Studentet.info
Lajme : Ekonomiku i kėrkon mbrojtje Autoritetit tė Konkurrencės
Kyqur 26-12-2006 10:59:10 (1392 Lexime)

Ekonomiku i kėrkon mbrojtje Autoritetit tė Konkurrencės

TIRANĖ, 26 DHJETOR- Pas refuzimit tė kėrkesės pėr shtimin e kuotave tė pranimit nė sistemin part-time nė Fakultetin e Ekonomisė, dekani Dhori Kule, ėshtė i vendosur tė gjejė zgjidhje gjetkė. Duke e cilėsuar hapur e qartė, njė diskriminim ndaj arsimit tė lartė publik dhe fakultetit qė ai drejton nė mėnyrė tė veēantė, Kule ka pėrgatitur njė shkresė pėr Autoritetin e Konkurrencės.

“Kam vendosur t’i drejtohem sot me njė kėrkesė pėr mbrojtje ligjore, Autoritetit tė Konkurrencės, me besimin nė njė pėrgjigje pozitive, pasi vendimi i marrė nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, ėshtė jo vetėm i paargumentuar, por edhe tėrėsisht i padrejtė”,- tha dje pėr “Shekullin”, dekani Dori Kule. Nė letrėn qė tashmė ai pohon se e ka hartuar dhe do t’ia nisė Autoritetit, ėshtė formuluar njė kėrkesė e thjeshtė ku kėrkohet mbrojtja ligjore. “Nė bazė tė ligjit pėr konkurrencėn, ne kėrkojmė qė Autoriteti tė na mbrojė nga diskriminimi qė Ministria e Arsimit dhe Shkencės i bėn Fakultetit Ekonomik”,- thekson ai, i bindur nė mbėshtetjen e Autoritetit dhe nė dhėnien e njė gjykimi objektiv.



Sipas dekanit Kule, vendimet e fundit, janė shprehje e hapur e diskriminimit qė i bėhet arsimit publik. Ndėrkohė qė nuk ngurron tė pranojė, se nuk ndodh kėshtu me arsimin jopublik. “Asnjė masė cunguese apo shtrėnguese pėr arsimin jopublik. Madje asnjė kuotėzim edhe sa i pėrket sistemit part-time, edhe nė shkolla qė nuk kanė eksperiencėn e duhur nė raport me arsimin e lartė publik”,- thotė Kule, duke u shtuar se njė situatė e tillė ėshtė e papranueshme. Sipas tij, nuk ėshtė e drejtė qė tė kufizosh fakultetet tė caktuara pėr sistemin part-time, ndėrkohė qė nė private shėrbimi ofrohet pa pengesa dhe me njė tarifė natyrisht shumė mė tė lartė. “Ndėrkohė, ne nuk dimė se ēfarė cilėsie ofrohet atje dhe ēfarė studentėsh do tė kemi nesėr tė diplomuar”,- thekson ai, duke pranuar se ndihen dhe janė tė diskriminuar. Sipas tij, Fakulteti Ekonomik i plotėson tė gjitha kushtet qė tė priste studentė pa kufizim nė sistemin part-time. “Kemi auditorėt, stafin pedagogjik, pėrvojėn e viteve pėr studimet me kohė tė pjesshme dhe kandidatėt e gatshėm pėr t’u bėrė pjesė e fakultetit, e me dėshirė pėr tė ndjekur studimet”,- thotė ai.

Pėrgjigja e ministrisė, pėr asnjė shtesė nė sistemin e studimeve me kohė tė pjesshme, sipas Kules, nuk ėshtė njė pėrgjigje zyrtare. Dhe fakulteti qė ai drejton, nuk e ka marrė pėr tė tillė. “Nuk mund ta konsideroj zyrtare, pėrderisa nuk ėshtė bėrė nga titullari i institucionit, por nga njė drejtori”,- thotė ai, duke shtuar se nė shkresėn e dėrguar, ku kėrkonte liberalizim tė pranimeve, i drejtohej pikėrisht kreut tė Arsimit, Genc Pollo. Sipas Kules, edhe nėse kjo do tė jetė e tillė, ai sėrish nuk do tė jetė dakord me refuzimin, pasi ėshtė krejt i paarsyeshėm. “Kjo ėshtė njė kapriēo bolshevike e paparė, nuk kam si ta quaj ndryshe”,- thotė Kule, duke pranuar se nuk gjen motiv pėr rrėzimin e kėrkesės sė tyre. Kėrkesė qė, sipas tij, nė kuadrin e pranimeve total tė miratuara, nuk ishte pėr ndonjė shtim shumė tė madh, e aq mė pak tė ekzagjeruar. Si hap tė parė (pa pėrjashtuar mospranimin e vendimit tė dėrguar nga MASH) Kule do t’i drejtohet Autoritetit, qė ėshtė nė mbrojtje tė konkurrencės. E pas kėsaj, vetė kreut tė qeverisė, Sali Berisha. Fill pas pėrgjigjes sė mbėrritur nga MASH-i, ai deklaroi se do t’i drejtohet Kryeministrit, por i pyetur dje, thekson se do t’i ndjekė me rregull tė gjitha hallkat. Pėr tė arritur nė fund nė njė ballafaqim me programin e qeverisė, qė propagandon liberalizimin e pranimeve. “Por nė fakt, nė fakultetin tonė nuk ka ndodhur fare kėshtu, sė paku me sistemin part-time”,- thotė ai, duke iu referuar situatės mė tė fundit.


Ndėrkohė qė ministria dhe fakulteti bėjnė shkėmbimet e shkresave mes tyre, studentėt kanė hyrė nė muajin e dytė tė studimeve. Madje, edhe ata qė nuk janė pjesė e kuotave tė miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Sipas dekanit Kule, asnjė student nuk do tė largohet nga auditorėt, sepse nuk ka arsye qė tė ikė. “Kemi 5 javė qė e kemi nisur sistemin part-time dhe kemi vėnė re me shumė kėnaqėsi, qė studentėt kanė marrė pjesė nė leksionet e ditėve tė shtuna e tė diela, nė mėnyrė masive e pa mungesa. Atėherė, pse t’i pengojmė tė vijojnė studimet pėr tė cilat janė tė interesuar?”,- thotė ai, duke parė si zgjidhje finale, dėrgimin e shqetėsimet deri nė zyrėn e Kryeministrit.


Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio