė “kjo s’qenka e pshurrt, as kjo s’sqenka e pshurrt, as kjo s’sqernka e pshurrt…“.
Pse kjo parti na torturoi aq shumė me vite duke e refuzuar njohjen dhe legjitimitetin e kėtij universiteti, kur njė ditė e paska pas ndėr mend ta kėmbejė aq lirė lojalitetin politik tė njė mjeku me dhėnien peshqesh tė postit tė rektorit. A deri kėtu paska mbėrri puna, sa t’i mohojmė tė gjitha angazhimet politike dhe pėrnjėherė, si nė film tė vizatuar, tė bėjmė atė qė e ke mohuar tėrė jetėn, madje edhe duke i rrahur studentėt qė nuk po u gėzuakan belbėzimeve shqipe tė njė politikani maqedonas.
Kalaprishėsit e djeshėm tė USHT nuk mund tė jenė urėndreqėsit e sotėm duke rrahur studentė. Studentėt, edhe atėherė kur i kanė gjuajtur me domate politikanėt, janė trajtuar si studentė. Kush i prek studentėt, ka prekur nė dinjitetin e njė rinie tė tėrė dhe fundja, ka prekur pikėn mė tė dobėt ku ngrihen dhe pėrplasen pėrtokė politikanėt.
Hajr bane Zot!




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio