Studentet.info
Lajme : Rektori i USHT-sė takohet me stafin dhe studentėt e Fakultetit Ekonomik
Kyqur 15-01-2007 6:08:08 (1364 Lexime)

Problemet duhet tė zgjidhen e jo tė fshihen

TETOVE, 14 JANAR - Stafi akademik i Fakultetit tė Ekonomisė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) dhe studentėt e kėtij fakulteti me kėrkesė tė rektorit Sadi Bexheti kanė realizuar njė takim nė tė cilin janė trajtuar disa ēėshtje me rėndėsi qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e kėtij fakulteti dhe tė kėtij universiteti nė pėrgjithėsi. Rektori i USHT-sė nė bisedė me stafin e kėtij fakulteti ka treguar gatishmėri pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve ekzistuese, nė funksion tė pėrparimit tė procesit mėsimor dhe ngritjes sė cilėsisė mėsimore-shkencore nė kėtė institucion tė lartė arsimor.

“Jam i gatshėm tė bisedojmė pėr tė zgjidh problemet e pranishme nė kėtė universitet, tė cilat janė trashėguar nga drejtuesit e mėparshėm”, ka thėnė rektori Bexheti, duke shtuar se ai do tė jetė i gatshėm tė pėrballet me tė gjitha problemet qė do tė paraqiten nė kėtė institucion. Ai kėrkoi prej bashkėpunėtorėve tė vet qė problemet tė mos mbahen nė fshehtėsi, por tė prezantohen nė organet mė tė larta pėr t’u zgjidhur. Vetėm nė kėtė mėnyrė, do tė mund tė ecė pėrpara universiteti dhe tė ngrihet cilėsia e punės, ka theksuar Bexheti.



“Me ndihmėn tuaj do tė ngremė njė Universitet tė mirėfilltė, pėr t’u bėrė shembull i mirė nė rajon dhe njė model i dalluar nė funksionimin e tij”, shtoi rektori i USHT-sė, duke menduar edhe pėr ngritjen e standardeve tė studimit nė kėtė institucion tė lartė arsimor nė Tetovė.

Nė kėtė takim ėshtė thėnė se bisedat e kėtilla nė nivel fakultetesh do tė zhvillohen edhe nė tė ardhmen, nė mėnyrė qė tė hapen tė gjitha ēėshtjet qė e preokupojnė kėtė universitet, nė funksion tė pėrmirėsimit tė punės akademike.(R.M)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio