Studentet.info
Lajme : Enver Hasani nė Depresion
Kyqur 28-12-2006 16:35:02 (2575 Lexime)


Dorėzohet Enver Hasani

PRISHTINĖ, 27 DHJETOR – I gjendur nėn presionin medial, rektori i Universitetit tė Prishtinės (UP), Enver Hasani, ka bėrė kėrkesė nė Ministrinė e Arsimit, tė Shkencės e tė Teknologjisė (MASHT) pėr nostrifikim tė titujve akademikė, tė marrė nė “Bilkent University” tė Turqisė.

Ka mė pak se dy muaj qėkur “Iliria Post”, ka raportuar se Hasani nuk i ėshtė nėnshtruar fare kėsaj procedure. Atėkohė, Mimoza Hasani, zėdhėnėse nė MASHT, pati thėnė se nė bazė tė dokumentacionit qė posedon, MASHT-i nuk ka pranuar asnjėherė kėrkesė pėr nostrifikim tė diplomės nė emėr tė Enver Hasanit.

Ndėrkaq, tė martėn, ministri i MASHT-it, Agim Veliu, i pyetur nga “Iliria Post” nėse do t’i kėrkohet rektorit qė edhe ai t’i nėnshtrohej procedurės sė nostrifikimit, ka konfirmuar se Hasani tashmė e ka adresuar kėrkesėn nė ministri pėr kėtė ēėshtje.


“Unė e di qė nostrifikimi i diplomės sė rektorit ėshtė nė proces nė MASHT. Unė e di qė rektori ka bėrė kėrkesė tė rregullt, por kėtu janė disa afate dhe procedura, nėpėr tė cilat duhet tė kalohet. Ėshtė fjala pėr njė drejtim qė nė Kosovė ėshtė deficitar dhe ne na duhet qė gjatė formimit tė komisionit tė gjejmė njerėz me kompetencė pėr nostrifikim, por mund t’ju them se kėrkesa qė ka ardhur nė MASHT ėshtė nė procedurė shqyrtimi dhe shumė shpejt kjo do tė jetė njė procedurė e kryer”, ėshtė pėrgjigjur Veliu.

Ndėrkaq, njė burim i lartė brenda ministrisė i tha gazetės se menjėherė pasi ishte plasuar artikulli nė kėtė gazetė, qė mbante titullin “A ka Hasani doktoratė tė vlefshme?”, tė gjithė zyrtarėt nė kėtė ministrie janė urdhėruar tė mos deklarojnė gjė nė lidhje me kėtė temė.

“Kishte bėrė njė telefonatė rektori Hasani dhe kishte konfirmuar se do ta paraqesė kėrkesėn pėr nostrifikim, prandaj ishim tė urdhėruar tė mos deklarojmė as tė vetmen fjalė rreth kėsaj ēėshtjeje”, tha zyrtari nė fjalė, qė deshi tė mbetet anonim.

Sipas tij, nuk ka mė shumė se njė javė kur Hasani e ka paraqitur kėtė kėrkesė, meqė ishte shtyrė edhe nga qėndrimi i ministrisė se nė rast tė mosnėnshtrimit tė kėsaj procedure vazhdimi i kontratės pėr marrėdhėnie pune me universitetin do tė ishte nė pikėpyetje.

Ndryshe, Hasani kishte arritur tė lidhė kontratė pėr marrėdhėnie pune me UP-nė pa i nostrifikuar kėta tituj, madje edhe kur kishte konkurruar pėr pozitėn e rektorit, atij fare nuk i ishte kėrkuar certifikata, qė vėrtetonte se janė nė rregull titujt e marrė nė universitetin turk. Gjatė procedurės sė konkurrimit pėr rektor tė UP-sė, komisioni, i cili ka pėrgatitur raportin e kandidatėve nė garė, fare nuk ka kėrkuar nga Hasani tė argumentojė se ka bėrė nostrifikimin e kėtyre titujve tė marrė jashtė vendit.

Njė qėndrim i tillė i anėtarėve tė kėtij komisioni kishte ardhur pasi ata kanė konsideruar se Hasanit i ėshtė dashur t’i kėrkohej nostrifikimi atėherė kur ėshtė angazhuar nė procesin mėsimor nė UP, ndėrkaq kanė menduar se konkurrenti pėr rektor tashmė do t’i kishte pastruar punėt.

“Ne nė Senat veprojmė kėshtu: tė gjithė atyre, qė kanė magjistruar ose doktoruar jashtė vendit, natyrisht u kėrkohet qė diplomat t’i nostrifikojnė. Kandidati dėrgon dokumentacionin nė MASHT, ky i procedon nė Rektorat dhe Rektorati nė njėsinė akademike pėrkatėse”, ka thėnė prof. dr. Nuhi Rexhepi, dekan nė Fakultetin e Filologjisė dhe anėtar i komisionit, i cili ka bėrė pėrgatitjen e raportit tė kandidatėve, tė cilėt kanė konkurruar pėr postin e rektorit tė UP-sė.

Sipas Rexhepit, Komisioni atėbotė ka vlerėsuar se secili profesor, qė zgjidhet me thirrje tė asistentit ose tė profesor asistentit, nė qoftė se ka doktoruar jashtė konsiderohet se ai ka bėrė nostrifikimin e diplomės, pasi qė pėr tė qenė i angazhuar nė njė njėsi akademike ai ėshtė dashur t’u nėnshtrohej procedurave tė lartcekura.

Pa hyrė nė atė se janė ose jo tė diskutueshėm titujt akademikė tė rektorit Hasani, duhet shtruar vetėm kėtė ēėshtje: Pse atij nuk iu kėrkua tė bėjė nostrifikimin e titujve kur nė fund tė muajit prill tė kėtij viti ėshtė propozuar si mėsimdhėnės pėr lėndėn E Drejta Ndėrkombėtare Publike?

Pa marrė deri tashti njė pėrgjigje, e rėndėsishme ėshtė qė artikulli i botuar pėr efekt ka pasur qė “askush tė mos jetė mbi ligjin”, frazė kjo qė jo rrallėherė dėgjohet nga vetė rektor Hasani. Rregullat vlejnė edhe pėr titullarėt!

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio