Studentet.info
Intervista : Me Rektorin e Universitetit tė Prishtinės Enver Hasani dhėnė Epokės se Re
Kyqur 02-01-2007 6:10:30 (3463 Lexime)


Hasani: Kėshtu nuk shkon


Nga: Ardian Zejnaj

Thotė se nuk kam bėrė spastrime dhe se, UP-ja ka njė administratė tė viteve ’70 tė shekullit tė kaluar, pėr dallim nga institucionet tjera publike ku ajo ėshtė e re, dhe kjo administratė nuk ėshtė efektive sa duhet.

-Se UP-ja deri kėtė vit ka qenė vetėm arenė ku 80 pėr qind e kohės ka kaluar duke hyrė e duke dalė nga provimet dhe kjo gjendje e tillė ekziston vetėm edhe nė universitet serbe.

- Qė kush beson nė vetėmajftushmėri tė dijes qė prodhohet nė Kosovės, ėshtė naivi mė i madh.

- Pyet, se a ka njė universitet ndokund nė botėn perėndimore ku ti mund tė bėhesh profesor pa botuar kurrė asnjė shkrim qė ka recension ndėrkombėtar?

- Se asnjė euro nuk ia ka dhėnė Gerog Veber e as nuk ka ndėrmend tė paguaj, sepse nuk ka tė drejtė pėr njė gjė tė tillė.


Prof. Hasani u bėnė muaj qė jeni nė krye tė Universitetit tė Prishtinės, ēfarė mund tė thuhet se ka ndryshuar qė nga ardhja juaj nė kėtė pozitė?

HASANI :
Unė kam marrė UP-nė nė njė gjendje shumė tė vėshtirė dhe ka qenė koha e fundit t’i jepet njė drejtim pozitiv zhvillimit tė kėtij institucioni. Misioni im, siē e kam bėrė tė qartė ditėn kur jam zgjedhur, ka qenė dhe ėshtė i dy llojit: sė pari ta stabilizojmė UP-nė, dhe, sė dyti, tė fillojmė reformat e mirėfillta. Stabilizimi nėnkupton edhe eliminimin e pasojave tė asaj qė ėshtė quajtur reformė e UP-sė. Besoj se mirė jemi duke shkuar nė dy drejtimet: kemi bere disiplinimin deri ne fund te financave, te avancimeve akademike, dhe te marrjes se titujve akademik, kemi hapur UP-ne ndaj botes, kemi siguruar me qindra, jo me dhjetėra bursa pėr studentėt tanė jashtė buxhetit tė Kosovės, kemi rregulluar infrastrukturėn pėr dy muaj nė ēdo fakultet dhe nė hapėsirėn e UP-se, kemi arritur qė nė semestrin tjetėr tė rimarrim objektin e dy ministrive pėr Fakultetin e Arteve, kemi dėrguar pėr shkollim jashtė vendi, pėr doktoratė, njė asistent, kemi angazhuar shtate asistente tė rinj dhe katėr doktorė shkence tė shkulluar nė universitete me renome jashtė vendit, dhe shumė gjėra tjera.

UP ka njė administratė tė viteve ’70 tė shekullit tė kaluar, pėr dallim nga institucionet tjera publike ku ajo ėshtė e re, dhe kjo administratė nuk ėshtė efektive sa duhet

Mbase puna juaj nuk po kalon pa kritika, ēfarė nuk po ecėn ose pse mendoni se u drejtohen ato?

HASANI:
Kritikat kanė filluar nė atė moment kur unė nuk kam regjistruar me ndėrhyrje disa kandidate tė disa njerėzve qe jetojnė e veprojnė nė Kosovė. Ju e dini se regjistrimi ketė vit ka shkuar nė mėnyrėn me tė rregullt tė mundshme, dhe kjo krijon hasmėri nė njė ambient siē ėshtė ky yni. Nuk mendoj se ėshtė bėrė asnjė gabim deri me tani, as nga unė e as nga stafi qė unė drejtoj. Ka pasur vonesa nė realizim tė premtimeve dhe ka akoma, por jo edhe dėshtim nė realizim tė tyre.

Deklarohet se jeni duke bėrė spastrime nė administratėn e Universitetit nga ata qė ishin para se ju tė shkoni aty. Pse ato ndryshime, nuk plotėsojnė kriteret apo mbi ēfarė bazė veprohet? Po ashtu nė fakultete ka pakėnaqėsi me mėnyrėn se si po funksionon administrata. E konsideroni atė ende si shumė burokratike dhe tė ngathtė?

HASANI:
Nuk ėshtė fare ashtu. Nuk kam bėrė spastrime. UP ka njė administratė tė viteve ’70 tė shekullit tė kaluar, pėr dallim nga institucionet tjera publike ku ajo ėshtė e re, dhe kjo administratė nuk ėshtė efektive sa duhet. Urdhėroni bėni njė sondazh dhe shihni sa tė mėdha janė ankesat e studentėve nė kėtė administratė, e pabesueshme. Kjo na ka shtyrė qė tė bėjmė ristrukturimin e saj nė mėnyrė graduale, fillimisht duke i ndėrruar njerėzit nga postet kyēe nėpėr fakultete dhe duke i dėrguar ata nė fakultete tjera, sepse aty ku janė qe njėzetė vjet kanė krijuar struktura burokratike pa nevojė dhe qė si tė tilla e pengojnė procesin administrativ efektiv. Nė ndėrkohė jemi duke bėrė shikimin e ofertave pėr digjitalizim tė tėrėsishėm tė administratės sė UP-sė dhe kjo donė pak kohė. Por, do ta fillojmė shumė shpejtė edhe kėtė proces. Digjitalizimi i administratės sė UP-sė shumė e ndihmon efektivitetin e punės sonė.

Mst: UP deri kėtė vit ka qenė vetėm arenė ku 80 pėr qind e kohės ka kaluar duke hyrė e duke dalė nga provimet dhe kjo gjendje e tillė ekziston vetėm edhe nė universitet serbe

Prapė probleme nė fakultete, njė rrahje e re mes profesorėve. Ēfarė keni ndėrmarr, sepse mė herėt keni deklaruar se do tė vendosni disiplinė nė Universitet, qė t’i evitoni kėto dukuri negative?

HASANI:
Pėrveē largimit nga puna, suspendimit, asgjė mė shumė nuk mund tė bėhet nga ne. Ēfarė do tė kishit bėrė ju ? Asgjė mendoj! Ėshtė punė raportesh njerėzore qė nuk rregullohen dot nga lartė dhe me diktat. Por, mirė nuk ėshtė fare. Nuk na bėn nderė kjo shprehi e disa kolegėve tanė qė marrin ligjin nė duart e tyre pėr tė zgjidhur telashet qė kanė ndėrmjet veti.

Disa nga fakultete apo departamente ankohen pėr mungesė kundrash mėsimdhėnėse, tė lėndėve dhe profileve apo mundėsisė pėr tė zgjedhur drejtimin nė shkallėn e tretė. Si do tė tejkalohet kjo gjendje dhe ēfarė ėshtė duke u bėrė nė kėtė drejtim?

HASANI:
Kjo ėshtė kėshtu. Kėshtu e kam gjetur dhe nuk mund ta sanoj pėr dy muaj. Shkollimi i asistentėve tanė nė botėn e jashtme ka qenė dhe ėshtė prioritet i tė gjitha vizitave qė kam pasur jashtė kėta dy muaj. Kam premtime tė mira se kuadrot tona do tė pranohen pėr doktoratė jashtė vendit, por donė pak kohė deri sa universitetet qė kam kontaktuar tė kalojnė procedurat e tyre ligjore pėr tė na ndihmuar. Jam optimist nė kėtė drejtim. Prej janarit tė kėtij viti njė asistent ka shkuar nė Gjermani pėr doktoratė dhe besoj mė shumė sish do tė kemi jashtė me studime. Kjo e ndryshon gjendjen gradualisht.

Po ashtu reformat kanė pėrfshi dy segmente: reduktimi i lėndėve nė disa fakultete dhe zvogėlimi i afateve pėr provime. Mendoni se kėto dy gjėra kanė qenė tė tepėrta dhe qė kanė shkaktuar ngarkesė tek studentėt dhe mundėsi manovrimi?

HASANI:
Zvogėlimi i lėndėve duhet tė bėhet patjetėr, sepse rritja e tyre ėshtė bėrė jashtė ēdo kriteri nėpėr disa fakultete, kurse nuk mund tė flitet pėr zvogėlim afatesh por pėr respektimit tė Statutit tė UP-sė dhe tė standardeve ndėrkombėtare. UP deri kėtė vit ka qenė vetėm arenė ku 80 pėr qind e kohės ka kaluar duke hyrė e duke dalė nga provimet dhe kjo gjendje e tillė ekziston vetėm edhe nė universitet serbe. Afatet e provimeve duhet tė jenė si nė botėn e civilizuar e jo siē ka qenė deri mė tani dhe qė akoma ekziston nėpėr universitet serbe. Urdhėroni shiko internetin dhe e konstatoni kėtė gjendje qė unė them nėpėr Serbi, fare lehtė.

Kush beson nė vetėmajftushmėri tė dijes qė prodhohet nė Kosovės, ėshtė naivi mė i madh

Prej nga lindi konflikti nė mes tuajin dhe udhėheqjes sė studentėve, cilat ishin pikat qė shkaktuan pakėnaqėsi tek Parlamenti i Studentėve?

HASANI:
Ajo gjendje ėshtė tejkaluar besoj. Fare thjeshtė: disa nga ta donin tė bėheshin menaxher tė UP-sė, nė vend timin, dhe unė tė bėhem klient i tyre. Kjo nuk shkon. Studentėt janė klientėt tanė dhe nė jemi nė shėrbim tė tyre, dhe menaxhojmė UP-nė pėr tė mirėn e tyre dhe tė Kosovės nė pėrgjithėsi. Ka kaluar koha kur UP ka qenė instrument i luftės kundėr Serbisė. Tani jemi tė lirė dhe duhet tė sillemi si ndaj institucioneve tona nacionale, jo si ndaj diēkaje qė ėshtė e huaj. UP-ja ėshtė e jona dhe ka njė rregull si duhet tė ecin punėt, kush ėshtė menaxher e kush student.

Deklaroni se keni vendos kontakte me universitete tė ndryshme tė botės. Ėshtė kjo mėnyra pėr ta nxjerr Universitetin e Prishtinės nga gjendja e tanishme dhe mundėsia pėr ta pėrmirėsuar imazhin e tij nė sytė e tė tjerėve?

HASANI:
Pa asnjė dyshim. Kush beson nė vetėmajftushmėri tė dijes qė prodhohet nė Kosovės, ėshtė naivi mė i madh.

Ēfarė po bėhet me integrimin e UP-sė nė sistemin e universiteteve qė hynė nė Kartėn e Bolonjės dhe sa afėr ėshtė UP-ja qė t’i plotėsojmė kriteret e saj?

HASANI:
UP-ja ka njė koordinator tė ECTS-ve dhe disa tjerė nėpėr ēdo fakultet. Kėta shėrbejnė si instruktorė pėr stafin e UP-sė nė rrugėn tonė kah Evropa. Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė rregullojmė planet e programet mėsimore, pėrmbajtjen e tyre dhe pjesa tjetėr i takon MASHT-it, me tė cilin kemi koordinim mjaft tė mirė. Pa koordinim tė UP-sė dhe tė strukturave tjera publike tė arsimit, nuk ka Bolonjė. Kjo po bėhet ēdo ditė e mė shumė realitet. Grupi i Promotorėve tė Bolonjės nė MASHT, ku UP ka pėrfaqėsuesit e vet, ėshtė shembulli mė i mirė se si dhe kah duhet lėvizur bashkėrisht.

Me tregoni nėse ka njė universitet ndokund nė botėn perėndimore ku ti mund tė bėhesh profesor pa botuar kurrė asnjė shkrim qė ka recension ndėrkombėtar?

Kanė dalė informata se diploma e juaj nuk ėshtė e nostrifikuar nė Ministri tė Arsimit. Ėshtė kjo njė nga detyrimet qė ka personeli akademik ndaj UP-sė para se tė pranohet si ligjėrues dhe se ju vėrtet nuk e keni paraqit ende diplomėn pėr nostrifikim?

HASANI:
Sipas Statutit tė UP-sė, pėr tė qenė rektor nuk duhet tė kesh diplomė tė Kosovės. Rektor i UP-sė mund tė jetė edhe dikush nga Afrika e Jugut, nga Bangladeshi, nga SHBA-tė , e kėshtu me radhė, me kusht qė plotėson kushtet e profesorit tė rregullt. Ju e dini se unė kam qenė profesor i rregullt nė disa vende jashtė Kosovės, nė Evropė, ShBA, dhe Turqi, kohė pas kohe. Nė ndėrkohė, nė media ka dalė informacioni se unė nuk kam diplomė valide. Unė jo vetėm qė e kam valide, por i kam dy mastera dhe njė doktoratė qė ka vlerė ndėrkombėtare, qė nuk kėrkon nostrifikim nė 90 pėr qind tė vendeve tė botės, ose pse Turqia (si vend i lėshimit tė saj) ka marrėveshje mbi njohjen reciproke tė diplomave tė saj, ose pse universiteti ku kam studiuar unė ka akreditim absolut ndėrkombėtar . Kjo ka qenė arsyeja pse unė nuk jam marrė me kėtė punė. Nuk kam menduar se nė Kosovė mė duhet njė gjė e tillė, sepse ligji i Kosovės ėshtė nxjerr mė 2003 dhe unė kam qenė profesor nė atė kohė. Pėrveē kėsaj, kėtu nuk flitet pėr legalizim tė titullit akademik, siē u tha nė media, por pėr vėrtetim tė titullit shkencor. Mė vjen keq tė them se unė jam shokuar kur kam parė paditurinė themelore tė disa gazetarėve rreth kėtyre koncepteve kaq tė thjeshta. Nostrifikimi ėshtė proces administrativ qė vėrteton nėse diploma ose dokumenti ėshtė i vėrtetė, pra nuk vlerėsohet pėrmbajtja e tyre si e tillė. Nostrifikimi, mbi tė gjitha, nuk ėshtė pengesė pėr tė qenė mėsimdhėnės e rektor, menaxher i UP-sė, sepse fundja ne kemi shumė tė huaj qė vijėn kėtu gjatė universiteteve verore, dhe akoma janė nė proces tė rregullt nė UP (nė Fakultetin Filozofik), e nuk ka asnjė logjikė t’u kėrkojmė nostrifikimin. Fundja, ne synojmė tė bėhemi euro-perėndimor dhe kjo nuk behėt duke kėrkuar qė diplomat e perėndimorėve tė jenė si tonat, apo jo? Mė lejoni t’ju them se kėrkesėn pėr nostrifikim, pėr arsye tė kortezisė, e kam bėrė jo para njė jave ose dje, por para shumė javėsh e muajsh, siē u tha nė disa media. Fundja, si mund tė vlerėsojė dikush qė nuk ka tė kryer as fakultetin, se ēka ėshtė diplomė ndėrkombėtarisht e njohur dhe valide e ēka duhet tė nostrifikohet patjetėr?

Po ashtu jeni kritikuar pėr mėnyrėn tuaj tė vlerėsimit tė personelit akademik nė UP. Ėshtė kjo mėnyra mė e mirė pėr tė pasur njohuri, se ēfarė ligjėruesish ka nė Universitet?

HASANI:
Mėnyra e avancimeve akademike qė ėshtė filluar nga unė dhe stafi im ėshtė mėnyrė qė bėhet nė ēdo universitet perėndimor dhe nė tėrėsi nė bazė tė Statutit tė UP-sė. Me tregoni nėse ka njė universitet ndokund nė botėn perėndimore ku ti mund tė bėhesh profesor pa botuar kurrė asnjė shkrim qė ka recension ndėrkombėtar? Urdhėroni futuni nė internet dhe shikoni avancimet e kėtij semestri nė Zagreb, Lubjanė, Maribor, Vjenė, Berlin dhe kudo, dhe nėse gjeni vetėm njė avancim tė dikujt pa botuar nė revista me recension ndėrkombėtar, atėherė unė do ju mbetem borxh ēfarė tė dėshironi. Kėtė praktikė do ta ēojmė deri nė fund dhe me ēdo kusht.

Unė atij asnjė euro nuk ia kam dhėnė e as nuk kam ndėrmend tė paguaj, sepse nuk kam tė drejtė pėr njė gjė tė tillė

Po ēėshtja “Veber”ta quajmė kėshtu, si qėndrojnė punėt aty, sepse edhe pėr mėnyrė e tė pranuarit dhe shuma qė ėshtė paguar pėr mbetjen e prof. Veberit edhe mė tutje nė UP, ėshtė kritikuar?

HASANI:
Zotin Gerog Veber e kam gjetur aty, jo nė UP, por nė MASHT, dhe kam bėrė kėrkesė pėr pagesėn e tij nga Qeveria dhe Qeveria normalisht nuk ka dhėnė pėrgjigje pozitive sepse ka qenė shumė e madhe. Letra ime drejtuar Qeverisė ka qenė njė lloj reference pėr z. Veber dhe ai nė janar lėshon Kosovėn, sepse nuk ka hasur nė pėrkrahje as tė strukturave vendore e as tė ndonjė projekti ndėrkombėtar, siē ka qenė rasti prej vitit 2003 kur ai ka pasur financim. Unė atij asnjė euro nuk ia kam dhėnė e as nuk kam ndėrmend tė paguaj, sepse nuk kam tė drejtė pėr njė gjė tė tillė. Pėr pagesat e larta nuk jam unė kompetent por Bordi i UP-sė. U mor vesh, unė kam tė drejtė tė shkruaj letra e kėrkesa, referenca siē u kam bėrė me dhjetėra studentėve, dhe kėtė tė drejtė askush nuk mund tė ma mohoj. Nė media ėshtė paraqitur sikur unė kam dhėnė pare pėr z. Veber dhe kjo nuk ėshtė fare e vėrtetė. E vėrteta ėshtė kjo qė thashė dhe asgjė mė shumė.

Ku mendoni ta fokusoni vėmendjen mė shumė apo cilat janė prioritete tuaja pėr Universitetin e Prishtinės gjatė vitit 2007?

HASANI:
Shkollimi i mėtejmė i kuadrove tė Kosovės jashtė vendit, krijimi i hapėsirės mė civilizuese nė kampusin e UP-sė, bėrja e planeve e programeve tė reja tė UP-sė, hapje deri nė fund e UP-sė ndaj universiteteve tė botės dhe konkurrencės mė tjerėt




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio