Studentet.info
Lajme : Provimet, ja propozimet pėr vlerėsimin e studentėve
Kyqur 28-12-2006 6:39:33 (2185 Lexime)


Provimet, ja propozimet pėr vlerėsimin e studentėve

TIRANĖ, 28 DHJETOR- Provime transparente dhe vlerėsim larg subjektivitetit. Me kėtė qėllim, grupi i punės i ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, ka gati propozimet pėr mėnyrėn se si duhet tė zhvillohen provimet sezonale tė studentėve, nė universitetet e vendit.

Pėrmirėsimi i skemės sė sekretimit aty ku aplikohet dhe sugjerim pėr pėrdorim nė gjithė fakultetet, ėshtė vetėm njė nga propozimet, qė anėtarėt e grupit do t’i dorėzojnė brenda pak ditėsh ministrit tė Arsimit, Genc Pollo. Qė do tė thotė, se pavarėsisht kush do tė bėjė vlerėsimin pėr provimet e studentėve (pedagogu i lėndės, ose jo) nuk do tė dihet se cili provim ėshtė duke u korrigjuar. Fletėt janė me numėr sekretimi, qė ruajnė anonimatin. Pas kėsaj, nė radhė janė dhe shumė rregulla tė tjera, gjykuar tė rėndėsishėm pėr tė eliminuar korrupsionin nė provime.



Vlerėsimi

Skema e vlerėsimit tė provimeve me sekretim, ėshtė cilėsuar nga gjithė anėtarėt e grupit tė punės, pėrbėrė nga pedagogė tė gjithė universiteteve, si mėnyra mė e mirė qė shmang korrupsionin. Sipas kryetarit tė grupit, profesor Emil Lamanit, fakulteteve do t’u sugjerohet qė provimet t’i bėjnė me sekretim. “Duhet theksuar, se propozimet tona janė thjesht propozime qė do t’i dėrgohen ministrit, e pas shqyrtimit tė tij, do tė dalė udhėzim pėr universitetet”,- thotė Lamani, duke pranuar se ato nuk janė detyruese, por thjesht sugjeruese. Sipas tij, gjatė diskutimeve tė shumta nė mbledhjet e zhvilluara, ka pasur propozime nga mė tė ndryshmet, madje edhe sugjerime qė provimet tė mos vlerėsohen nga pedagogėt e lėndės. Por, ajo qė ėshtė konkluduar ka qenė qė edhe nė rastet kur ndiqet njė praktikė e tillė, duhet qė studenti tė mos dėgjohet e vlerėsohet vetėm nga njė pedagog, por nga njė komision. Sipas ministrisė, aktualisht pėr ēdo lėndė firmosin dy pedagogė, por jo gjithmonė, studentin e dėgjojnė dhe vendosin tė dy. Kjo, sipas propozimeve, duhet eliminuar.

Ēelėsi i pėrgjigjeve

Pas ēdo provimi, studentėt do tė shohin tė afishuar ēelėsin e pėrgjigjeve. Praktika e ndjekur tashmė nė botė, duhet tė jetė edhe nė shkollat tona tė larta. Sipas propozimeve tė grupit pėr skemėn e provimeve, fakulteteve do t’u sugjerohet qė nė ambiente tė dukshme tė afishojnė pėrgjigjet e pyetjeve. “Jo me qėllim qė ata tė njihen paraprakisht me atė qė duhet tė bėnin dhe tė mos jenė tė befasuar kur tė marrin vlerėsimin”,- bėhet e ditur nga anėtarėt e grupit. Sa pėr datėn e provimeve, ajo ėshtė nė dorė tė vetė departamenteve, nė varėsi tė numrit tė studentėve, temave dhe lėndėve tė caktuara. Veēse, propozohet qė bashkė me datėn e zhvillimit tė provimit, studentėt duhet tė njoftohen edhe pėr datėn e daljes sė vlerėsimeve. “Madje, studentėt kanė tė drejtė tė ankohen, nėse vlerėsimi nuk del nė kohėn e caktuar”,- bėn me dije Lamani.

Hyrja nė provime

Para nisjes sė ēdo lėnde, pedagogu ėshtė i detyruar tė njoftojė studentėt pėr temat, orėt, punėt dhe gjithė detyrimet e tjera qė duhet tė plotėsojė, pėr t’u futur nė provim. Nė fund tė lėndės, sipas propozimit tė grupit tė punės, pedagogu i lėndės lajmėron para gjithė kursit, studentėt qė nuk kanė tė drejtė tė futen nė provim, duke i sqaruar arsyet konkrete pėr “pėrjashtimin”. Tė gjithė kėto, sipas tyre, duhet tė jenė publike, pasi vetėm kėshtu sezonet bėhen transparente dhe shmanget abuzimi i shumėpėrfolur pėr korrupsionin. Nė fund tė vitit, ėshtė parė e udhės qė tė “testohen” pedagogėt. Kėtė radhė pėrmes anketave anonime nga studentėt. Anketė qė do tė pėrfshijė mėsimdhėnien, sjelljen, vlerėsimin, e gjithė elementėt e tjerė karakterizues tė pedagogut. Tė gjitha kėto, sipas propozimeve, do tė merren nė konsideratė, pėr tė arritur mė pas nė njė emėrues tė pėrbashkėt.



Provime me sekretim, fletė me numėr pa emėr studenti

Asnjėherė nuk vlerėson vetėm njė pedagog

Data e provimit, vendoset nga fakulteti nė varėsi tė lėndės dhe numrit tė studentėve

Pedagogėt caktojnė edhe datėn kur dalin vlerėsimet

Studentėt kanė tė drejtė tė ankohen, nėse nuk respektohen afatet

Pas provimit, del ēelėsi i pėrgjigjeve

Studentėt anketohen pėr vlerėsimin qė kanė pėr pedagogėt e lėndėve

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio