Studentet.info
Lajme : Fakulteteve u bėhet e ditur shuma e mjeteve qė do tė shfrytėzojnė nė vitin 2007
Kyqur 13-01-2007 15:13:31 (1278 Lexime)

Dekanėt tė pakėnaqur me buxhetin pėr kėtė vit


PRISHTINĖ, 13 JANAR – Tė shtatėmbėdhjetė njėsitė akademike tė Universitetit tė Prishtinės (UP), kanė pranuar tė premten raportin pėr mjetet financiare qė do tė zotojnė gjatė vitit 2007, por kanė marrė edhe rekomandimet se ku kėto mjete duhet shpenzuar. Disa nga dekanėt e fakulteteve shprehen tė pakėnaqur me shumen qė u ėshtė ndarė, meqė kėrkesat kanė qenė dukshėm mė tė mėdha nga ta. Mirėpo drejtuesit e universitetit thonė se buxheti nuk ka lejuar shpėrndarje mė tė madhe, porse kėtė vit fakulteteve do t’u jepet njė dozė autonomie financiare, e cila mundėson menaxhimin mė tė lehtė tė mjeteve tė dedikuara.

Prorektori pėr burime dhe infrastrukturė nė UP, Gazmend Luboteni, i bėri tė ditur “Kohės Ditore” se ėshtė duke u bėrė implementimi i njė strukture tė re tė llogarive nė kuadėr tė universitetit, duke krijuar pėr secilin fakultet nėnllogari tė veēantė, e me kėtė edhe menaxhim mė tė mirė tė mjeteve.


Sipas tij, ėshtė identifikuar njė shans i mirė pėr menaxhim mė tė suksesshėm dhe pėr njė kontroll mė tė lehtė tė financave nė universitet.

“Secili fakultet do ta ketė nėnllogarinė. Strukturėn e kemi punuar dhe nuk ka kurrfarė pengese ligjore nė kėtė drejtim. Tashmė kemi marrė edhe miratimin e tė gjitha fakulteteve”, theksoi Luboteni.
Nuhi Rexhepi, dekan i Fakultetit tė Filologjisė, tha se nuk ka rritje nė vėllim tė buxhetit tė kėtij viti, dhe se ky vėllim ka mbetur po aq sa ai i vitit paraprak.

“Fakulteti im ėshtė ndėr fakultetet qė i ka shfrytėzuar mjetet e vitit tė kaluar, por ka fakultete qė pjesėn mė tė madhe tė buxhetit tė vitit 2006 nuk e ka shfrytėzuar. Kjo ėshtė dashtė tė merret parasysh”, ka thėnė Rexhepi.

Ai theksoi se ende fakultetet nuk kanė marrė pavarėsinė nė administrimin e mjeteve, ende nuk janė bėrė nėnllogaritė dhe mjetet vazhdojnė tė administrohen nėpėrmjet rektoratit.
Buxheti i kėtij viti nuk ėshtė pėrpiluar nė kontekst tė nevojave qė ka paraparė fakulteti ka thėnė edhe dekani i Fakultetit tė Shkencave Matematike Natyrore. Ai shprehet se drejtuesit e universitetit i kanė obliguar dekanėt qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė pėrpilojnė kėrkesat buxhetore pėr vitin 2007.

“Kishim pak kohė nė dispozicion dhe ne si mundėn prezantuam nevojat buxhetore. Aty kemi mjete pėr ndėrtimin e njė objekt pėr Departamentin e Biologjisė, pėr ēka kemi kėrkuar 1.5 milion euro, dhe pamė se kjo kėrkesė nuk ėshtė miratuar”, theksoi Elezaj.
Pėr vitin 2007 arka e UP-sė ka nė disponim 23 milionė euro, ndėrkaq nga tė hyrat vetanake drejtuesit e universitetit presin tė grumbullojnė edhe 7 milionė euro tė tjera.

Deri tashti tė gjitha tė hyrat vetanake tė njėsive akademike kanė shkuar nė njė llogari tė pėrbashkėt. Kjo ka bėrė qė tė mos dihet se sa janė kėto tė hyra, por as edhe shpenzimet qė bėjnė fakultetet, sikurse nuk ėshtė ditur pėr donacionet e jashtme qė marrin fakultetet.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio