Studentet.info
Lajme : Njohja e diplomave, gjysmohet afati dhe tarifa
Kyqur 29-12-2006 15:39:04 (2384 Lexime)


Njohja e diplomave, gjysmohet afati dhe tarifa

TIRANĖ, 29 DHJETOR- Mė pak kohė dhe mė pak shpenzime, pėr procedurat e njohjes sė diplomave tė huaja. Tani, njė studenti qė ka mbaruar jashtė do t’i duhet tė presė shumė mė pak, deri nė konvertimin e diplomės. Sipas burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit, edhe pagesa, nga 100 mijė lekė (tė vjetra) qė shkon aktualisht, ėshtė propozuar tė gjysmohet, duke mbėrritur nė 50 mijė.

“Lehtėsim i procedurave pėr shtetasit tanė tė diplomuar jashtė; vlerėsim i saktė i kualifikimit tė kryer jashtė dhe shqyrtim i hollėsishėm pėr diplomat e falsifikuara”. Kėto janė tri elementėt, mbi tė cilat po punon aktualisht Zyra e Njohjes sė Diplomave nė MASH.



Afati

Rritje e stafit pėr njohjen e diplomave dhe pėrgjysmim i hallkave tė procedimit, janė dy masat e para qė janė marrė pėr lehtėsimin e barrės pėr aplikantėt. Aktualisht ėshtė zbatuar afati 3 mujor pėr njohjen e diplomave, por sipas reformės sė fundit, realizuar nga ministria, do tė pritet mė pak. “Pėr rastet rutinė do tė ketė njė kohė mė tė shkurtėr pėrpunimi. Afati 3-mujor, do tė jetė kryesisht pėr rastet problemore”,- thekson Zyra e Shtypit pranė ministrisė. Ndėrsa, sipas specialistėve, mėsohet se pas strukturimit tė plotė tė Njėsisė pėr Njohjen e Diplomave dhe plotėsimit tė rrjetit tė nevojshėm tė komunikimit, do tė pėrgjysmohet afati i deritanishėm. “Paralelisht, kjo do tė shoqėrohet edhe me njė ulje tė tarifės, pėr ta kthyer plotėsisht nė njė shėrbim publik rutinė”,- theksojnė specialistėt.

Jo pėrkthim tė programit

Procedura e re, pėrveē avantazheve nė kohė, ēliron mbi gjysmėn e aplikantėve nga detyrimi pėr tė paraqitur programin e lėndėve, tė pėrkthyer e noterizuar. “Pėrveē mundimit dhe kohės, kjo redukton edhe njė kosto tė lartė financiare; koston e pėrkthimit dhe noterimit tė afro 20 faqeve”,- mėsohet nga specialistėt. Ndėrkaq, nė vėmendje ėshtė edhe komunikimi me aplikantėt e mundshėm, duke ofruar informacionin e nevojshėm nėpėrmjet faqes sė internetit tė ministrisė, pėr tė shmangur vonesat dhe problemet qė sjell mungesa e informacionit. Sė shpejti do tė publikohen njoftime nė intervale tė shkurtra, sė bashku me mundėsinė pėr aplikimin on-line tė tė interesuarve, me zyrėn pėrkatėse. “Tė gjithė aplikantėt qė plotėsojnė aplikimin konform kėrkesave, kanė avantazhin e pėrpunimit tė shpejtė”,- thotė zėdhėnėsja, duke kujtuar se informacionet gjendet nė dritaren pėr Arsimin e Lartė.

Verifikimi

Pėr pjesėn investigative, janė pėrcaktuar rregulla mė tė qarta dhe kanale verifikimi mė tė plota.

“Konkretisht, procedura e re ofron zgjidhje, edhe pėr ato raste qė deri tani kanė qenė tė bllokuara (si p.sh., kur diplomat nuk ishin tė legalizuara, ose nuk arrihej komunikim me universitetin)”,- theksojnė specialistėt, duke sqaruar se pėr kėtė qėllim mundėsohen rrugė alternative, qė pėrdorin mjetet e sotme moderne tė komunikimit, pėrfshi edhe verifikimin nė faqen e internetit tė universiteteve. Kjo, sipas tyre, ka sjellė avantazhe si pėr pėrfitim nė kohė, edhe pėr garanci mė tė mėdha. “MASH po ndėrton nė kėtė drejtim infrastrukturėn e nevojshme, pėr informacion dhe korrespondencė mė tė shpejtė dhe mė tė garantuar, qė shumė shpejt do tė japė rezultate”,- thekson Zyra e Shtypit.




Dokumentet qė duhen:



1. Formati i aplikimit

2. Fotokopja e noteruar e diplomės

3. Fotokopje e noteruar e listės sė notave

4. Suplement i Diplomės (nėse disponohet; jo i detyrueshėm)

5. Fotokopje e pasaportės dhe certifikatė origjinale lindje

6. Programi

7. Mandatpagesa

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio