Studentet.info
Lajme : Biznes me sallat ku studentėt e kulturės fizike realizojnė pėrgatitjet kondicion
Kyqur 13-01-2007 15:15:47 (2421 Lexime)

Mjeteve tė grumbulluara nga “Mabetex” nuk u dihet destinacioni

PRISHTINĖ, 13 JANAR - Derisa studentėt e Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe Sportit (FKFS) ankohen se nuk kanė hapėsirė tė mjaftueshme ku mund tė bėjnė pėrgatitjet fizike, pėr gjashtė vite radhazi fakulteti i ka vėrė nė dispozicin disa klubeve tė volejbollit dhe basketbollit sallėn e ushtrimeve pėr t’i kryer seancat pėrgatitore. Ndėrkaq, “Koha Ditore” nuk ka mėsuar se ku kanė pėrfunduar mjetet qė kėto klube i kanė dhėnė fakultetit, si kompenzim pėr shėrbimin e ofruar.

Dekani Ajvaz Berisha shprehet qė prej para dy muajsh, kur ka marrė kėtė post, nuk ka lejuar qė ndonjė klub sporti tė shfrytėzojė kėtė sallė, meqė konsideron se e gjithė kjo ėshtė veprim i paligjshėm, por edhe qė nuk ėshtė nė dijeni se ku kanė pėrfunduar mjetet e grumbulluara pėr gjithė kėto vite rresht.



“E di qė mė herėt “Mabetex”-i i ka mbajtur ushtrimet nė kėtė sallė, por unė nuk e di se sa ėshtė paguar pėr njė stervitje apo sa mjete kanė mundur tė grumbullohen gjatė njė viti. Ish dekani nuk mė ka paraqitur ndonjė raport pėr mėnyrėn e menaxhimit tė kėtyre mjeteve. Kemi trashėguar rreth 6 mijė euro, dhe jo mė shumė”, tha Berisha.

Ndėrkaq, Mustafė Aliu, ish dekan, nuk dha ndonjė pėrgjigje pėr destinacionin e mjeteve, derisa sugjeroi qė informacionet pėr kėtė tė merren tek ish prodekani Mehdi Jashari. Edhe ky i fundit iu shmang “patates sė nxehtė”, pėr ta gjuajtur tek njė ish sekretar fakulteti, pėr tė cilin tha se kohė mė parė ka dalė nė pension.

Naser Krasniqi, ėshtė trajner i klubit tė volejbollit pėr femra “Mabetex”, dhe tregon se qė nga 2001-ta skuadrat qė i ka udhėhequr kanė kryer stėrvitjet nė kėtė sallė. Ai ėshtė shprehur se gjithherė janė kryer obligimet ndaj fakultetit, por nuk saktėsoi se nė mes kujt janė lidhur kontratat apo sa ka qenė shuma e mjeteve tė dhėna pėr njė seancė stervitore.

“Kemi filluar me “KEK”-un, pastaj me “Universitetin”, gjatė sė cilės kohė me vetė iniciativė kam dhėnė 7 mijė euro pėr renovim tė parketit, e qė i ėshtė mundėsuar skuadrės tė stėrvisė njė gjysėm sezon, dhe sė fundi edhe “Mabetex” po i realizon seancat stervitore nė sallėn e fakultetit”, tha ai, pėr tė shtuar se kėto seanca mbahen ēdo ditė jashtė orarit tė mėsimit.

Krasniqi thotė tė jetė i sigurt se pėrgjegjėsit e financave nė “Mabetex” i kryejnė tė gjitha obligimet ndaj fakultetit, sikurse i kryejnė edhe ndaj tė gjitha sallave tė tjera, meqė ky klub “nuk ėshtė i intersuar qė tė bėjė maniverzime”.

Njė anėtar i Kėshillit Mėsimor Shkencor tė FKFS-sė tha se prej se ky ekip volejbolli i realizon ushtrimet pėrgatitore nė sallėn e fakultetit asnjėherė nuk ėshtė bėrė e njohur pėr kėshillin as destinacioni i mjeteve qė gjithherė i janė dhėnė drejtuesve nė formėn kesh dhe jo nėpėrmjet llogarisė rrjedhėse tė universitetit, por as se kush ka qenė pėrgjegjės pėr menaxhimin e tyre.

“Thjeshtė, kėto para janė keqpėrdorur. Gjatė kėtyre viteve sė paku janė marrė 1.500 euro pėr secilin muaj, dhe pos 50 deri nė 100 euro qė na janė dhėnė ēdo fundvit diku 30 punėtorėve nė emėr tė kėtij buxheti, nuk dihet se ku kanė shkuar mjetet tjera”, tha anėtari i kėshillit tė fakultetit.

Agron Thaēi, student i FKFS-sė, u shpreh se thuaja ēdo ditė ka qenė njė kohė prej dy orėsh kur salla ka qenė e rezervuar pėr kėtė klub volejbolli, dhe “askush nga fakulteti nuk ka qenė i interesuar qė tė mendojė pėr studentėt, por pėr tė marrė para nga salla, me tė cilėn bėhej biznes”.

Ai tregoi se si nga mėngjesi e gjerė nė orėn 20, nė kėtė sallė bėhen ushtrimet pėr lėndėt fakultative, ndėrsa pas kėsaj kohe e deri nė mesnatė ėshtė e nevojshme qė salla tė jetė nė dispozicion tė studentėve, tė cilėt nė kohėn e lirė tė bėjnė pėrgatitjet kondicionale, por edhe pėr profesorėt tė cilėt duhet ta mbajnė optimumin e pėrgatitjeve fizime.

Dekani i fakultetit, Ajvaz Berisha, thotė tė jetė i pėrkushtuar qė t’u ofrojė kushte sa mė tė mirė studentėve, dhe kjo ka bėrė qė tė mos i lejojė mė klubit “Mabetex” tė realizojė stėrvitjet pėrgatitore nė lokalet e fakultetit, por edhe tė fillojė renovimin e sallės, pėr ē’gjė rektorati ka ndarė 9400 euro. Gjatė ditės ai ka pasur njė takim me rektorin Enver Hasani, me tė cilin po e shqyrton mundėsinė qė edhe palestren “1 Tetori”, ta vėjė nė menaxhim tė profesoratit dhe studentėve. Tha se drejtuesit e Qendrės Studentore janė duke bėrė biznes me kėtė palestėr, “e cila shfrytėzohet pėr spektakle misesh e gala koncertesh, por asnjėherė pėr nevojat e studentėve”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio