Studentet.info
Lajme : Ndėrroi jetė Profesori i USHT-sė Mr.Ramadan Sinani nė moshėn 63 vjeē
Kyqur 03-01-2007 9:05:51 (1816 Lexime)


Vdiq poeti dhe profesori i USHT-sė Mr. Ramadan Sinani

TETOVĖ, 3 JANAR- Sot paradite, nė Spitalin Shtetėror tė Shkupit ndėrroi jetė poeti dhe profesori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės Mr. sc. Ramadan Sinani. Vdekja erdhi si rezultat i njė sulmi nė tru qė ai pėrjetoi njė natė mė parė.

Ramadan Sinani u lind mė 16 qershor 1944 nė Tetovė, ku kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin. Nė vitin 1971, nė Beograd, diplomoi nė Gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Fakultetin e Filologjisė. Nė vitin 1987, nė Universitetin e Prishtinės, magjistroi nė temėn “Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe”.

Njė kohė punoi nė gjimnazin e Vitisė dhe tė Tetovės. Qė nga themelimi ka ligjėruar nė Universitetin e Tetovės, ku e gjeti edhe vdekja.
Ai ishte organizator i aktiviteteve tė ndryshme kulturore, letrare e artistike.
Nė vitin 1968, si student anėtarėsohet nė Shoqėrinė e studentėve shqiptarė “Pėrpjekja” tė Beogradit, ku organizon veprimtari kulturore e letrare.
Nė dhjetor tė 1968 e burgosin si organizator pėr Demonstratat e Tetovės, ku e dėnojnė me burg. Dėnimin e vuan nė burgun “Shutka” nė Shkup.


Ai ishte themelues dhe kryeredaktor i parė i revistės “Vlera” qė del nė Tetovė, tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptarė nė Maqedoni, tė shoqatės letrare “Skardina” etj

Ramadan Sinani ka botuar njė numėr tė konsiderueshėm librash me poezi dhe studime letrare. Kėshtu, mė 1990, shtėpia botuese “Rilindja” ia botoi vėllimin me poezi “Kavallet e Sharrit”, nė vitin 1995, vėllimin me poezi “Emblemė i/lirie”, mė 2001 pėrmbledhjen “Heu”, kurse mė 2004 “Shtėpi tė kesh” dhe nė vitin 2006 vėllimin “Zjarr e acarr”.
Nė vitin 1996, botoi monografinė “Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe”.

Vdekja e zuri si ligjėrues nė lėndėn “Letėrsi e krahasuar” nė Programin studimor - Gjuhė dhe Letėrsi shqipe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Varrimi do tė bėhet nesėr, ( e enjte ) mė 4 janar, nė orėn 12.00, nė Varrezat e Tetovės.

Ndėrkaq, nė Amfiteatrin e Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė orėn 11.00, do tė mbahet mbledhje komemorative.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio